Express: Top 10 fakte për Shqipërinë në ditën e Traktatit të Londrës

0
49

TemA, 30 Maj 2013

100 vjet më parë, më 30 maj 1913 u nënshkrua Traktati i Londrës, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike dhe duke njohur pavarësinë e Shqipërisë. Edhe pse shqiptarët e konsiderojnë një padrejtësi këtë ditë, e përditshmja londineze Express sjell ato që i cilëson top 10 faktet për Shqipërinë.

1. Shqiptarët e quajnë vendin e tyre Shqipëria ose Republika e Shqipërisë.

2. Nënë Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) nderohet si e vetmja shqiptare që ka fituar çmimin Nobel, edhe pse ka lindur në Shkup në vitin 1910 (tani në Maqedoni, por në atë kohë në Perandorinë Osmane).

3. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës mban emrin e Nënë Terezës, që prej vitit 2001.

4. Një tjetër fitues i çmimit Nobel me origjinë shqiptare është Ferid Murad (SHBA), që fitoi në vitin 1998 çmimin për Mjekësi. Babai i tij ishte shqiptar.

5. John Belushi, ylli i filmit “Vëllezërit Bluz” e ka pasur babanë shqiptar.

6. Shqipëria, Armenia dhe Vatikani janë të vetmet vende evropiane që nuk kanë një McDonald’s.

7. Në vitin 1995, shoferët në qytetin e Shkodrës refuzuan që të paguanin një taksë për semaforët, duke thënë se qyteti i tyre nuk ka semaforë.

8. Shqiptarët e tundin kokën nga lart poshtë për të thënë jo dhe anash për të thënë po. (vjen nga lindja kjo)

9. Shqipëria nuk ka fituar kurrë një medalje në Lojërat Olimpike.

10. Mbreti Zog i Shqipërisë është i vetmi lider kombëtar në kohët moderne, që i është përgjigjur zjarrit gjatë një atentati ndaj tij./ep