Shekulli Online, 26.07.2010
TIRANË – Liri Berisha, gruaja e kryeministrit shqiptar, prej kohësh ka nisur një sfidë personale për të ndihmuar fëmijët në nevojë dhe për këtë gjë ka marrë jo pak ndihmë nga bota e medias dhe ajo e biznesit. Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, në ndihmë të fëmijëve autikë, nuk i mungojnë as paratë e as propaganda mediatike.
Falë edhe statusit social, bashkëshortja e kryeministrit Sali Berisha, ka arritur që të sigurojë donacione nga 84 biznese që veprojnë në Shqipëri. Tashmë ajo është e fokusuar tërësisht në këtë fondacion pasi ka dalë në pension dhe nuk ka asnjë angazhim tjetër.
Sponsorizimet
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë fondacioni, gjatë vitit të kaluar ai është sponsorizuar nga 84 biznese, individë edhe përfaqësues të trupit diplomatik. Në listën e gjatë të sponsorizuesve ndodhen nga njerëz të thjeshtë e deri tek banka të fuqishme apo kompani të mëdha ndërtimi. Të gjithë kanë dhënë para për vepra humanitare.
Në fakt, të dhurosh para për aktivitete bamirësie është më shumë se një akt altruist. Dhe duket se zonja Berisha ia ka dalë më së miri në drejtimin e fondacionit të saj. Kjo për faktin e thjeshtë, se jo më shumë kohë përpara, të ardhurat e këtij fondacioni kanë qënë me pikatore. Madje ky fondacion është themeluar nga një kontribut modest nga zoti Domenick Scaglione.
Por edhe pse ky fondacion ka pasur mbështetjen e personaliteteve të ndryshme shqiptare, fondet e dhuruara për të kanë qenë gjithmonë me pikatore. Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” kishte pasur edhe ndihmën e ish-zonjës së parë, Lidra Meidani, por asnjëherë nuk ka qenë kaq i sponsorizuar dhe me një veprimtari kaq të suksesshme sa nën drejtimin e Liri Berishës.
Bashkëshortja e kryeministrit është emëruar në krye të këtij fondacioni në vitin 2006, kur Sali Berisha nuk kishte as edhe një vit që ndodhej në krye të qeverisë shqiptare. Dhe tashmë duket se falë punës së saj, fondacioni jo vetëm që shënon një rekord sponsorësh por dhe ka mundur të zgjerojë aktivitetin e tij humanitar, siç ishte dhe hapja e qëndrave për fëmijët autistë.
Fondacioni
Krijimi i fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” përkon me qeverisjen e parë të Partisë Demokratike. Në kohën kur kryeministri i sotëm, Sali Berisha, ishte President i vendit, në vitin 1996, z. Domenick Scaglione me paratë e tij krijon këtë fondacion, misioni i të cilit ishte të ndihmojë fëmijët në nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike si dhe të mbështesë institucionet të cilat asistojne ne ndihmë të këtyre fëmijeve.
Nga viti 1998 deri në tetor të vitit 2006 ky fondacion drejtohej nga Znj. Karin Roncari. Por përgjatë kësaj kohe, zor se i është dëgjuar ndonjëherë zëri kësaj zonje, edhe pse ishte presidente e këtij fondacioni bamirës. Deri në emërimin e zonjës Liri Berisha, ky fondacion mbahej në këmbë kryesisht nga financimet e huaja. Por pas vitit 2006 raporti i financimeve nga donatorë shqiptarë ka ndryshuar krejtësisht.
Rreth 90 për qind e aktiviteteve të këtij fondacioni mbështeten nga donatorë shqiptarë. Falë këtyre financimeve, fondacioni përmënd si arritje të tij që 40 fëmijë janë dërguar jashtë shtetit për kurim. Një tjetër projekt i këtij fondacioni është “Qëndra e Kërkimeve për Diagnostikimin Molekular dhe Gjenetik”. Projekti ka kushtuar 300,000 dollarë.
LISTA E FINANCUESVE
Intermed SHPK
Panorama Group
ABA(American Bank of Albania)
Bankers Petroleum Albania LtD
Elisabeta Zaloshnja
KALO Associates Shpk
Genc Boga
DEKA SHA
Unioni Financiar i Tiranes
Institute of Contemporary studies
EHW Shpk
Ledina Agolli
Hope of Albania
Wolf Thessis
H.L. Group SHpk
TIrana Bank
HUngarian Embassy
Interalbanian Sha
Bloja SHa
Edil AL It Shpk
Vista Group Shpk
Palmir Shpk
Maryse Daviet X
Credins Bank SHa
Albanian American enterprise Fund
gezim Ceka
Drita Hoxha
Vala Goxhi
Posta Shqiptare
Greek embassy
Embassy of Switzerland
Lyela Rama
Ten Group services Ltd
Ma.Di.Sh
Eagle Mobile SHa
Francesko, Dasha, S.Guxholliu
elfrida Zefi
Energji SHkp
Novartis SHPK aktivitet kulturor
Eurosig SHA
JON SHPK, Dhurate
Kompleksi GJanica@ Koza Besnik Kapllanaj
Qeveria e Nxënësve Gjirokastër, Silvana Kekezi
Ministria e KUlturës, Rinisë dhe Sporteve
Derveni SHPK
SIGMA SHA
Intermed Pharma
Albatrade
Taci Oil Company
Atlantik SHA
Novartis Pharma Service Inc
Hoffman La Roche SHPK
YAPS
Idea Vlore
French Embassy
Cavalier Rrahim Cota
Universiteti Kristal
Hope for the World
Panorama Group
Alba Pigs SHPK
Adelini SHPK
Komiteti Olimpik i Marsejës
KOINONIKH STHRIJI Chorhgia
Perparim Gropa; Ndërtim Impo-Expo
Intesa San Paolo Staff
SOYA Group;Mika Mori, Japoni
Firot Investment Bank
VILOIL SHA
EKO A2 SHPK
Birra Korca SHPK
FLORYHEN SH.P.K.P.O.B.Nr.8
ALCATEL ITALIA SPAFiliali SHqiperi pobox 2910
B.B.INTERNATIONAL GROUP
YLDON SHPK
STUDIO EKONOMIKE K2F
RIRA SHA
FASSA AND BERBERI TIRANE
AMFORA SHPK
ALB-BUILDING
AGNA Group
MONDIAL SHPK
POLYECO Greece