Shkruan Asllan Dibrani
Kudo u manifestuar në shtetet të perëndimore, dita ma e madhe e çlirimit të Atdheut nga okupatori i Perandorisë Osmane . Të ngjashëm mbajti edhe Shoqata “Kadri Zeka” në Kirchheim-Teck të Gjermanisë, më 05.12. 2015, organizoj. Një tubim për 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Nxënësit nga shkolla shqipe “Bashkimi Kombëtar” me mësim plotësues, me vallen “Shota” të udhëhequr nga arsimtarja, poetja dhe shkrimtarja zonja Miradije Gashi e ndihmuar edhe nga z. Gani Gashi bashkëshorti i saj.
Këto ditë në rrethinat e Suttgart-it kanë organizuar shumë Klube, Shoqata e shoqëri, megjithatë Kirchheim /Tecku ka publikun e vet të përhershëm me mbi dy dekada veprimtarie kombëtare, humanitare, kulturore dhe artistike qe e mbanë gjalle entuziazmin, dashurinë dhe vullnetin ndaj flamurit dhe Atdheut.
Rast konkret dhe një pasqyrë është edhe kjo foto që flet mjaft nga gjendja shpirtërore e saj e thyer me problemet shëndetësore ku dita e flamurit i dha force dhe ju bashkëngjit familjarëve dhe manifestuesve për këtë ditë madhështore. Kjo foto mjaft pasqyron dhe na thotë shume për Atdheun tonë, për klasën politike qe këtë dite të madhe e priten me protesta burgosje, dhune dhe gjakderdhje!!! Le të mbetet kjo foto qe t’i gjykojnë të gjitha forcat tona politike që interesat e veta personale i kanë qit para atyre popullore ! Le ti gjykoj kjo vajzëe re me karrocën e saj invalidore të gjitha mbeturinat politike që na turpëruan dhe po na turpërojnë kombin, atdheun dhe flamurin tonë madhështor.
Salla ishte e madhe dhe shumë moderne, ulëse nuk kishte për të gjithë pjesëmarrësit mërgimtarë, qe e ndanë se bashku këtë mbrëmje madhështore bashkërisht.
Zoti Xhafer Leci, kryetar nderi, hapi tubimin me një përshëndetje mirë se keni ardhë.
Pas intonimi të Himnit Kombëtar, më një minutë heshtje u nderuan Heronjtë dhe dëshmorët e Kombit.
Kryesia e Shoqatës “Kadri Zeka” Nga e majat: Fatmir Krasniqi, arkëtar, Ramadan Zuka, sekretar, Hamzë Ibrahimi, anëtar i kryesisë, Xhafer Leci, Kryetar Nderi, Shaqir Carvadiku, këngëtar, Taxhidin Bakiu, kryetar, Selami Morina, nënkryetar dhe Islam Shahini, antar i kryesisë
Leci foli në pika të shkutëra edhe për ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe, shfaqjen publike të UÇK-së, të cilat lidhen më datën e 28 nëntorit.
Në vazhdim në skenë u paraqitën nxënësit e shkolla shqipe “Bashkimi Kombëtar” me mësim plotësues, me vallen “Shota” të udhëhequr nga arsimtarja, poetja dhe shkrimtarja zonja Miradije Gashi. Më pas, Leci, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe, veprimtarët e çështjes tonë kombëtare, si Nami Ramadanin, Jahja Gashin,Asllan Dibranin, Mejdi Laçajn, Sylë Sylajn, Ajetin Mehmetin, Qaush Krasniqin, Muhamet Hoxhajn etj. Leci përshëndeti edhe këngëtarët e mirënjohur zotin Shaqir Carvadiku dhe zonjën Syzana Jashanica, si dhe pedagogen zonjën Miradije Gashi etj.
Fjalën e rastit e lexoj nënkryetari i Shoqatës Selami Morina.
Zoti Xhafer Leci me znj. Miradie Gashin në shpalimin e programit artistik nga nxënësit e shkollës shqipe “Bashkimi Kombëtar”dhe pranimin e një mirënjohje.
Më pas programi vazhdoj me recitime nga nxënësit e shkollës shqipe, cilët më së shumtë u kushtuan rëndësi heronjve dhe dëshmorëve të lirisë. Arsimtarja Miradije Gashi, me pak fjalë i përshëndeti të pranishmit, duke ua uruar festën në emër të shkollës shqipe dhe, ndër të tjera ajo lartësoj Shoqatën “ Kari Zeka “ për veprimtarinë e mirë mbi dy dekada… Zonja Miradije Gashi, në emër të shkollës shqipe “ Bashkimi Kombëtar” në shenjë respekti për punën e Tij të mirë, i ndau një Mirënjohje, Xhafer Lecit, veprimtar shumëvjeçar.
Programi vazhdoj me këngë dhe valle, nga Shaqir Carvadiku dhe Syzana Jashanica, si dhe,rapsodët Osman Loku e Sadik Avdyli cilët kënduan dy këngë patriotike. Shaqir Carvadiku dhe të tjerët këngëtar u mirëpritën dhe duartrokiten me të madhe nga masa e tubuar deri ne orët e vona të kësaj mbrëmje madhështore.
Pamje e publikut nga vallëzimi duke e shoqëruar këngën shqiptare në këtë mbrëmbje
Pas përmbylljes së programit, këngëtari i njohur Shaqir Carvadiku, jo vetëm që u falënderua shumë për mikpritjen vëllazërore, por ndër të tjera Ai tha: Asanjëherë nuk më ka rën të shoh një publik kaq mirë, të kulturuar e disciplinuar, me një pjesëmarrje më të madhe të gjinisë femërore, se asaj mashkullore… Shaqa tha edhe këtë, ky manifestim dukej si me qenë një dasëm e madhe dhe shumë e mirë…
Organizatorët e këtij Manifestimi i përgëzojmë me suksese të reja :
Z.Taxhidin Bakiu, kryetar, Xhafer Leci, Kryetzar Nderi, Selami Morina, nënkryetar, Ramadan Zuka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkëtar, dhe antarë të kryesisë, Islam Shahini, Hamza Ibrahimi dhe Ekrem Bujupi.
Foto-reportazh Asllan Dibrani, foto Katarina Griesser Kirchheim –Teck, më 6.12.2015