Mbresa nga promovimi i librave të Ajet Shalës dhe Namik Selmanit në Bibloteken Kombëtare në Gjakovë
Nga Namik Selmani, shkrimtar, 2 gusht 2014.
Të gjithë ne që jemi në këtë sallë e, më tej, ata që nuk janë këtu fizikisht, jemi padyshim të një mendjeje se takime të tilla ku promovohen libra të autorëve të dy pjesëve të kombit shqiptar, të mbeten gjatë në kujtesë. Festat e Librit janë festat më të bukura të një kombi Përtej gëzimit, zhurmës, tupanëve, fyejve, curleve, urimeve, sofrave të mbushura me lloj-lloj gjellësh nga më të veçantat dhe më tradicionalet, përtej riteve, lutjeve ngaa minaret e nga këmbanareët e kishave, me zakone nga më të çuditshëm që ka bota e madhe cep më cep. Në to njeriu provon ndjesi të reja Emocione. Në këto festa të mëdha popullore për lindjet e fëmijëve për dasmat, në këto ceremoniale për përcjelljen nga jeta, për të bekuar mbjellat e të korrat, për festën e verërave e të ullinjve, përe Fetsat e Luleve e të Blerimit, Festat e Librit kanë patur e do të kenë brenda tyre jo vetëm gëzimin e dukshëm dhe të fshehur, patjetër dhe fisnikërinë e tyre. Fisnikërinë e një kombi që kanë të përfaqësuesët më dinjitozë më të lavdëruar.
Madje dhe në librat e shenjta thuhet se “Dijetarët që bëjnë libra, janë trashëgimtarët e profetëve”. Qoftë ata që janë në tribunat e këtyre festive, qoftë dhe ata që heshtin dhe që nuk iu bie radha për të folur, e që janë po kaq mentarë në atë që thonë e jetojnë bukur mirë gazin e tyre. Gjëja e parë që të vjen në mendje në këtë ligjërim, është MIRËNJOHJA. Po, po, përtej riteve që të gjithë njerëzit e mençur të kombit tonë e të botës e kanë vënë në sërën e parë të cilësive njerëzore këtë gjë. Qoftë dhe para trimërisë dhe guximit të forcës. Brenda vetes Mirënjohja është çmimi që rrallë e gjen në jetë. E këtu në Gjakovë në një Kryeqytet të kulturës shqiptare, mirënjohja bëhet Erenik, Çarshi, Çabrat trimash, Bëhet det i pafund, bëhet Majë që gjithsesi ka dhe një shteg të paprekur nga forca e shpirtit dhe nga madhështia e fjalës që kërkon të thurësh në këtë ditë të bekuar. Së pari do të shpreh mirënjohje për të zotët e konakut për komunën e Gjakovës dhe personalisht për zonjën Mimoza Kusari Lila që përherë ka patur e ka një dashuri për artin e kombit tonë.
E pashë këtë dashuri edhe para dy vitesh kur në mjediset e këtij qyteti hapa një ekspozitë për Çamërinë. Kemi qenë në vite ballë menduar para varreve të bijve të rënë për tokën e lirë e të kombit. Kemi qenë të menduar para kullës së djegur e më vonë, të ringritur pas lufte shumë më të bukur, shumë më të fortw, kemi qenë të menduar para një bime që lastaron mes plisave të Ugarit. Po duket se Mirënjohja për ato që zgjojnë fjalën e bukur shqipe është po kaq e madhe. Një nga goditjet më të mëdha që na kanë bërë në kohërat e lashta dhe në ato moderne armiqtë tanë ka qenë Humbja e Kujtesës, Vrasja e Shkronjës ndaj në këtë kohë të humbur duhet të ecim më shpejt e më me mençuri. Kam dëgjuar e kam parë me lotë në sy djem e vajza të Kosovës, tashmëm të rritur që qanin jo më shumë për kullën se sa për shkrimet që i janë djegur në to për kostumet, për fotot e prindërve të tyre dhe që ishin një nga vlerat e humbura në luftë. Por Mirënjohja për zonjën e nderuar Mevlude Saraçin është e veçantë.
E ka ndjekur Ajet Shalën jo pa lodhje dhe sakrificë në shumë promovime që ai ka bërë në këtë kohë në Kosovë dhe në Shqipëri. Një jetë të tërë ajo ia ka kushtuar luftës e Paqes. Pas atij kalvari të mundimshëm tragjik, të dhimbshëm, qëndrestar, ajo fare mirë mund të rrinte pranë një oxhaku, pranë një filxhani kafeje e të tregonte kujtimet e saj. Ndoshta para një ekrani televizori duke ndjekur telenovelat. Shumë shumë e të shkruante e të botonte, që ajo e ka bërë si jo më mirë. Po ajo në këto vite ka qenë dhe mbetet aktivistja më e flaktë e kombit për këtë rrugë të re e të bukur që ai ka marrë. Zonja të tilla do t’i kishte zili çdo qytet, çdo vis shqiptar në Kosovë e në Shqipëri , por dhe çdo komb tjetër. Sot ajo po bën një bashkim të fortë të fjalës së mençur të kombit. Unë personalisht do të falenderoja publikisht edhe mikun tim Ajet Shala për atë ndihmesë që ai jep dhe për kulturën kombëtare me ndihmesën që ai dhe miku ynë Fatmir Veseli më kanë ndihmuar për botimin “Kur fjala e mençur bashkon kombin”. Duket se në radhën e humanizmit të tij po futet edhe ai për botimin e librave.
Besoj se një gjë e tillë do të vazhdojë dhe në të ardhmen. ……. Kur nisa së pari të merrem me krijimtarinë poetike të Ajet Shalës, edhe fantazia më e madhe që është një nga armët më të forta të poetëve në luftën e tyre për ekzistencë e për të kryer misionin e tyre. Nuk e besoja sinqerisht se vetëm 2 vite më vonë në duart e lexuesve të shumtë të Ajet Shalës, do të ishin 5 libra njëri prej tyre dhe në gjuhën italiane. Po ky bashkëpunim, kjo punë e përbashkët nuk i ngjante dhe nuk i ngjan dhe sot kurrsesi ritit të fqinjësisë shqiptare që nga Çamëria deri në Kosovë e që shpesh është një nga cilësitë më të forta të identitetit tonë kombëtar në botë. Në muzgjet e vonë fqinjët e mirë që nuk kanë mes tyre asnjë pikë të përbashkët gjaku në dejet e tyre, këmbejnë gjellët e tyre dhe asnjëherë nuk e kthejnë bosh pjatën e marrë. Mbase një byrek të shishëm nga ato që bëjnë nikoqiret e odave tona. Një shportë me qershi. Duket se që në hapat e parë të këtij bashkëpunimi u ngrit një URË jo thjesht një urë që bashkon dy pjesë të kombit Jo si URA E BALADËS që donte patjetër një trup njeriu që të ngrihej më e forte.
Po donte shpirtin njerëzor. Donte dashuri për shkronjën shqipe që do ta bënte atë më të fortë më të qëndrueshme më afatgjata në parmakët e saj mençurorë. Pa dyshim edhe sacrificë, dhe lodhje, edhe pagjumësi që janë të zakonshme në hartimin e veprave letrare. Ajet Shala sot ka portretin e tij poetik. Padyshim dhe tejet origjinal. E kupton se tharmi i poezive të tij së pari është tema atdhetare me motivet e saj të shumta. Është natyra e vendit të tij është tradita, heroizmi, e kaluara, e ardhmja, heronjtë e viktimat e tij. Ai i përket një brezi që u rrit me atdheun si askush tjetër, u rrit me ëndrrën e lirisë së tij. Ai punoi për këtë ëndërr sakrifikoi për të duke lënë dhe tokën duke jetuar në kurbet. Brenda kësaj fryme ai është frymëzuar nga shumësia e dëshirave, nga urrejtja për armikun, nga natyra shqiptare, nga përpjekjet për arsimin kombëtar, për bashkimin kombëtar Përherë e më shumë nga libri në libër është bërë vrojtues i hollë i jetës i reales duke vënë në punë fantazinë. Ai është sa evropian aq dhe shqiptar dhe e kupton se në kohët që jetojnë asgjë nuk ndahet me thikë. Është evropian jo vetëm në dashurinë për punën që ai ka po asnjëherë nuk harron etninë e tij kudo e kurdo.
Nëse ndonjëherë do ju bjerë rastin juve dhe atyre që nuk e kanë realizuar një dëshirë të kahershme, ju ftoj që të shkoni të vizitoni shtëpinë e tij në Kopiliq. Do të shikoni së pari një pus të rinuar, një Bunar që zgjon trimëri, histori gati 700 -vjeçare. Në ballë të tij është një pllakë kujtese. Më tej nëse do të pini një kafe ose një çaj në kullën e tij të rinuar do të shikoni si ai është një poet i vërtetë i brazdave, i blerimit të tokës, i traditës. Aq sa do të harrosh se ke përpara një jurist të diplomuar që do të ishte në mbroitje të drejtësisë njerëzore. Do të shihje një jurist që me këtë pasion do të të turpëronte me këtë përvojë dheë qaramanët e shumtë që, për fat të keq, janë shtruar shumë në mjediset shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri. Ia vënë fajin shtetit edhe për gurin që ka mbushur arën dhe rrugën e tij që e dërgon në shtëpi. E duket se Atdheu i Ajet Shalës është brenda vetes kudo ku shkon madje dhe në një kopertinë libri me këtë titull. Diku, në një libër të tij shkrimtari dhe eseisti i shquar i jashtëzakonshëm i të gjithë kohërave Stefan Cvajgu që ia ka kushtuar Tolstoit të madh, na jep një detaj që lidhet me luftëtarët spanjollë Mbase dhe detarët e flotës spanjolle që niseshin në udhë të largëta në dete dhe oqeane kur flota spanjolle ishte në kulmin e fuqisë saj. Për t’iu larguar frikës së vdekjes që doemos i ndiqte dhe ndjek të gjithë luftërët e botës të çfarëdo gjuhe a kombësie qofshin, në çdo betejë në çdo lundrim, në çdo udhë, për një periudhë të gjatë kohre në vend të shtratit njerëzor me lesh me pupla me pambuk a ndryshe, e kishin zëvendësuar me një ARKIVOL.
Të varroseshin për së gjalli!!!!.. Atë që nuk mund ta bënin me qindra psikologë modernë me rroga nga më të majmet e kohës që jetojmë, e bënte ai arkivol që i bënte ata që të jetonin me psikologjinë e vdekjes, të qëndresës të forcës shpirtëore, te etjes qoftë dhe biologjike për ntë dashur jetën. Për të mos u trembur nga asnjë situatë që mund të vinte në ditënetët e jetës së tyre. Përtej kësaj fabule pak makabre, pak të pabesueshme, pak përtëritëse, po gjithsesi dhe shumë mesazhiere, do të thoja sot se poezia e Ajet Shalës në vend të këtij arkivoli ka një DJEP. Jo në djep që rri në një bodrum në statusin e një relikeje, apo në pritjeje të një fëmije që nuk dihet se kur do të lindë, por të një djepi ku poezia e tij përkundet bukur, madhërishëm, syndezur nga forca e artit të fjalës artistike, me atë shqiptarizëm dhe me atë emocion që ai e ka në rritje Ai nuk harron se një varg më shumë në një poezi, një kopertinë më shumë libri me emrin e tij dhe të poetëve të tjerë të Kosovës e të kombit tonë, një studim i ri për Tivarin, një libër i ri për kreshnikët e kombit tone është më shumë se mission peti ëështë misioni i një luftëtari të kohëve tona për një komb si yni që kërkon rilindjen e tij.
Është jeta e dytë që jeton, për të cilën duhet ta falenderojmë. Sepse kur falenderojmë ata që bëjnë punë të tilla, kemi nderuar dhe veten. …Para pak kohësh me një grup poetësh dhe gazetarësh isha në Uskanë, si quhet ndryshe Kërçova shqiptare ose Kiçevo në dokumentat zyrtare në trojet iliride. U bë paraprakisht një promovim i librave të mi që po promovohen dhe këtu të titulluar “Kur fjala e mençur bashkon kombin“ dhe “ Zjarri i kujtimit”. Urime pa fund nga miq poetë, mirëdashës të librit shqip të të gjithë trojeve shqiptare dhe nga diaspora. Librat kishin vetëm një ditë që kishin dalë nga shtypshkronja dhe kishin ende aromën e germave të pathara si të ishin bukë të sapodala nga furra. Falenderimi që brenda vetes më ktheheshin në obligime të reja për të ardhmen ta bërë sa më fisnike fjalën shqipe në kohëra që ende janë të trazuara për të në disa greva ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë. Brenda këtyre urimeve nuk po harroja pak se isha ato ditë. pjesë e një karvani poetik. Rrallë herë isha ndodhur në rrugën e krjimit me Kryefjalën e këtij karvani që nuk ishte përvjetori i një heroi, i një ngjarjeje jo një festë populore, po ishte rizgjimi i një Hyjneshe ilire që vërtetonte me shumë argumente lashtësinë e kombit tonë në këto troje.
Më jep një legjendë, një gojëdhënë, një toponim që të tregoj se sa i lashtë është një komb!! Miti i Hyjneshës Thanë kishte një fabul shumë të bukur. Atë e quanin ndryshe atëherë dje sot Perëndia e të Folurit. Kisha dëgjuar në paganitet për Perëndi verërash, Perëndi të Dashurisë, të Luftës,. të Paqes. Po jo për të. Brenda vetes u fytyrëkuqa se nuk e njihja sa duhet këtë kulturë, këtë perëndi që i bën nder kulturës së kombeve më të lashtë që ka bota e qytetëruar. Gratë ilire me djepet në duar ku kishin fëmijët pak belbanë. I drejtoheshin Hyjneshës në atë vend që quhej Guri i Hyjnëshës Thanë: “Thanë, oj Thanë, jepi zë fëmijëve tanë belbanë!”Dhe padyshim kjo Hyjneshë kaq humane ia plotësonte këtë kërkesë nënave ilire. Sot në kohët moderne, në këtë mjedis të njerëzve të mençur të Gjakovës dhe të mbarë shqiptarisë, unë po bëj një lutje të re që besoj se Thana Ilire po ma dëgjon dhe shpresoj se do të ma pranojë: “Thanë, o Thanë, jepi një zë më të fortë më të mençur kombit tim që ai të ecë sa më shpejt në rrugën e mbrothësisë, të BASHKIMIT e të Paqes!!””
Tiranë, Gjakovë, 2 gusht 2014
Dërgoi për botim: GJIN MUSA
Shum të falem nderit miku im i nderuar z. Gjin Musa. Për përkushtimin, dhe publikimin e te gjitha shkrimeve tek Gazetat., e në veçanti Gazeta Londineze Fjala E Lire,që njëkohësisht shfrytëzoi rastin, ti falenderoi edhe stafin e kësai gazete kombëtare shqiptare për diasporë. Ju falem dhe u jam mirënjohes për punën që po bëni, për publikimin dhe njoftimin e lexuesve të mirëfillt kudo në të gjitha anët e globit.
Comments are closed.