Fiknete Bejta “Master e shkencave ekonomike në marketing” nga AAK-ja asambliste për Prishtinën

0
21

Master i shkencave ekonomike në marketing

Nga Asllan Dibrani, art@asllandibrani.com

Familja Syla kishte një traditë shekullore në zakonet dhe traditën kombëtare. Ishte një familje qe këmbën e armikut se deshi kurrë të zënë vend në tokat e Gallapit (Gollakut) të Prishtinës, pikërisht në fshatin Prapashticë. Sylë Bejtën masakrat e vitit 1921 në Prapashticë e radhiten ne mesin e familjeve pothuajse të zhdukura , i vetmi Syla qe shpetoj si i ri. Familje Bejta kishte një traditë të atdhedashëse ndaj kombit dhe një urrejtje kundër armiqve tanë. Pas asaj masakre Syla u rrit dhe krijoj familjen qe la djem, nipa e mbesa nga e cila lindi edhe Fiknetja, mbesë e Sylë Bejtës.

Pasojat e masakrës që kishin kryer forcat serbe me 10 e 11 janar 1921 mbi popullatën e fshatit Prapashticë ishin një histori në vete qe u boshatis dhe u zhduk po thuaj i tërë fshati. Në shenjë hakmarrje për rezistencën e armatosu u zhduku shumë familje dhe fshati Prapashticë ishte një masakër mesjetare qe u dogjën e u masakruan për 24 orë! Fitnjetja e re mësoj shumë gjëra nga Ghyshi i vet, nga prindërit mbi hstorinë e dhimbshme të kësaj ane nga e cila u frymëzua dhe u edukua po me një frymë nacionale e dashur e afërme. Fiknetja posedon një kulturë të një femër me një personalitet të formuar bashkëkohore dhe e emancipuar.

Fiknete Bejta e bija e Mehmetit aktivist shumëvjeçar, ndihmoj partitë politike në këtë anë të përforcohen në interesin shoqëror, aktivitetet e tij shërbyen në bërjen edhe funksionalizimin e institucioneve të para të Republikës së Kosovës në rajonin e Gallapit (Gollakut). Në shtator të vitit 1993 Mehmet Bejta kishte mundësuar hapjen e një ambulante në kuadër të institucioneve paralele të qeverisë së Kosovës në shtëpinë e tij në fshatin Prapashticë, për kundër rrethanave dhe hegjemonisë së pushtetit serb të asaj kohe, shtëpia e tij shërbeu si strehë dhe vend i mbledhjeve të forcave të UÇK-së të cilës ju kishin bashkangjitur tash e një kohë si shumë djem të Kosovës dhe dy bijtë e Mehmetit.

Fiknete Bejta mbaroj shkollën fillore në fshatin e lindjes atë të mesmen e kreu në Prishtinë. Pas mbarimit të arsimimit të ulët dhe të mesëm, Fiknetja në vitin 2003 nisi studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik, ku mori titullin BA i Ekonomisë e specializuar në Financa, Banka dhe Kontabilitet. Fiknetja duke mos qenë e kënaqur me arritjet e veta vazhdoi studimet pasdiplomike në të njëjtin fakultet ku më 7 shkurt 2012 morri titullin “Master i shkencave ekonomike në marketing”.

Është anëtare e “Institutit Alb-Shkenca” dhe e “Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës” e tjera . Është aktive me shkrime me tematikë nga ekonomia dhe aktualiteti të cilat publikohen në shumicën e mediave të shkruara në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

Zonjusha Bejta duke qenë e brengosur nga një politikë aktuale që zhvillohet në Kosovë duke parë se për të bërë ndryshimin e zhvillimit politik në vend, në botën politike nevojitet veprimi, pikërisht edhe nga rinia, ajo u angazhua që nga muaj prill i vitit 2013 në partinë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”. Aktualisht është anëtare e këshillit drejtues të AAK-së për Prishtinën, sekretare e nëndegës së Dardanisë dhe kryesuese e sektorit për zhvillimin ekonomik lokal në kuadër të kabinetit të Alenacës për Prishtinën.

Në kuadër të këtij aktiviteti politik, ajo është nominuar nga AAK-ja si kandidate për asambleiste në asamblenë komunale në Prishtinë. Nga kjo e re u ndamë me një përshtypje mbresëlënëse qe në të ardhmen të jetë një personalitet i vyeshëm dhe me vlera në interesin tonë shoqëror. Ma në fund e pamë se kishte si synim të jetë sa ma e përgatitur ne elektoratin e zgjedhjeve në Prishtinë me çka përmes saj nxirrem konceptin se si mundet me punuar një e re siç ishte Fiknetja

Prishtinë, shtator 2013