Shkrojti. Prel Milani
Uliksi u kthye dje ne Itakën e tij që ju be Pernazi i shpirtit?
Martin Camajn dje nuk dolen për ta pritur as një deputet i Shkodrës, as një përfaqësues i qeverise, as kush nga rilindasit e Ministrise se Kulturës. Martin Camaj u ndal për një pushim te pasosur përpara Biblotekës Universitetetit dhe askush nga profesorati (kësaj magazinë kartuçash, ku një pjesë e tyre shiten si kërtollat ne Rus e peshku ne Zdrale) nuk doli për ta pritur kolosin e Albanologjisë. Çuditërisht nuk e di si i lëshoj ora edhe disa shkrimtare dhe poet qe nuk u gjend aty ku do ishte nderë të ishin.
FALIMINDERIT PER MOS PJESËMARRJEN TUAJ pasi ju do ta ja prishnit humorin dadhandyshes shtegtare. Martin Camaj as i gjallë as i vdekur nuk ka dashur t’ja di aq me tepër t’i adhurojë kuajt e politikes. Martin Camaj ishte fisnik e kurrë nuk e ndyu gojën me sharje edhe kur ata e meritonin. Ai nuk kishte kohe te merrej me dordoleca ndaj injorante me heshtjen e tij mospërfillëse. Martin Camaj dje u prit në mënyrën dinjitoze siç e meritonte nga njerëz të shquar te fushës se letrave nga mbare hapësira shqiptare, të cilët i benë si surprize me një Sesion shkencore organizuar nga Senatit Demokristian (me 10 kumtesa te nivelit te larte akademik).
Martin Camaj u prit ne mënyrë shumë dashamirëse nga Zonja e shtëpie së Rozafës; Voltana Ademi, Kryetari i Këshillit Bashkjak Zoti Xhemal Bushati dhe Nen/Kryetari Bashkisë zoti Arben Gjuraj. Martin Camajn e priten me emocion dhe respekt intelektual, aktor te teatrit Migjeni, student, qytetare te moshave dhe kategorive te ndryshme, bashkatdhetar nga gjitha trevat tona etnike.
Marin Camaj e priti me krahëhapur, sy përlotur si nëna birin e sajë më lavdishëm, e priti me dashuri zemre te madhe ashtu siç di presë e te vlerësojë Shoqata Atdhetare Dukagjini. Dasmaresha në këtë festë historike ishin edhe simotrat “Shoqata Malësia e Madhe Nderi Kombit”, “Shoqata Martin Ndreshaj” nga Kosova dhe Mali Zi,”Shoqata Nikaj Mërturi”, Klubi i shkrimtarëve Shkodër, Klubi i shkrimtarëve, Prishtinë, Klinë, Tuz etj. Martin Camaj u kthye ne token e tij në panteonin e majave me larta te kulturës shqiptare, fisnik mendjendritur si pak kush. Martin Camaj erdhi si yll që bie nga qelli dhe ra ne token e shqipeve por edhe te breshkave e zvarranikeve. Martin Camaj erdhi e hyri në shtëpinë e vet tronditur e plasaritur nga gjëmimet e moteve dhe akoma është diku me afër derës, se sa kreut te vendit.
Ai erdhi pa trokitur pasi nuk thirret a doni miq pas derës se shtëpisë tënde, por për çudi as kush nuk ftoi te shkonte ne qosh te oxhakut. Heratiku i vjetër, bana i letërsie ndryshe erdhi e u ngul për të mos u shkulur kurrë nga kjo tokë. Në toke e Martin Camaj akoma ka specie urithe qe luftojnë në mënyre te nëndheshme, akoma ka lakuriq që drita e shkëlqyer i këtij meteori u verbon sytë, akoma ka ziliqarë, që quajnë, hermetik, i huaj, arkaik(gegofil) etj. Majat e larta shpesh shytohen nga rrufetë gjarprusha. Ani, e çfarë mund të bëjnë rrufetë Jezerit. Martin Camaj erdhi në token e vet, në hisen e diellit te vet, prandaj te gjithë ata qe nuk e duan janë te dënuar të shohin nga poshtë madhështinë dhe vegimin e tije.
Dërgoi për publikim: Gjin Musa