Erion Braçe: Sali Berisha, një koqe kandari, mos e merrni seriozisht

0
27

TemA Online, 17 Prill 2012

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka komentuar disa prej deklaratave të kryeministrit Berisha, në konferencën e shtypit maratonë të këtij të fundit. Braçe e ka cilësuar kryeministrin si koqe kandari, për shkak të deklaratave të tij. Më poshtë disa prej komenteve të Braçes në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha:

Ç’punë ka Sali Berisha me KLD-në? Kryeministri është “pushteti ekzekutiv”! KLD qeveris “pushtetin e drejtësisë”! Janë pushtete të ndara Sali!

Berisha dha urdhrin: Nënkryetari i KLD të jetë nga të zgjedhurit e Kuvendit. Kuvendi ka zgjedhur drejtoren e Topallit e drejtorin e Berishës!

Sali Berisha në versionin e koqes së kandarit: Për herë të parë në Tiranë qytetarët po shohin lule! Më çojne SMS e me thonë “ku kemi qenë”!

Berisha në versionin kryeministër: Akuzat për linjën e interkonjeksionit, klithmë e mafias! Kush është mafioz, KFW, ministri, kompania kroate?

Sali Berisha në versionin kryetar i PD: Presidentin e ri do ta caktojnë forumet nga një grup i madh udhëheqësish të PD!

Berisha rikthehet në versionin e koqes së kandarit: sistemi elektronik ka vend të futësh grushtin në të për ta fshehur! Ajo është vetëm 5 cm!