Nga Fahri Xharra, 11.06.2015
A jemi të infektuar nga virusi osman? Po . Këtë e vërtetoi historia e jonë e këtyre 110 viteve të fundit.
Virusi është një agjent biolologjik i cili riprodhohet në mbrendinë e qelizave të gjalla të organizmit tonë.Ju kujtohen “”fshikat e etheve ”, fshikat e herpesit ,një virus që jeton në trupin tonë ,dhe shafaqet gjithëmonë atëherë kur bie imuniteti i organizmit. Deri me tani janë të zbuluara mbi 500 lloje te virusëve biologjik, por mbrojtja nga këto “ egersira “ është punë e institucioneve shkencore të botës.
Ne as “ aciklovirin” kundër fshikave të etheve nuk dime ta prodhojmë.
Virusi për të cilin ne do të flasim nuk është biologjik ( mikro trupëz ) por është një virus psiqik i cili kurrësesi të largohet nga mendja e jonë. Edhe ky virus shfaqet dhe rishfaqet sa here që bie imuniteti i ynë kombëtar ( Një të infektuar, gjithmonë në rrezik) Virusi osman është një nga x virusat që i kanosen trupit tonë të madh kombëtar.
“Pas Kongresit të parë të Manastirit më 1908 shkrimi dhe shkolla shqipe mori hov të madh. Ideologët e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar se problemi i arsimit kombëtar ishte i lidhur shumë ngushtë me bashkimin dhe forcimin e shqiptareve pa dallim feje e krahine. Kongresi i parë i Manastirit, pas Lidhjes së Prizrenit, ishte ngjarja më e madhe e popullit shqiptar, që u hapi rrugën jo vetëm të kërkesave legjitime të shqiptarëve, por që edhe ato kërkesa të realizohen në mënyrë legale dhe të jenë të lejuara nga qeveria e Sulltanit përmes rrugës parlamentare. “ (Avzi Mustafa)
Xhonturqit, “gjoja” të interesuar për ca liri politike të shqiptarëve dhe të maskuar nën maskën e parlamentare, kërkonin që gjithçka që ka të bëjë me kërkesat e shqiptarëve të drejtohen nga një qendër që do ta kishte selinë në Stambolli. Mirëpo, patriotët shqiptarë, të deleguar nga gjitha klubet e shoqëritë, njëzëri vendosën që të gjitha atributet, e sidomos ato të përhapjes së shkrim-leximit, t’i jepeshin klubit “Bashkimi” të Manastirit, e jo Komitetit “Bashkim e Përparim” dhe qeverisë osmane.
Diçka e ngjajshme edhe sot me lakmitarët e erdoganizmit.
Pas prillit të 1909 pushteti xhonturk e zbuloi fytyrën e tij – doli haptazi dhe me të ngut kërkojnë filloi të kërkojë të zbatohen dekretet perandorake të të ashtuquajturit Hatti-Humaiun, që mbi atë ta organizojnë rrjetin shkollor shtetëror në gjithë territorin e Perandorisë Osmane, me qëllim të mos lejojnë të hapen shkolla në gjuhën amtare, por të japë leje që gjuha shqipe të mësohet vetëm si lëndë mësimore në shkollat turke.
Kryeministriturk Ibrahim Hakki Pasha, pa drojë pati deklaruar: “Se çështja e alfabetit shqiptar ka karakter politik dhe kombëtar dhe qeveria nuk do të lejojë të ndahet Shqipëria nga shteti Osman“. (Avzi Mustafa: 2012:12). E ngjajshme me kërkesën e ndërrimit të historisë !
Manovrat e xhonturqve nuk kishin të ndalur për përçarjen e shqiptarëve. Ata dërguan emisarë për të nxitur klerikët fanatikë, hoxhallarë e myftinj, agjentë të veshur si dervishë, por edhe priftërinj ortodoksë, për mallkim e gjuhës e të shkronjave shqipe, që kështu shqiptarët të heqin dorë. Megjithatë emisarët nuk gjetën përkrahje nga shqiptarët. Në një dokument që gjendet në Arkivin e Maqedonisë (dokumenti mban nr. 74 të 17 frorit (shkurtit) 1910) kuptojmë se “Turqit e rinj janë angazhuar që të organizojnë një protestë kundër shkronjave latine të arnautve. Nga shumë qytete kjo protestë nuk ishte mirëpritur, kurse sukses ka pasur vetëm në Ohër, atje janë mbledhur 3000 frymë”. (Arkivi i Maqedonisë, dokum. I.19.173/207-208).(A.M)
”. Ata kërkonin t’i vënë në shërbim fanatikët fetarë, merimangat dhe satrapët e ndryshëm shqiptarë që ashtu të pengonin çdo gjë që ishte shqiptare. Xhonturqit dëshironin që shqiptarët nëpërmjet fesë ta përçajnë kombin. Çdo gjë që ishte shqiptare dhe e ruajtur ndër shekuj ata mundoheshin ta zhduknin dhe ta zëvendësonin me të huajën. Këtë e shohim menjëherë pas 7 muajve kur filloi fushata e egër kundër alfabetit të përbashkët të aprovuar në Manastir. Siç e dimë, alfabeti e shpejtoi hapjen e shkollave shqipe që dita-ditës po hapeshin si në qytete, ashtu edhe nëpër fshatra.
Ministri xhonturk i Punëve të Brendshme të Perandorisë, deklaronte “Shqipëri nuk ka! Ka vetëm provincë turke”. Viti 1909
Të bindur se nëpërmjet xhemijetit shqiptarët e besimit mysliman duan dhe do t’i mbrojnë shkronjat turke-arabe, në përvjetorin e parë të shpalljes së Kushtetutës Turke, përkatësisht më 23 korrik pikërisht më 23-29 korrik 1909, nën patronazhin e Klubit të Dibrës “Bashkimi” u organizua Kongresi i Dibrës.
Kongresi i Dibrës, siç dihet, u organizua nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” me një qëllim se gjoja shqiptarët e besimit mysliman nuk janë dakord me vendimet e marra në Kongresin e Manastirit. Një nga veprimet për ta penguar përhapjen e shkollës shqipe pas Kongresit të abe-së ishte propaganda e përdorimit të shkrimit të gjuhës shqipe me alfabetin turko-arab. Pas propagandës që e përdorën kudo si nëpër xhami e tubime, ashtu edhe me frikësime duke përdor lloj-lloj metodash, ata kërkonin të organizojnë një lëvizje të madhe që do ta luftonte shkrimin, shkollën shqipe dhe çlirimin kombëtar. Nga njëra anë kërkonte të thellohej përçarja ndërmjet shqiptarëve, kurse nga ana tjetër synonte që këtë ta paraqesin para opinion botëror si shprehje të pajtimit të shqiptarëve me Komitetin e Xhonturqve.
Po sot? Te na paraqesin 100 % proturk,
Nga historia : Polemikat dhe diskutimet rreth përdorimit të alfabeteve shqiptarët i ndanë në dy taborë. Në njërin tabor rrinte Riza Beu, Shaqir be Jegjeni, Sybi Efendii, Bedri Efendi, Haxhi Ali Elbasani, Haxhi Muhamed Vlora etj., që kërkonin që gjuha shqipe të shkruhet me shkronja turke-arabe dhe këtë e justifikonin duke thënë se Gegnija shkronjat latinisht nuk i pranon, kurse Riza beu nga Shkodra pohonte: ”se nuk ka nevojë të mësohet shqipja, neve na mjafton turqishtja. Në shkolla vetëm turqisht lexohet.” Ose, siç u prononcua Shaqir be Jegjeni:” Në Dibër nuk është kush që do shkolla shqipe, edhe në pas ndonjë, edhe ai do me shkronja arabe”. Në taborin tjetër me plot krenari qëndronin: Qenan Manastiri, Gani Frashëri, Abdyl Ypi, Seid Aga, Murat Agë Gjakova, Isuf beu, Ibrahim Daci e tjerë…
Një pyetje që është aktuale edhe sot ,është ajo e Gani Frashërit: “Me alfabetin arab shkruhet në Afganistan, Sumatra etj. A e di Bedri Efendiu se në çfarë shkalle kulturore ndodhet popullsia e këtyre vendeve“. Çudi, ne ende sot dëshirojmë të mbesim në nivelin e Afganistanit, Sumatrës. Jemenit !
Por fatbardhësisht ndodhi diçka tjetër në rrjedhat turke “ Kemal Ataturku Bëri reforma civilizuese: Reformat politike: E shformoi Sulltanatin ( 1.11.1922 ) ( ne krijuam sultanate partiake ); e hjeki kalifatin (3.03 1924 ) ( ne rrezikohemi nga sulltanët e rinj).I anulojë gjykatat fetare. ( ne filluam ta propagojmë sheriatin); E futi ligjin sekular gjithëkombëtar. (ne e sulmojmë sekularizmin tonë ). E shliroi gruan turke duke i dhënë të drejta politike dhe sociale (1926) ( ne po ia sjellim shaminë, ferexhën, largimin nga shkolla ). E unifikoi edukimin. I mbylli medresetë dhe i hapi shkollat bashkëkohore sipas nevojave civilizuese të kombit ( Ne po hapim medrese dhe shkolla nëpër xhamija).
E futi Alfabetin Turk me shkronja latine dhe e filloi pastrimin e gjuhës turke nga fjalët e huaja (1 .11.1928 ) ( Ne nuk e pranojmë gjuhën e bashkuar dhe krijojmë gjuhë lokale, e kërkojmë alfabetin osman )
E shohim se fatbardhësisht virusi osman do të “ zhduket “ me ndërrimet politike në Turqi. Por “Ethet e verës”, vazhdimisht do të na i shqetësojnë buzët e kuqe e të shëndosha të kombit.