Filip Çakuli për kryeministrin: Ai ka një injorancë enciklopedike

0
117

TemA, 29 Dhjetor 2012

Tek revista Java, Filip Çakuli, drejtor i emisionit tashmë kult, Fiks Fare, shprehet për Skënder Minxhozin se ai nuk pret urime nga kryeministri për 10-vjetorin e Fiksit.

“Kryeministri i shqiptarëve mburret 6 herë në ditë në ekranet TV se qeveria e tij mendon atë e ditë për qytetarët e saj dhe se ata, qytetarët, janë të parët dhe se ai, ‘me-nder-me-thanë’ kryeministri, është shërbëtor i tyre. Është turp për kolegët e mi që ia bënë mikrofonin shtyllën e tij vertebrore, që edhe ‘kur del nga haleja’ i bëjnë pyetje (…) Shoqëria civile, që ai mburr, është inekzistente, dhe siç ka thënë Xhonatan Suift, njerëzit që nëpërkëmben për një kohë të gjatë, e humbasin dalëngadalë shijen e lirisë së tyre”, – thotë Çakuli.

Më të lumturit, sipas Çakulit, “janë ata që blejnë bukë me listë e që nuk kanë lekë të blejnë TV… nuk kanë mundësi të dëgjojnë logorrenë e kryeministrit, se në sajë të tij jemi vendi më i zhvilluar në rajon, të dytët në Evropë dhe të tretët në planet për rritje rrogash e pensionesh…”.

Pasi shprehet se “ky burrë i madh i shtetit” (duke cituar ambasadorin amerikan, i cili sipas Çakulit është penduar 100 herë në ditë që e ka thënë) tregon përralla përditë, “për thyerje rekordesh që i mat dhe i publikon vetë, që na rishkruan historinë me injorancën e tij enciklopedike, aq sa nuk di as emrat e njerëzve të mëdhenj të kombit e që Aleksandër Stavre Drenovës i thotë Aleksandër Sotir Drenova… dhe Zogut mërgimtar i thotë antifashisti më i madh dhe ne e dëgjojmë, dhe e kalojmë me një ‘është i lajthitur’…”

http://respublica.al/artikuj/2012/12/29/cakuli-per-kryeministrin-ai-ka-nje-injorance-enciklopedike