Festë madhështore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Stuttgart-Filderstadt!

0
23

Nga Asllan Dibrani

Shqiptarët e Shtutgardit me rrethinë u grumbulluan në orët e mbrëmjes ta manifestojnë në formën më madhështore ditën historike, mbi sakrificat, vuajtjet, heroizmin dhe vlerta shekullore të popullit shqiptar. Ky jubile shqiptarët i gjeti pos në Atdhe edhe në mërgim ma të përgatitur në të gjitha sferat, ku koha e ngritjes së flamurit në Vlorën heroike, sfidat ma të mëdha i përjetoj mërgata shqiptare me rilindësit e vet nëpër botë.

Ajo kohë kishte një numër të vogël shqotash dhe klubesh që vepronin intelektualët tanë të asaj kohe. Sot nëpër Evropë ka me qindra e mijëra shoqata, qendra kulturore dhe Klube, si KF Kosova nga Bernhauseni në bashkëpunim me shkollat shqipe „Migjeni“ Stuttgart, “Shpresa” e Ruit- Ostfilndernit dhe shkolla “Dituria” nga Wendlingeni që organizuan një mbrëmje festive-kulturore dhe familjare në Stuttgart-Filderstadt më 01.12.2012 duke filluar prej orës18:00 në praninë e mbi 700 vetave!

Fillimisht u dëgjua himni kombëtarë, pastaj edhe një minutë heshtje për të rënët dhe, dëshmorët e lirisë!

Programin kulturo-artistikë e moderuan, nxënëset e shkollës shqipe, nga e majta 1. Saranda Elezaj 2. Valesë Asllani dhe 3. Leonita Demaj.

Skena ishte e shoqëruar sipas programit me Ansamblim e valleve “MIGJENI”, të cilët u paraqitën me vallen e Pavarësisë!

Moderatorët, nxënëset e lartpërmendura i përshëndetën të pranishmit duke i dhënë veç e veç dritë dhe shpirt këtij manifestimi përkujtues me urimin e ditës së flamurit. Ato i nderuan me mirëseardhje mysafiret, i dhanë falënderim mësuesve Zeqir dhe Zejnije Asllanin, që ishin si arkitektet e kësaj mbrëmje madhështore dhe mbresëlënëse tek bashkatdhetarët!

Pastaj në skenë u ngjit zoti Zeqir Asllani arsimtari i shkollës shqipe që të bëjë hapjen e kësaj mbrëmje festive jubilare mesa vijon: Po e paraqesim fjalën përshëndetëse nga zoti Zeqir Asllani!

Të nderuar bashkatdhetar, zonja dhe zotërinj, fëmijë të dashur, si dhe ju të gjithë të pranishëm. Mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje festive jubilare,me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar! Më lejoni në emër të këshillit organizativ të kësaj mbrëmje festive të shpalli këtë mbrëmje të hapur! Për këtë mbrëmje festive-jubilare janë përkujdesur, Klubi Futbollistik, KOSOVA e Bërhauzenit në bashkëpunim me shkollat shqipe. “MIGJENI” Stuttgart, “SHPRESA” në Ruit-Osfildern si dhe “DITURIA” nga Wendlingeni Një përshëndetje e veçantë ishte për ish-ambasadorin e parë të Rep. së Kosovës,në Berlin zot. Vilson Mirdita. Kryetarin e KASH-it, për Gjermani,zot. Xhemshir Hazirin,i cili ka ardhur enkas për këtë mbrëmje festive me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga Osnabrukeni.

Kryetari i Qendres Kulturore, në Stuttgart, z. Vitor Spaçi. Portalin, Kosovarimedia të cilin e udhëheqë z. Muhamet Hoxhaj, ish të burgosur politik anëtarin e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani”, si veprimtar i veçantë, z. Asllan Dibranin, përfaqësuesin dhe kryetarin e nderit nga SHKSH-së, Kadri Zeka, z. Xhafer Leci, nga Kircheim-Teck, si dhe shumë veprimtar, aktivist të cilët ishin prezent në këtë mbrëmje festive-kulturore! U lexua edhe mesazhi përshëndetës nga z. Ramiz Dërmaku i cili për shkaqe shëndetësore nuk ishte në mesin tonë.

Kujtojmë Nëntorët e lavdishëm të historisë së shqiptarëve, prej Skënderbeut e deri në ditët e sotme. “28 Nëntori” ngërthen në vete disa periudha të rëndësishme historike të shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Pa këtë datë ,nuk do të kishte kuptim as vetë historia jonë, e tashmja dhe e ardhmja. Për nderë të këtij Vit jubilar, rikujtojmë 100 vitet e pavarësisë së Shqipërisë, të kaluarën e saj të hidhur dhe padrejtësinë që ju është shkaktuar kombit shqiptar nga pushtues të ndryshëm, e në veçanti nga sllavët e Ballkani. Ngjarjet që lanë gjurmë të thella e të pashlyera në memorien shqiptare që nga vitet 1877-78, respektivisht nga Kriza lindore, lufta Turko-Ruse, ku më 3 mars të vitit 1887 nga konferenca famëkeqe dhe Traktati i Paqes së Shën Stefanit ku u arrit marrëveshja për copëtimin e Shqipërisë në interes të fqinjëve Ballkanik për të ndihmuar pansllavizmin rus, gjë që kjo e fundit synonte edhe mbikëqyrjen e Adriatikut, Mesdheut dhe donte të bëhet zotë i Ballkanit dhe i Evropës.

Madje Konferenca e Ambasadorëve të Londrës më 1912-13, e thirrur nga Anglia, më 22 mars 1913, dhe në pajtim më Rusin dhe Austro-Hungarinë u arrit marrëveshja për copëtimin e Shqipërisë, kinse për rregullimin e çështjes së Ballkanit, dhe qetësisë së Evropës, fatkeqësisht këtu nuk përfill asnjë e drejtë esenciale e shqiptarëve rreth përcaktimit të kufijve, as nuk i mori parasysh kërkesat politike dhe aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, ku mbi dy të tretat e trojeve Shqiptare mbetën nën thundrat e pushtuesve sllavë, të atij serb, malazias, Maqedon dhe Grek, si trevat: të Kosovës, Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Durrësit, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, si dhe trojet nën pushtimin Greko-Maqedone, Shqipëria, Jugore, Lindore dhe ajo veriore.

Pamje nga skena e Dramës, për Nëntorin e Ismail Qemailt, nga nxënësit e shkollës shqipe,të cilët na rikujtuan, ngritjen e Flamurit në Vlorë, si dhe Shpalljen e Shtetit Shqiptar Sovran dhe të Pavarur!

Data e 28 nëntorit pasqyron dhe i idealizon përpjekjet e shqiptarëve për një Shqipëri për të cilën Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu 1443, ngriti FLAMURIN e qëndresës mu në Krujë dhe nga atje solli porosi të qarta se Shqipëria duhet të jetë e bashkuar. Po ashtu në nëntorin e dytë 1912 Plaku i Urtë i Vlorës, Ismail Qemali, me ngritjen e flamurit dhe mëvetësinë e shtetit shqiptar i tregoi Evropës dhe pushtuesve sllav se Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë është një akt historik dhe një simbol i bashkimit i të gjitha trojeve që janë pushtuar nga sllavët e Ballkanit.

Kurse 28 nëntori 1997 do të mbetej si një udhërrëfyes i lirisë dhe i bashkimit të trojeve shqiptare, vit që doli në skenë. UÇK, dhe hapur ua bëri me dije pushtuesve edhe fuqive të mëdha Evropiane dhe botës demokratike, se më me trojet shqiptare nuk mund të luhet ashtu siç dëshirojnë pushtuesit. Tashmë ka ardhur koha që të ndahet e drejta që dikur padrejtësisht në tavolinën e Evropianëve u bë copëtimi i tokave shqiptare dhe iu shkelën të drejtat më elementare për të jetuar si popuj të lirë.

Ky 100 vjetor duhet të na shërbej për Bashkimin e kombit, duke mos e injoruar vullnetin e kombit për Shqipërinë Etnike, sepse vetëm me këtë Shqipëri do të ndihemi më mirë dhe më të fortë, të lirë dhe të paprekshëm. Vetëm me këtë Shqipëri do t’u themi armiqve të përbetuar se mjaft keni bërë gjenocid, spastrim etnik, t’tu themi se më koha është për Shqiptarët, për Shqipërinë Etnike. E paçim Shqipërinë e lirë dhe Sovrane!

Kryetari i klubit futbollistik “KOSOVA” z. Arben Berisha u paraqit me një fjalë rasti!.

Në skenë u ftua ish Ambasadori i parë nga Republika e Kosovës në Berlin, z. Vilson Mirdita i cili i përshëndeti të pranishmit duke ju uruar këtë festë të pranishmeve qe vërtet ishte një njeri që la gjurmë në veprimtarinë e vet si përfaqësues diplomatik në Gjermani. Pranija e mësuesi të parë në Gjermani cili kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje festive nga Osnabrukeni mbi 700 km në Stuttgart, Kryetar i KASHIT-për Gjermanin, z. Xhemshir Haziri, i cili dhe i falënderoj të pranishmit, por i falënderoj edhe zotin Zeqir Asllanin me zonjën Zenije duke i cilësuar këta mësues si shembull në Evropë dhe shtoj duke thënë se kam lexuar shume për këta njerëz të vyeshëm, programin e këtyre fëmijëve e kamë përcjell nga TV, por me nxiten të marrim pjesë me te dëgjuar se këtu kam konsideruar se ka art dhe nuk u zhgënjyem me recitimin e këtyre nxënësve që bukur moti nuk me ka pa lot në sy as njëri, por sonte këta artistë të vegjël e bënë të veten !


Arsimtarët e shkollës shqipe, Zejnije & Zeqir Asllani ndanë Mirënjohje, për të gjithë ata,që ndihmuan shkollën shqipe, në çfarëdo forme që ata patën mundësi, në këto vitet e fundit. Për nderë të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar!

Arsimtarët Zejnije & Zeqir Asllani i falënderuan të gjithë ata që ndihmuan shkollën shqipe,në çfarëdo forme,që patën mundësi! Mirënjohje iu nda ish Ambasadorit të parë të Kosovës në Berlin,zot. Vilson Mirdita. Kryetarit i KASH-it për Gjermani, z.Xhemshir Haziri, Kryetarit te QKSh ne Shtutgard Vitor Spaqit, anëtarit te kryesisë se LSHASH ne Gjermani Asllan Dibranit, Muhamet Hoxhës për faqen shqiptare te internetit dhe gazetari dhe Veprimtarët, ish të burgosurit politikë, Mediat elektronike dhe të shkruara, Shoqatat, Aktivistët si dhe Prindërit e nxënësve!Pas ndarjes së Mirënjohjeve, publiku i përshëndeti me duartrokitje të gjata veprimtarinë e tyre duke defiluar për këtë mbrëmje të mësuesve, Zejnije & Zeqir Asllani.

Pamje e nxënësve të shkollës shqipe, të cilët e pasuruan mbrëmjen festive-jubilare dhe kulturore me programin e tyre enkas për Festën e flamurit! Në këtë mbrëmje u paraqiten nxënësit e shkollave shqipe me program të pasur kulturo-artistikë, si valle, këngë, dhe recitime:Iu këndua Krujës së Skënderbeut,Vlorës së Ismail Qemailit,Lezhës aty ku u mbajt Kuvendi,Nënës Shqipëri,Prizrenit të Ymer Prizrenit dhe Avdyl Frashërit, Prishtinës, Tiranës, Kumanovës të Ismet Jasharit,Prekazit të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, Besianës së Zahir Pajazitit, Preshevës të Komandant Lleshit, Kaçanikut, Çamërisë, Janinës, Ulqin Plavë e Guci,Ilirisë,u recitua për Gjuhën e ëmbël shqipe, Trojet etnike Shqiptare, Flamurit, Mollën e kuqe ,për Shqiptarin Kosovar, për vendlindjen, Dheun e Kosovës, si dhe u recitua për qëndresën e Shqiptarëve, që patën në periudha të ndryshme historike, deri te realizimi i ëndrrës shekullore, që Kosova të bëhet Shtet i Pavarur dhe Sovran!


Drin Shabani me monologun “Jam Valdrin Asllani me monologun “Dheu i Kosoves” Shqiptar Kosovar”

Fuqitë e Mëdha nuk na dhanë mundësinë ta gëzojmë pavarësinë në kufijt etnikë

Drama kushtuar, Nëntorit të dytë u aktrua në mënyrë profesionale nga nxënësit e shkollës shqipe të cilët në fund u duartrokitën gjatë nga të pranishmit! Falë punës dhe angazhimit të arsimtarëve Zejnije & Zeqir Asllani, u arrit që nga fëmijët e mërgimtarëve tanë, të realizohet, në mënyrën më të mirë të mundshme, ngritja e Flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemailit në Nëntorët tanë të lavdishëm ! Pamja e nxënësve në skenë, fletë më shumë se vet shkrimi! Unë si artikullshkrues ndihem krenar, në mesin e këtyre aktorëve të mëdhenj, të cilët dita-ditës po shkëlqejnë! Sipas fotos dëshmohet qe këtë shfaqje po e japin qe disa herë edhe në qendra te mëdha kulturore në Gjermani pamje e njëjtë edhe në Kircheim-Teck .

Me rolin e Ismail Qemailit u paraqit, Valdrin Asllani, Marigona një vajzë shqiptare e cila qëndisi flamurin e Mëvetësisë së Shqipërisë të Nëntorit të dytë të Ismail Qemailit, nxënësja e shkollës shqipe, Melisa Bajrami, Në rolin e Luigj Gurakuqit, ishte Drin Shabani, në rolin e Mësuesit, u paraqit 4. Adrian Zylfijaj, në rolin e Pandeli Sotirit, u paraqit, Ramiz Imeri. Për ta bërë ma artistike festen me Flamurin e nderuan ,Albijon Demaj dhe Albert Imeri. Kurse postieri ishte ai i cili solli lajme, telegrame, urimet, mesazhet nga mbarë bota,ishte Arlind Osman. Kurse vajzat e shkollës shqipe zbukuruan skenën duke qëndisur Flamurin në këtë mbrëmje festive, të cilat ishin:Flutura Gjuraj, Kaltrina Elezaj, Leonora Osmani, Ronesa Rusinovci dhe Dafina Elezaj.


Programi përmbyllet me vallen e Shotës, nga Ansambli i valleve “MIGJENI” të shkollës shqipe!

Pamje e publikut, të cilët u pasionuan me paraqitjen e nxënësve të shkollës shqipe! Kishte të atillë që u rrodhi loti nga syri ! Arsyeja ishte shumë e thjesht,sepse nxënësit u paraqitën aq bukur ku në fund nga sytë e tyre lotët rridhnin si breshëri i shiut,që rrallë herë shihet në skenat tona edhe në Vendlindje!Ju lumtë, Ju lumtë nga artikullshkruesi, suksese!


Pamje nga publiku të cilët festuan në mënyrë madhështore, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

Në fund iu nda Mirënjohje edhe këngëtarit të mirënjohur zot. Bajram Gigollit,i cili gjatë gjithë mbrëmjes festive,na argëtoi me këngë të përzgjedhura nga publiku, deri në orët e vona pas mesnate!Ishte një mbrëmje festive e cila ishte e pasur me program kulturo-artistik. Kjo mbrëmje ishte e veçantë, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë që emocionet e tyre shkëlqenin në fytyrat e tyre!Klubi Futbollistikë “KOSOVA” nga Bërhauzeni iu kishte ndarë detyrat secilit anëtarë të kryesisë, ku me pije dhe ushqimet tradicionale, të kuzhinës Shqiptare, patën rastin të shërbehen të pranishmit dhe ndiheshin si në vendlindje!


Shqiptarët, kudo që shkojnë, me vete marrinë traditat e tyre tradicionale, me çka u pa edhe në këtë mbrëmje festive-jubilare, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Stuttgart-Filderstdt.

Një përshëndetje e veçantë shkon në adresë të organizatorëve të kësaj mbrëmje festive e cila ishte madhështore, që nga fillimi gjerë në përfundim!

Nuk na mbetet tjetër veç t´iu themi ju lumtë!

Në mënyrë madhështore u festua 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë!Pamje nga publiku i mrekullueshëm!

Shkolla shqipe, çdo herë kujdeset për publikun, me program të pasur kulturo-artistikë nga trevat tona dhe mërgata Shqiptare!

Pamje në foto nga orët e vona,përshëndetje nga organizatorët e kësaj mbrëmje festive-kulturore,të cilët i shoqëroi me këngë të përzgjedhura, këngëtari i mirënjohur zot. Bajram Gigolli! Kjo mbrëmje kaloi më mirë se si kishin paramenduar organizatorët e kësaj mbrëmje! Në fund u përshëndetën të gjithë njëzëri me fjalët: “mirë u pafshim në manifestimet e ardhshme!”

Ne skenë u ndiente krenaria e nxënësve, por edhe e prindërve qe ishin prezent me ta, luanin e këndonin për themelet e shtetit shqiptar, për zakonet, trimërinë dhe atdhetarinë e tyre në krye me të madhin Ismail Qemajlin- Vlorën, qe vërtet ishte një kënaqësi vetëm në të parë. Programi i tyre artistik nuk dallonin fare nga nxënësit në Tiranë, në Prishtinë edhe në Shkup. Fjalorin që e flisnin e flisnin bukur duke e theksuar si në recitime, këndim dhe në të shprehur me çka besoj se duhet t´u mbeten vlerat mësuesve; çiftit bashkëshortor Zejnije dhe Zeqir Asllani që janë të shkolluar dhe të edukuar në Kosovë, me çka atë dije universiteti e kanë trasuar tek fëmijët e mërgimtarëve tanë, që në shumë raste u dëgjuan komplimente nga publiku, duke i falënderuar dhe mbetën njerëzit ma të çmueshëm me një edukatë dhe kulturë qe ju ka shumë kush lakmi!

Foto-reportazh 2012, Shtutgard-Gjermani