Ajet Delaj, 26 shkurt 2013
Nuk eshte rastesi rritja e frikshme e krimit ne fund te cikleve te sundimit te bijzave te Partise se Punes, qe me terror e krim sundoje 50 vjet.
Shikoni historine e 23 vjeteve te fundit te vazhdimsise komuniste ne Shqiperine (post)komuniste. Nuk eshte e rastit rritja e valëve te krimit, sidomos atehere kure sundimtares se radhes fillon t’i soset uji i kandilit.
Kjo tregon se policia ne kundershtim me statusin e saj e ligjin per depotizimet eshte e politizuar. Ne nje shoqeri te terrorizuar, ku krimi i rruges sundon shtetin dhe pushtetin nuk besoj se shpreson kush jo me per zgjedhje te lira por edhe pjesmarrja ne votime vihet ne diskutim.
Me shume te drejte z. Baze i bëri thirrje Kryeministrit qe ta largoje ate cope mishi me dy sy, por si eshte e mundur qe opozita e shitur dhe e tredhur nuk i jep ultimatum, qe ta shkarkoje sekretarin e partise qe e ka deleguar ne ministrine e rendit megjithse per te verteten nuk ka asnje faj.
Nuk mendoj se eshte sekret apo diçka qe nuk e dine shqiptaret, se emërimet e shefave te te tera niveleve eshte ekskluzivitet i kryesundimtarit. Ne te tilla kushte terrori, opozita duhet te kerkoje qeveri teknike dhe t’i bashkohet aksionit opozitar te AK.
E kam thene edhe here te tjera, se rregullat e lojes dhe kushtet ne te cilat zhvillohen zgjedhjet, nuk jane as idologji as filozofi dhe si te tilla nuk ka asnje arsye qe tere spektri opozitar te mos bashkohet.
Çfare tjeter perveç bashkepunimit tashme i hapur Berisha-Rama e pengon kete te fundit qe te krijoje frontin opozitar per rregulla loje te barabarte e siguri?!
AK duhet t’i beje thirrje tere shqiptareve, pa dallim bindje politike per zgjedhje te lira e largimin e banditeve, qe duan t’i rrine shqiptarëve ne zverk nepermjet krimit.
Çfare iniciative parlamentare ka marre opozita parlamentare qe nje vit dhe çfare ka arritur apo kane qene duke punuar per programin e PS, qe edhe pas tete vjetesh deklaron i ziu kryetar i PS se nuk jane akoma gati?
Shqiptaret duhet te kuptojne se Sali Berisha e Edi Rama jane bashke ashtu siç kane qene dhe jane bashke edhe me Fatos Nanon. Nese i deshironi per sundimtare te jetes, prones e vullnetit tuaj prisni 23 qershorin siç thote Rama, qe te numrojne votat ashtu siç kane deklaruar hapur, se populli voton e ne numrojme votat, tamam duke perseritur parullen e Stalinit ne 45 per Polonine.
Per çfare reforme, privatizimi, arritje, zbatimi te ligjeve ekzistuese, menaxhimi a integrimi qeveria e Sali Berishes duhet te vazhdoje deri ne Qershor. A ka ndonje argument real e te qensishem qe duhet marre ne konsiderate, qe Berisha te vazhdoje deri ne Qershor?
Perse Edi Rama nuk i voton ato tre ligje apo don qe me çdo kusht kasollja e kalbur e mbetur ne nje hut e quajtur Qeveria Berisha te mbesi ne kembe?
A mundet kush te tregoje se perse i marrin rreth 100 miljon leke ne muaj deputetet opozitare, t’më falin nja dy tre prej tyre megjithse edhe ata jane po aq fajtore sa edhe te tjeret, qe pranojne te perdoren nga bashkepuntori i Berishes dhe nuk i lene shendene duke u pozicionuar me opoziten reale.
Me krimin e rruges e shembi edhe ate pak demokraci Sali Berisha ne 96-97 dhe po me krimin e rruges kerkon qe tani te ruajë vazhdimsine kriminale te bandes se tij Berisha-Rama-Nano-Meta.
Nese shqiptaret nuk kane arritur te kuptojne akoma filozofine kriminale te sundimtareve post komunistë, atëhere munden ta zene Çeçenine ne rruge, megjithse nuk jemi shume larg, pasi jo nga deshira e kane braktisur Shqiperine gjysma e saje me vitale, intelektualet dhe rinia.
AJET DELAJ
NEW YORK







