FJALE TE URTA TE NENES TEREZE, NE 105 VJETORIN E LINDJES SE SAJ

0
40

1. VEPRA TE DASHURISE JANE VEPRA TE PAQES.
2. DHIMBJA S’KA SKAJ, POR AS DASHURIA.
3. TE VARFERIT I SJELLIN PAQE BOTES, PERMES DASHURISE DHE DURIMIT.
4. PER TA KUPTUAR TE VARFERIN, DUHET ME PROVUA VARFERINE NE LEKUREN TENDE.
5. NJEREZIT NUK E DIJNE SE ÇFARE ESHTE VARFERIA, SEPSE JANE NEN NDIKIMIN E DESHPERIMIT.
6. NJE SHOK OSE NJE SHOQE ESHTE AI APO AJO, QE TE KUPTON TE KALUAREN, BESON TEK E ARDHMJA JOTE, DHE TE PRANON TY PER ATE QE JE.
7. PER T’U NGRITUR NGA TOKA NE QIELL, NJERIUT I DUHEN DY KRAHE: PASTERTIA E ZEMRES DHE THJESHTESIA.
8. NESE VERTETE DUAM TE DASHUROJME, DUHET TE DIJME EDHE TE FALIM.
9. MOS JETO ME FRIKEN E VDEKJES, POR ME GEZIMIN QE KE JETUAR.
10. NJEREZIT JANE TE VARFUR, NGAQE JANE TE DETYRUAR TE JENE TE TILLE. NE JEMI TE VARFER PER DASHURINE NDAJ ZOTIT DHE NJERIUT.
11. SEMUNDJA ME E MADHE SOT NE BOTE NUK ESHTE AS KANCERI AS GERBULA, POR INDIFERENCA DHE MUNGESA E INTERESIMIT PER NJERI-TJETRIN.
12. MISIONI YNE ESHTE QE TI SJELLIM DASHURI SECILIT, DO TE THOTE QE TA SJELLIM ZOTIN.
13. KUDO QE JETA E SECILIT ESHTE NE RREZIK, ATY DUHET TE JEMI NE.
14. JETA ESHTE: TE DUASH, TE JAPESH DHE TE JESH DESHMITAR I BARABARTE PARA NJERIUT DHE PARA ZOTIT.
15. KA VETEM NJE ZOT DHE AI ESHTE TEK TE GJITHE. ESHTE E RENDESISHME TE KUPTOHET SE SECILI ESHTE I BARABARTE PARA TIJ.

TE TJERET PER NENEN TEREZE

– SHERBIMI PER TE ESHTE NJE DETYRE, ESHTE FEJA DHE SHELBIMI I SAJ.
(INDIRA GANDI)

– NENA TEREZE DESHMON VAZHDIMISHT FUQINE E DASHURISE SE THELLE VELLAZERORE DHE ESHTE FRYMEZIM ME I MADH PER PERPARIMIN AUTENTIK, NJEREZOR DHE SHOQEROR.
(PAPA GJON PALI II)

– NENA TEREZE DESHMON SE ZOTI YNE ESHTE HYJI I GJALLE, ENDE I GJALLE DHE VEPRON SEPSE PA TE, KJO GRUA NUK DO TE ISHTE KJO QE ESHTE.
(OLIVER CLEMENT)

– NENA TEREZE ESHTE DIELLI I SHQIPTARISE, I KRISHTERIMIT DHE DIELLI I DASHURISE. PAS SKENDERBEUT AJO ESHTE LULJA ME E BUKUR SHQIPETARISE.
(PJETER GABRANI)

– NENA TEREZE ESHTE SHPREHJA ME E MIRE, ME E BUKUR E ME E GJALLE.

(LARS ROAR LANGSTET)

PERZGJODHI: ARGJIRA UKIMERI
PRIZREN, 2015