Fotografi dhe posterë të tij janë të pranishëm këto ditë, pothuajse sa edhe ato të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të kombit modern turk.
Rexhep Tajip Erdogan është vu në krye të peizazhit politik të vendit. I zgjedhur në qershor të kaluar për herë të tretë, që nga 2002, Erdogan vazhdon të rrisë fuqinë, ndërsa votat për të vazhdimisht rriten.
Në dekadën e zotit Erdogan, Turiqa u rishfaq si fuqi rajonale. Ekonomia e saj është rritur pothuajse me shpejtësinë e asaj kineze, duke përhapur mirëqenie dhe kujdes shëndetësor, shkolla dhe rrugë, ndërsa një lloj i ri i “tigrit anatolian” është rritur kundër një grushti konglomeratesh biznesore aktuale.
Partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim(AKP), e dalë nga mbetjet e dy partive islamike të ndaluara, shndërruar në një version mysliman të demokracisë së krishterë, i ka margjinalizuar elitat sekulare që udhëhoqën vendin që nga krijimi i republikës nga Ataturku.
Zoti Erdogan ia ka kushtuar mandatin e parë vonesës së reformave politike dhe fuqizimit të të drejtave civile dhe atyre të minoriteteve. Ai përdori popullaritetin e tij, që të nxjerrë jashtë skenës gjeneralët e fuqishëm të Turqisë gjatë mandatit të dytë. Tash, ai më nuk ka rivalë ndaj pushtetit të tij dhe toleranca ndaj çdo sfide ndaj tij, po ulet.
Së bashku me grumbullimin e erës së autoritarizmit, shumë ndjejnë edhe aromën e arrogancës. Përndjekja e gazetarëve e shkeljet për në proceset kundër armiqve politikë vërtetojnë këtë trend.
Po qe se revolucioni kushtetues ka nisur me AKP-në, pas disa dekadash të demokracisë së menaxhuar nga armata dhe establishmenti kemalist – po shënon kthim prapa. Është ky një zhvillim që mund të ketë implikime për një shtet që ka ndikim në rritje në skenën botërore.
Përderisa nuk ka ndonjë arsye për këtë lëvizje, temperamenti i egër i Erdoganit duket të jetë një faktor i qartë. Edhe pse disa vëzhgues besojnë se shpërthimet e tij janë të kalkuluara, një komentator i Stambollit thotë se ai e ka “përqafuar me qejf vetminë e pushtetit”.
Hakan Altinei, kryesues i Fondacionin për Shoqëri të Hapur në Stamboll, një degë e organizatës së Xhorxh Sorosit, thotë se “i vetmi reagim që atij i intereson është miratimi i asaj që bën dhe lojaliteti”. Madje edhe një anëtar besnik i AKP-së pranon këtë problem.
“Ai dëgjon, por mendon se tashmë i di të gjitha dhe se ‘çka do që ai vendos, funksionon’”.
Heqja e ndikimit të ushtrisë nga ana e kryeministrit- më shumë se 10 gjeneralë gjendet prapa grilave nën akuzat për komplot kundër qeverisë së tij- e kanë hequr kontrollin ndaj pushtetit ekzekutiv.
Për të pësuar më shumë dëm, një paralizë në negociatat e anëtarësimit në BE, e ka shuar makinën e ringjalljes demokratike.
Vitin e kaluar, Turqia ia ka kaluar Rusisë së Vlladimir Putinit për numrin e rasteve që janë çuar para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, 159, ndërsa për Rusinë ishin 121.
Në mungesë të Brukselit, Strasburgu ka një lloj ndikimi. Këtë muaj, gazetarët Nedim Sener dhe Ahmet Shik, që qendruan për më shumë se një vit në paraburgim për shkak se kishin shkruar për ndikimet brenda shtetit turk të lëvizjes islamike në hije të motivuar nga Fetullah Gylen, një imam me seli në SHBA- janë liruar vetëm disa ditë para se gjykata të dëgjonte ankesën e tyre.
Megjithatë, edhe më tej në burg mbeten 104 gazetarë, 69 nga ata të minoritetit kurd, që i bie më shumë sesa në Iran(42) dhe Kinë(27) së bashku.
Në prillin e kaluar, Erdogani e pat krahasuar librin e papublikuar të Shikut mbi gylenistët me një bombë.
Përndjekjet politike
Këtë muaj, prokurorët turq kërkuan dënim prej 7.5 vjet deri në 15 vjet për tre studentë që shfaqën një pano në të cilën kërkohej edukim i lirë në një ngjarje në të cilën merrte pjesë Rexhep Tajip Erdogan. Dy nga ta kanë kaluar 18 muaj në paraburgim, para se të liroheshin në tetor. Në një rast të ndarë, një student, po që se shpallet fajtor, përballet me 11 vjet burg, për shkak se kishte marre tri ve në një ngjarje ku merrte pjesë presidenti Abdulalh Gyl.
Studentët që kërkonin arsimim të lirë në Turqi janë akuzuar me ligjet kundër terrorizmit, studenti me ve, për shkak se i ka rezistuar arrestimit dhe ka fyer policinë.
Vëzhguesit thonë se këto janë shembuj ekstremë të fenomenit në rritje- një sistemi të drejtësisë, që pak kujdeset për të drejtat e individit.
Një raport i fundit i Këshillit të Evropës, argumenton se praktika turke është formësuar nga e kaluara autoritare dhe në veçanti nga puçi ushtarak i vitit 1980.
Përderisa,Erdogan premton reformat në drejtësi, ka shqetësime se sundimi i ligjit është më i dobët në terren sesa disa vjet më parë. Një nga çështjet është aktivizimi i gjykatave speciale që fokusohen në akzuat për terrorizëm.
Disa turq argumentojnë se aktivizimi i tillë i drejtësisë përmirëson gabimet e së kaluarës, ndërsa ruan të tashmen nga rreziqet. Të tjerët thonë se ligji përdoret për të frikësuar kundërshtarët politikë, jo vetëm në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim por në veçanti lëvizjen gyleniste me ndikim islamik, për të cilën besohet se në masë të madhe ka depërtuar në sistemin e drejtësisë.
“Ta them të drejtën nuk shkruaj më për gylenistët. Është tepër e rrezikshme”, thotë një kolumnist.
Ndërsa disa kemalistë të vijës më të ashpër thonë se rrëshqitja drejt autoritarizmit është pasojë e agjendës sekrete të AKP-së për ta çuar Turqinë kah sudnimi islamik.
Megjithatë, kjo është një pikëpamje që mbështetet nga një grup i vogël dhe bie në kundërshtim me politikën e Erdoganit, që publikisht ka mbrojtur sistemin sekular të Turqisë si mburojë e të mirave shtetërore – përfshirë edhe ato islamike. (a.i.)
Marre nga http://www.evropaelire.org/content/article/24531323.html