TemA Online, 30 Dhjetor 2012
Deputeti Taluant Balla doli sërisht sot para gazetareve per t’iu pergjigjur kercenimeve te djalit te Sali Berishes, Shkelzen Berisha. Ne nje deklarate par gazetareve Balla tha se “Familja e Saliut vazhdon ti hakerrehet opozites nderkohe qe ne nuk zmbrapsemi pyetjet e veta per pasurine e dyshuar te kesaj familjeje. Dje Saliu nxorri djalin per te shantazhuar PS me gjyqin e radhes ne gjykaten e kontrolluar prej babit. Sipas Shkelzenit PS po shpif, por fakti eshte qe PS ka lexuar fjale per fjale dhe shifer per shifer vetem deklaratat e pasurise te familjes Berisha, nderkohe qe po pyet dhe po pret pergjigje ne emer te opinionit per disa pyetje qe lidhen pikerisht me cfare ata vete kane deklaruar:
Si ka mundësi që ndërsa advokon formalizimin e ekonomisë, vetë Saliu na paska një thes 10 milionësh në një cep të shtëpisë, të cilin pothuaj e kishte harruar dhe kish shtuar me dorë?
Si ka mundësi që vajza e Kryeministrit zonja Argita Berisha na merrka 146 milionë lekë nga mësimdhënia? Vetëm pse babi është Kryeministër, e bija e tij na qenka edhe mësuesja më e paguar në botë.
Kush janë universitetet që paguajnë tarifa të tilla, që rivalizojnë me universitetet më prestigjioze në botë?
Sa orë në vit jep mësim kjo zonjë, për të marrë këto lloj pagesash?
Çfarë biznesi ka zhvilluar me pronat e paluajtshme i biri i Kryeministrit Shkelzen Berisha për të fituar mbi 490 milionë lekë?
Si i janë shtuar pasuritë me 100 mijë Euro më tepër sesa të ardhurat në një vit?
Cilat janë bizneset që kanë ndihmuar, apo konsultuar juristja Argita dhe ndërmjetësi Shkëlzen?
A nuk meritojne nje sqarim publik keto pikepyetje rreqethese qe lindin nga deklaratat e erreta te pasurise se familjes se kryeministrit.
Si munden keta njerez ti ikin pergjegjesise publike te tranparences duke akuzuar ne tym PS dhe Edi Ramen?
E pra po, kjo eshte e mundur sepse keta njerez me kryefamiljarin e tyre ne krye jetojne ne nje bote tjeter. Ne nje bote pa asnje barazi para ligjit. Ne nje bote pa shtet e as institucione ne sherbim te publikut. Ne nje bote ku njerezit vrasin veten nga varferia kurse te pushtetshmit lundrojne ne lumenj parash te pista. Por ky qe po mbyllet eshte viti i fundit i marrezise se madheshtise se Sali Berishes qe u ka mbire ne sy shqiptarve duke iua rrokanisur koken perdite ne cdo ekran.
Ndersa viti qe vjen pasneser eshte viti i ndryshimit per njerezit e zakonshem te ketij vendi. Ne kete vigjilje te nje Viti te Ri qe do ta ndaje Shqiperine nga keqqeverisja e babezia e Saliut, une dua t’u uroj te gjithe shqiptarve edhe pak durim.
Edhe vetem 175 dite per ta larguar nga syte nje kryeminister qe u thote shqiptareve se ne ekonomi jemi te dytet ne bote pas Gjermanise, ne zhvillim jemi te dytet ne bote pas Kines dhe ne mireqeverisje te dytet ne bote pas Brazilit. Por vete Saliu ama se ka te dytin ne bote si kryeminister per budallalleqet qe nxjerr nga goja!
Dhe sot, meqe eshte edhe nje vigjilje feste, le ta leme me kaq, me premtimin qe do ta vijojme transparencen e xhevahireve te korrupsionit te ketij pushteti menjehere pas festes. Gezuar te gjitheve dhe shume faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe na jepni.”







