Sali Berisha, 08.12.2009
“… Mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia.. (fishkëllima nga studentët, S.B. vijon:)…. Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili, po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (sërish fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (vazhdojnë fishkëllimat dhe zëra “kush është ky që po flet”. Dëgjohet zëri i Genc Pollos që prezanton në mikrofon: Po flet Sali Berisha)
..Prandaj sot, prandaj sot, prandaj sot ju ftoj të gjithëve të brohorasim njëherë: Rroftë Rinia jonë studentore, rroftë Organizata e saj (sërish ovacione: fjala është për Organizatën e Rinisë së atëhershme, organ i Partisë së Punës)
Uroj, uroj, uroj nga zemra dhe shpreh bindjen time të thellë se demokracia do të ecë e zhvillohet gjithnjë, sepse në rast se ndalon, ajo kthehet në iluzion. Dua gjithashtu dhe ju ftoj gjithashtu, ju ftoj gjithashtu, të brohorasim edhe njëherë për Presidentin Ramiz Alia, duke shpresue, duke besue (fishkëllima nga studentët) arritjen e plotë të demokracisë në vendin tonë…