Brahim (Ibish) AVDYLI:
(Pjesa e XI)
Po e fillojmë këtë punim me fjalën legjendare të rilindasit tonë të madh, Sami Bej Frashëri, i cili thotë për rolin e madh të pellazëve dhe gjuhën shqipe, se: “…pelasgëtë kanë folur kaqë mijë vjetë më parë këtë gjuhë që flasim ne sot, po thua pa asnjë ndryshim a me aq pak ndryshim, sa të mudte të delte sot një pelasg, do të mundimë të flisnimë me te si flet një gegë me një toskë…”
Gjuha shqipe është folur që prej fillimit, që prej zanafillës së njerëzimit, kur ka filluar njeriu të belbëzojë, atëherë mund të quajmë gjuhë e parë e njerëzimit dhe një gjuhë origjinale, e ruajtur nëpër mijavjeçarë e deri në ditët tona. Kur vendosim me qëllim të studimit ndonjë pjesë të vjetër shkrimi dhe shkencorisht mendojmë, atëherë mund ta barazojmë vetëm me shkrimin e sotëm të gjuhës shqipe dhe nuk kemi si t`i ikim lidhjes së ngushtë të gjuhës shqipe me gjuhën e vjetër pellazge. Gjuha e vjetër pellazge ka ardhur përmes ilirishtes deri në ditët tona dhe është sot e kësaj dite po ajo gjuhë, GJUHA SHQIPE, saqë nuk ka asnjë dallim apo ndonjë ndryshim të vogël, që pak merret vesh, sikur të qe një dallim i vogël i tokërishtes me gegërishten, të folmes së patjetërsuar të të njëjtit komb, me dy fise të mëdha, si SHQIPONJA e jonë, me dy koka.
Shqiptarët janë shqipe si shqiponjat, që fasin gjuhën shqipe prej fillimit, e nuk janë “albanër”, sepse “alban” dhe “albania” apo shkencëtarët “albanologë” e kanë “prejardhjen” prej latinëve, që kishin bërë një qëllim të parë edhe shkrirjen e kombeve të tjera. Madje shkrimin e gjuhës latine, në pjesën dërmuese, e morën nga iliro-pellazgët. Latinët janë krijuar më vonë, në rrjedhat e historisë.
Nën shtytjen e qëllimtë të këtyre dhe të gjithë armiqëve tanë, që na mblidhen përreth, aq të shumtë e të paskrupullt siç janë ata, jo vetëm se “i ndihmuan” kështu të krijoheshin “albanologët” me “shkencat e tyre” plot gënjeshtra, por i gënjejnë shqiptarët me “entogjenezën” e tyre të vonshme. Ne po e marrim sa për fillim një citim të recensionistit të veprës “Etnogjeneza e shqiptarëve”, në të cilën Hysen Uka, duke cituar tërësisht autorin, na thotë se “popullatat që këtu banonin gjatë Neolitit të hershëm dhe të mesëm (7000-4000) quhen popullata paleoballkanike…”.
Po e ndërpresim këtu njëherë për të shënuar një fakt tepër të rëndësishëm: atëherë nuk ekzistonte emërtimi “Gadishulli Ballbanik”. Pra, në radhë të parë, emri “Ballkan” i është dhënë këtij Gadishulli pikërisht nga komuniteti ndërkombëtar, nga Kongresi i Berlinit, më 1878, ndërsa në vitin 1909 ai u bë emër legal për tërë Gadishullin, që tashmë quhej “Ballkan”, pra shumë më vonë; dhe e dyta, nuk ka kurrëfarë logjike të thuhet se këto “popullata” kanë qenë “paleoballkanike”, kur Ballkani nuk ka ekzistuar. Në të vërtetë, ky Gadishull quhej Gadishullit Ilirik, nga ilirët që e përbënin ate me shumicë, ndërsa më parë quhej HEMI. Ballkani quhej vargu i maleve me këtë emër dhe nuk kishte arësye të hiqej emri tradicional “Gadishulli Ilirik” dhe zëvendësohej me emrin “Gadishulli Ballkanik”. De fakto, emërtimi i tillë jo vetëm fshihte rolin e madh të ilirëve në këtë anë, por edhe etnogjenezës sonë ia veshë në mënyrë antishkencore tërë një periudhë të shekujve dhe e la të quhej “popullata paleoballkanike”. Kjo është një gënjeshtër pseudoshkencore. Atëherë aty banonin pellazgo-ilirët dhe nuk mund të quhej “popullata paleoballkanike”, sepse ishte tërësisht një popullatë pellazgjike, d.m.th. pellazgo-illire, d.m.th. shqiptarët e hershëm, që nuk e zënë me gojë “shkencëtarët evropianë”, as ata botëror, dhe kështu “grekëve” të mëvoshëm ua japin “të drejtën” që “të thirren” sikur janë prej fillimit “themelues të Evropës”.
Të ashtuquajturit “grekë” patën përherë një mundim: të “ndërrojnë” gjuhën e tyre vazhdimisht, që kështu të mos njihej rrënja pellazgo-shqipe e shkrimive antike dhe i Lieareve A e B.
Në vijë të këtyre spekullimeve me çështjen e shqiptarëve, vjen loja e fundit. Aty e ka rendin “diplomacia” konservatore e fuqive të mëdha evropiane, edhe sot mjaft aktuale, e cila e sabotoi tërë historinë tonë kombëtare nga Kongresi i Berlinit, më 1878, me qëllim që të injoroi tërësisht çështjen kombëtare të shqiptarëve. Ky Gadishull u bë “Gadishulli Ballkanik” dhe i tërë rajoni është bërë rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore, i cili i diskriminon shqiptarët dhe shkencat e tij. Është e vërtetë se ilirët e përbënin ate. Evropa zyrtare nuk i donte as ata dhe as çështjen e tyre, sepse kështu do të “hakmerrej” në radhë të parë sa i përket “themelimit” të Evropës, por edhe “prejardhjes” së popujve të tyre. Ne na la të “krijojmë” etnogjenezën tonë, sikur jemi “të ardhur” vonë “nëpër histori”, që prej “mesjetës” e këtej, prej “shkrimit të parë të gjuhës shqipe”, në vitin 1462, etj., pa e parë origjinën e vjetër pellazgo-ilire të gjuhës sonë, GJUHËS SHQIPE dhe banorëve më të shumtë të Evropës dhe veçanërisht të Gadishullit Ilirik.
Gjuha shqipe është GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, është GJUHA E FILLIMIT TË BOTËS. Provat e saj shkencore dhe dokumetuese janë të shumta dhe sistematike. Ndër të tjera gjenden në mbi 200`000 pllaka me shkrim kuneiform të kulturës më të lashtë sumere. Pasardhësit akkadianë e babilonas e kanë quajtur “gjuhë sumere”, duke mos ditur se janë të gjuhës shqipe. Për këtë shkak e thonë se janë “Super (Shumer)” apo “Shumë Erë”. Vetë shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë “tokë e ngirë”, e nginjur, e ngopur, e begatë. Provat tjera gjenden në 3-4 miliardë kopje të Biblës, në të gjitha gjuhët e sotme të botës së gjërë. Pra, besohet në të gjitha drejtimet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere, si “Eposi i krijimit”. Bibla është përkthyer në mbi 2000 gjuhë të ndryshme, por pjesa e parë e 39 librave përbërës të “Dhiatës së Vjetër”, e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, përmban provën SHQIPE, me fjalët “në fillim”. Ajo ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale dhe kështu shprehja “në fillim” është një nga provat më të rëndësishme të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të tregimeve tjera biblike. Një provë tjetër në Bibël, është fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”. Kjo është e njëjta me fjalën e sotme të shqipes “mallkim”. Biblën e përdorë tërë bota. Dihet, që udhëtimi i Noas është startuar nga Dodona dhe ka mbërritur në Malin Ararat dhe në Tebë. Dhe, anasjelltas, është ktyer përsëri në Dodonë.
Noa është Nuha, është sot ndër shqiptarët Nuhiu. Do me thënë që shqiptarët janë prej origjinës së hershme të njerëzimit dhe gjuha e tyre shqipe është gjuha e parë e njerëzimit. Ajo flitej që kur është ndërtuar kulla e Babelit. Kulla e Babelit që përmendet në Bibël, ishte një kullë në ndërtim për të arritur qiellin dhe vetë Zotin e Madh. Njerëzimi i bashkuar që flitnin të njëjtën gjuhë, nisën të ndërtonin këtë kullë gjigande. Perëndia që po e vëzhgonte kryelartësinë e tyre, vendosi të përshtjellonte gjuhën e njerëzimit, që ata të mos kuptoheshin me njëri-tjetrin, sepse kështu parandaloi Zoti i Madh çdo përpjekje kolosale për të ardhmen e njerëzimit. Njerëzit, te nesërmen nuk u kuptuan më. Kështu lindën gradualisht të gjitha gjuhët e botës.
Por, të vazhdojmë me thënien e më tutjeshme të Hysen Ukës, që nxirret nga konstatimet e Prof. Dr. Kristo Frashërit. Popullatat që jetonin në periudhën e Neolitit të vonë “që nga fillimi i mijëveçarit të katërt deri në mijëvjeçarin e tretë p.e.s. (4000-2500 p.e.s.)” janë “popullata të grupit etnikogjuhësor alarodik ose mesdhetare”. Të gjithë “albanologët” dhe “ilirologët” e bëjnë “gabimin shkencor” dhe nisen nga “albanologjia” e mesjetës dhe ilirologjia, pa e ditur se shkenca nuk prihet nga politika, por ajo është e bazuar në faktet e pakundërshtueshme shkencore; se para tyre ka rrjedhur gjuha pellazgo-shqipe që prej zanafillës së njerëzimit e këndej; se ilirët e kanë folur të njëjtën gjuhë nga pellazgët dhe ia kanë përcjellur shqiptarëve të vonshëm; dhe së fundit, se nuk i kanë përzëne “popujt mesdhetarë”, por, nëse janë “larguar” kësisoji popullatat “mesdhetare”, sepse ato kanë qenë fise pellazge, që nuk janë “kombe” apo siç i quan autori “popullata mesdhetarë”. Hysen Uka thotë se ata “të epokës neolitike (2500-2000 p.e.s.)” janë “popullata protoindoevropiane, ku bëjnë pjesë edhe pellazgët. Për banorët e epokës së bronzit (e cila mbulon mijëvjeçarin e dytë p.e.s.) nënkuptohet se është fjala për popullatat indoevropiane- grekët, trakët, proto-ilirët, dorët, ilirët… Për fillimet e epokës së hekurit (që nga fillimi i mijëvjeçarit I p.e.s.) kemi të bëjmë me popullata ilire”. Pra, shihet se çka i bëjnë të tillët shkencës shqiptare. Së pari, atëherë “grekët” nuk kanë ekzistuar dhe nëse janë përmendur, atëherë kanë qenë një grup i vogël; ndërsa e dyta thotë “popullata indoevropiane”, që janë thjeshtë pellazgët, për të cilët nuk dëshiron të ndëgjojë askush në Evropë e në Botë, dhe aq më pak se janë të sotmit shqiptarë, jo grekë. Ai dhe Kristo Frashëri i ngatërrojnë “grekët” me fiset pellazge, siç janë trakët, protoilirët, dorët, ilirët, etj., dhe bëjnë vetë pseudoshkencë.
Dihet se miti i dytë mbi ilirët thotë tekstualisht këtë çështje se: “Apiani (vitet 95-160 pas Krishtit) pohon në lidhje me zanafillën e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, 2) <>. Për këtë arësye u quajtën keltë, ilirë dhe galtë” mbretëritë dhe popujt.
Në njëfarë mënyre ai na pohon se keltët, ilirët dhe galët ishin vëllezër, dhe se ata e kanë prejardhjen prej popullatave pellazge, që “dijetarët” e ashtuquajtur “grekë” i kanë konsideruar si “barbarë”, sepse flitshin “gjuhë të pakuptuar” prej të folurës e të shkruarës së tyre me alfabetin “egjiptiano-fenikas”. Ne po e themi të vërtetën, dhe e vërteta na thotë këtë gjë, se Kadmi është i ardhur, por i martuar me Harmoninë, pellazgo-ilire, prej Epirit. Fëmijë të tyre kanë qenë: Feniksi, Ciliksi, Semeleu, Dionisi, Europa, Laios dhe Edipi. .Evropa e ka bërë djalin e parë, që i është dhënë ermri Ilir.
Pra, Evropa, është mbesa e pellazgo-shqiptarëve dhe e bija e Harmonisë prej Epirit, që thirret gabimisht kështu prej latinëve, sepse nuk e kuptonin të folurën e epirotëve, pellazgo-ilirëve, arbërishten, më mirë të themi arbanishten, të arëbërësve apo arbëreshëve, e cila ka qenë tokë e vërtetë shqiptare, të tokës së shqipeve dhe të Dodonës, që e kishin poashtu truallin e tyre amtar, nga fillimi i zivilizimit, në Shqipërinë, në Arbani. Po i marrin në jug të Shqipërisë dy pikat më të njohura, Tomorin dhe Tomarin. Të dy këto qendra të lashta e lidhin tërë tokën që quhej prej latinëve “Epirus”. Shihet nga Ridvan Muslia, se Evropa- bijë e Kadmit dhe Hamonisë, mbesë iliro-pellazgëve, e ka mbajtur në kokë plisin e bardhë, duke qarkulluar mbi një dem.
Se tërë kjo gjë është e mundur vetëm në tokën shqiptare dhe se ajo shtrihet me po të njëjtën largësi gjeografike prej Janinës e në Krujë, na e shpjegon një matje gjeografike e këtij territori, që po e marrin nga Besir Bajrami.
Nga Kulmaku deri në Krujë ka 111 kilometra; nga Kulmaku në Janinë ka poashtu 111 kilometra. Duke u bazuar në shenja edhe gojëdhëna të popullit, të cilat trashëgohen brez pas brezi në këtë trevë të gjërë, matjet në “Google Earth”, japin pikërisht këto të dhëna:
1) Shenjat e “hapit të Zotit” (gjurmës së Zotit) gjenden në fshatin KULMAK, në Tomor;
2) E njëjta gjurmë gjendet në fshatin Salcatik, në Krujë – ku falej edhe vetë Gjergj Kastrioti;
3) Ndërsa gjurma tjetër gjendet në Artë, Janinë, Prevezë.
Të gjitha gjurmët krijojnë të njëjtën largësi të barabartë: ARTE-KULMAK-SALCATIK. Këto gjurmë quhen “GJURME TË ZOTIT”. Mali me vija është gjurma e kalit të Zotit, pra Zeusit. Ai mal me vija, që ndodhet në Tomor i ruan edhe gjurmët e kësaj që quhet simbolikisht “kalit të Zojsit/Zeusit” . Kjo është shenjë treguese që e lidhë Tomorin me shenjat e Zotit. Për këte, pikërisht në Kulmak, ndodhet sot Teqja e Bektashijve.
Gjuha e folur është ndërruar gjatë mileniumeve me shenjat shkruese të alfabetit semito-egjiptian të fenikasit Kadmi, i cili pikturohet nga të thënat popullore shqiptare si “gjarpër”, apo që ngrehet nga qerrja me dy gjarpër, për t`a përcjellë “në botën tjetër”, që është vdekja.
Më shkrimet e para të alfabetit fenikas është ruajtur tekstualisht shprehja e përgjithshme pellazgo-shqipe, duke u shtuar me shtesat e prapashtesat prej gjuhës së ashtuquajtur “greke”. Kësaj gjuhe, thënë më shkurt, siç thotë Mili Butka, në organin e internetit “E vërteta”, iu desht thjesht një shartim, madje një shartim i keq mbi trungun e mëmës së saj- gjuhës shqipe. Gjuha “greke” vazhdimisht ka dalë jashtë shtratit të rrjedhës normale, prandaj asaj iu deshtëm mileniume të jetë “një gjuhë normale” dhe të vrapojë para shqipes dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Këtë nuk do ta kuptojnë drejtë aspak “albanonologët” se kush janë “grekët” dhe cila është “gjuha” e tyre, e as vetë albanologu shqiptar Prof. Dr. Kristo Frashëri (i cili, do të më falë, sepse nuk kam rrugë tjetër pos kësaj), që na i “shtynë” “grekët” përpara nesh dhe përpara shqipes, sikur jemi quajtur prej mesjetës, në trajtën albanë ose arbër. Ai thotë se te bizantinët u quajtëm: ÀλβAVOI, ÀλβAVITAI; te latinët: ALBANENSES, ARBANENSES; te italianët: ALBANESI, ARBANESI; te sllavët (të cilët, në atë kohë kanë ardhur mbi tokat tona si pushtues, të përzier me popullata të tjera, por autori paska të “drejtë” që ata të na i quaj tërësisht si “sllav”, me të “drejtën” që t`i emërrojnë trojet tona autoktone ashtu si duan ata, gjë që na tregon se autori bie pre e veprave të studiura sllavo-ruse): ALBASKI, ARBANASI ose RABASKI; te grekët: ÀλβAVOI, ÀλβAVITAI; te turqit: ARVANIT, ARNAVUT dhe ARNAUT, e të tjerë, të cilët nuk i thekson dhe na i humbë mija vite p.e.s. e tutje, deri në mesjetë.
Në të vërtetë, të huajt vazhdojnë të na quajnë ndonjëherë a r b a n ë, përkundër fjalës së përditshme dhe tendencioze politike të latinëve “alban”, si të vetmit trashëgimtarë të racës së bardhë argase dhe arbane, apo siç njihet racës ariane, si trashëgimtarë të pellazgëve.
Emrat që i përdonin për veten e tyre “grekët” janë: DANAI, AKEI, HELENË. Vetë grekët e quajnë vendin e tyre HELLAS dhe banorin e këtij vendi HELEN. Ndërsa të huajt e quajnë GREQI (Greece, Grece, Grecia, etj.) dhe banorin e këtij vendi “GREK” (grec, grecque, greco, etj.).
Louis Beonlew, në veprën e tij “Greqia përpara Grekëve”, sikur të thoshnim “Hellada përpara Helenëve”, na vjen për bukuri në ndihmë me shpjegimin e emërtimit “grek”. Ai i referohet mitologjisë (mythologjisë) dhe kur i referohet kësaj discipline na sjellë një legjendë. Sipas kësaj legjende Zeusi ose Jupiteri, nga dashuria me vajzën e dytë të Deukalionit, Pandorën, lindi një djalë të quajtur GRAEKO. Por, populli i Dodonës së dytë dhe i rrethinave ku jetonin sellët, quheshin GRAHI, GREHI, GRAHOI. Ky ishte emri me të cilin latinët dhe italianët i kanë emërtuar vazhdimisht helenët.
Mishmashi më i dendur është në faktin se gjuhën shqipe e nënvlerëson pa të drejtë. Ai nuk e njeh si gjuhë të hershme të njerëzimit. Thotë me pa të drejtë se “gjuha shqipe ka huazuar shumë fjalë nga gjuhët latine, sllave, turke, por askush nuk ka guxuar ta quajë gjuhën shqipe se ajo është bijë gjenetike e latinishtes, sllavishtes apo turqishtes” . Harron se shqiptarët “bejnë pjesë në bashkëfisërinë japetike” dhe janë “pasardhës të vërtetë të pellazgëve”, siç na
e bënë të njohur me të drejtë Spiro Konda. Pellazgo-ilirët janë hapur kudo. Ata janë në Azinë e Vogël; në Thrakë, në Maqedoni; në Epir; në të gjithë të ashtuquajturën “Greqi”, në ishujt e Detit Mesdhe; në Itali; në Egjypt; në bredetin Lybisë (Afrikës); në Etiopi dhe në Spanjë, të mos e harrojmë pjesën tjetër të Evropës deri në Britani, dhe prej detit Baltik e për në Danub. Këta stërgjyshë të vetëm të shqiptarëve, kanë banuar që në kohërat e vjetra parahistorike, në shumë vende të botës, që njiheshin atëherë, duke zhvilluar një nga qytetërimet më të mëdha të njerëzimit. Nuk mund të quhet gjuha shqipe, e vetmja gjuhë pellazgo-ilire, se është “bijë gjenetike” e latinishtes, sllavishtes apo e turqishtes, sepse, në radhë të parë vetë ato janë krijuar prej gjuhës shqipe; respektivisht, gjuha “turke” është krijuar prej shqiptarëve rilindas dhe nuk ka ekzistuar më parë.
Prof. Dr. Kristo Frashëri nuk ka të drejtë të “filloi” etnogjenezën e kombit tonë me ilirët, sepse nuk janë ilirët fillimi i etnogjenezës sonë, por pellazgët, sado që ai i merr gabimisht pas “grekëve”. Marrë në përgjithësi, mund të themi me plot gojën se etnogjeneza ilire nuk është etnogjeneza e jonë kombëtare, por është vazhdimësia e jonë prej pellazgëve, sepse mjaft fjalë të shqipes së sotme vinë prej pellazgëve, nëpërmes ilirëve, deri më sot, pa mbarseat, shtesat dhe prapashtesat “greke”. Pellazgët janë ai popull i vjetër, që zhvilloi një qytetërim të dënjë e shumë të vyer që nga mijëvjeçari i dhjetë e këtej, jo vetëm ai që e merr Spiro Konda nga mijëvjeqari i pestë para erës së re , djepi i të cilave kanë qenë krahinat e mbiquajtura “greke”, me qendra të rëndësishme: Kretën (pra Mikenën), Qipron, Cikladet, Thesalinë, “Epirin” ose Arbërinë, etj. Mjafton të theksojmë Spiro Kondon, nga e njëjta vepër dhe e njëjta faqe, që e sjellë një thënie të historianit latin Taçit, të theksuar nga Korneli, për ata që e shkruajnë historinë e Kombit Shqiptar, “të mos thotë asgjë të rremë, të mos heshtë për asgjë të vërtetë” , sepse historia e ka këtë ligj. Ata që merren me historinë, dhe historinë shqiptare, duhet të mos gënjejnë, duhet të mos përfshihen nga politika, dhe të mos i lënë mënjanë mijëvjeçarët, sepse koha nuk i falë. Kurrë, nuk i falë!
Për të tjerat, do të shohim, në vazhdim…
Nga vepra e Muharrem Abazajt, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, në faqen e parë, prej veprës së Sami Bej Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, Shtëpia Botuese “Mësonjëtorja e pare”, Tiranë 1999, faqe 24.
Shiko parathënien e Hysen Ukës, të libri i Prof. Dr. Kristo Frashërit “Etnogjeneza e shqiptarëve”, Botimet M&B, Tiranë 2013, faqe 7.
Shiko librin e Besnik Imerit,”Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013, faqet 8 e 14.
Shikoni p.sh. intervistën e botuar të Akad. Prof. Dr. Aleksandre Lambert, “Evropa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan”, të nxjerrë nga http://www.facebook.com dhe të ruajtur si dorëshkrim.
Shiko shkurtimisht shkrimin „Legjenda e shqiponjave“, në http://facebook.com/Legjenda-e-Shqiponjave.html .
Hysen Uka, po aty, te parathënia e veprës së cituar të Prof. Dr. Kristo Frashërit.
Po aty, e njëjta faqe.
Citojmë edhe njëherë Aref Mathieun (Arif Matin), nga vepra “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 210.
Përsëri Aref Mathieu, “Shqiptarët… Odiseada e një populli parahelen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 112.
Shikoni prapë veprën e cekur të Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010.
Besir Bajrami, “Majat e Kulmakës”, http://facebook.com/Besir Bajrami.
Shiko artikullin e Mili Butkës, “Ç`do të thotë <>”, http://www.everteta.al/etimologji/cdo-te-thote-terra.html, e datës 8 Nëntor 2014.
Besnik Imeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, faqe 83.
Shikoni të njëjtën faqe apo faqën 351 të veprës së Louis Beonlew, “Greqia përpara grekëve”, Plejad, Tiranë 2008.
Shikoni faqet e veprës së Kristo Frashërit, “Etnogjeneza e shqiptarëve”, Botimet M&B, Tiranë 2013, faqet 14-15.
Spiro Kanda: “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Eugen, Tiranë 2011, faqe 498.
Për krahasim, merrni në konsultim Spiro Kondën, vepra e përmendur, faqe 499.
Po aty, po ajo faqe.