Engjelloret e Drishtit dhe Marin Beçikemi

0
34

Dr. SELMAN MEZIU

Në proçeset natyrore, fizike, kimike, astronomike, gjeologjike, anatomike, biologjike e tjerë, krahas atyre historiko shoqërore, kanë ndodhur përgjatë shekujve, por njëherësh në lidhje me këto ka patur, përplasje zbulimesh, shkapetje ideshë të kundërta në shpegimin shumëplanësh të këtyre dukurive ë shumta.

Pikpamje doktrinore të shkencave kanë vegjetuar por disa edhe janë shuar pse jo edhe traktate të përmbysura ka patur e të tjera që kanë mbijetuar plotë rreze ylberike përgjatë vargëmaleve të shekujve në sherbim të njerëzimit. Pesë vjetë më pare lexova në faqet e një libri ë një studiuesi italianë këto to rrjeshta ë shkruara nga Profesor Jup Kastrati: ’Kam marrë informacion se e keni mbaruar punën tuaj për botimin e Komentarit ë anonimit ( pa emër autori) botuar në Venezia në vitin 1539 dhe keni mundur përfundimisht të përcaktoni Autorin ( Paolo Engjellin S.M.) që për disa ishte Dimetro Franko e për të të tjerrë Paolo Geovo…

Për aq sa pata studiuar literaturën Kastriotiane, kisha gjetur dyshime nga autorë të ndryshëm si dijetarët e shquar Gjerman Kurt Ohli, Franz Bebinger etjerë mbi Xhenaro Biemin, nga Breshia, për një libër mbi Skenderbeun, por këto vetëm konstatime, e asnjë studim serioz. Vetëm një iniciativ që merr Alesandër Laporta ku shprehej: ‘’…do të merrem në jetër kohë.,, premtim para pesë vjetesh, e vetëm aq edhe sotë kësaj dite. E një e papritur marramendëse, tronditëse, por e këndshme, shumë e guximshme e shprehur thjeshte nën një titull kureshtar, tërheqës e admirues, me një pikëpyetje në fund, ky është studimi historik ‘’Barleti apo Beçikemi?,, me autor Ilia Karanxhën.

Më trazoi mendimin, më zgjoi fitilat e purpurta të frymëzmit e pena mori udhën. Një operacio kirurgjikal në literaturën Kastriotiane, për të zbuluar të vërtetën e madhe të fshehur në qerthulloret e pesë shekujve, se cili ishte autori i vërtetë i ‘’Historisë së parë të Skënderbeut,, Marin Barleti, apo Profesori i Universitetit të Pa-dovës Marin Beçikemi, kur u botua kjo më 1508,1510 apo në vitin 1522? Duke lexuar me vëmendje e përkushtim studimin të shpalosen nëntitujt: “Engjëllorët dhe influenca e tyre…” Fillimet për një pozitë të madhërishme… dhe ‘’ Kon-sideratat për Engjëllorët te Komentarët… jo vetëm do të pushtohesh nga emocione të fuqishme, por edhe nga të papriturat intriguese, metodat, mënyrat e rrafinuara, taktikat e përdorura propoganda gjithë-farëllojshme, fallsikfikimet në dokumenta, presionet psikologjike, morale, fetare e të tjera, të shtjelluara këto duke shfrytezuar burimet e shkruara nga G.J. Merturi (1904), Zef Valentini (1938), Dhimitër Shuteriqi(1979), Injac Zamputi (1979), Aleksandër Laporta (2004), L. Nandin (2008), Paolo Peta (2000), e një seri dokumentash të zbuluara në arkivat e ndryshme. E studiuesi Karanxha duke gjykuar mbi këto shkruan: “Fillimisht nëpërmjet njëfarë Mikele Engjëlli, pastaj nëpërmjet disa kushërinjëve, krushqive e aleancave të afërta e të largëta u gjetën hallkat që familia të dukej sikur ishte lidhur me të gjitha oborret princërore e mbretërore më të shquara të Europës…

Hapat e para u hodhën rreth viteve dyzet në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, me botime të monografive e dokumenteve mbi këtë familje. Ndërsa për ta ligjëruar e ngulitur në trurin e njerëzve, nxorën një urdhër të Papës : ‘’….Me anën e të cilës rekomandohen peshkopët e Ceze-nës, patriaku i Venedikut dhe peshkopata e Padoves për çkishërim kush mohon origjinën e Engjëllorëven ga Perandorët e Orientit.,, E marshimi tyre mori ngjyrime të reja, për rritjene famës e fitimprurëse njëkohesisht, me nxjerrjen e një urdhëri kalorsiak ushtarak i cili titullohej: ‘’Urdhëri perandoraki milicisë së Engjëllorëve Praruar të Shën Gjergjit,, duke i dhëne motive historike e trashgimore nga Perandoria Bizantine.

Me njëherë iu dha ky titull studiuesve të historisë, Vendikasve Françesko Sansovinos dhe Gjovani Marie Bonardos, të cilët me kalimin e kohës do t’iua shpërblejnë atyre. Djali i Pjetrit Pal Engjëlli, mori penën e filloi të shkruaj për dinastinë e Drishtasve, së pari ai frekue-nton mjediset e Universitetit të Padovës, e më pas i thuri lavde të panummurta xhax-hait të tijë Pal Engjëllit, ish kryepeshkopit të Durrësit në periudhën e Kastriotit të Madh. Dhe më tej : “Dorëshkrimi i Pal Engjëllit”( 1462) që ndodhet në Bib-liotekën Laurenciana të Firences; “Komentarët” (1539); “Gjenologjitë” (1551-1555) e Andrea Engjëllit; dhe vepra e tretë e Barletit, “Kompedium” (1555); për të cilat përmes analizave të fakteve, gjykimeve mbi një mori dokumentash e burimesh të ndryshme historishkruese, autori shprehet thjeshtë e qartë: “Në këto vepra nga njëra te tjetra manifestohen ide të dokumentave të kopiuara…

Hapat e tyre galopante trokëllojn në fallsifikimet në fushën e pronësise, më 1515 u njihet pronësia mbi Qytetin e Drishtit, para vitit 1467. Dhe pas 32 vjetësh paraqiten tek një Noter Venedikas për ti regjistruar këto pronësi (Vila trekateshe, vreshta, ullishte, livadhe e ara te punuara etjerë, etjerë, pse jo edhe në vartësi 317 familje). ‘’Me qël-lim – shkruan historiani Karanxha – që të mbeten kujtim i përhershëm.,, Por e gjithë kjo kala e ndërtuar mbi themele në rërë rreziston fatkeqësisht shumë gjatë rreth pesë shekuj. E më pas çfar ndodhi? Ajo shkatërrohet. E shembjen e saj e kryen duke e shprehur me bindshmëri, sriozitet, e vendosmëri autori i studimit historik, duke shkruar: ‘’Nga dokumentat e pa-varura arkivore, venedikase mbi Drishtin nuk del gjëkundi ndonjë konfirmim për të gjitha ato prona e tituj që ato filluan ti mbanin nga shekulli i XVI.,

Këto u arritën nga ai pas shfletimit e gjetjes të shumë dokumentave, burimeve të shkruar nga varg autorësh përgjatë viteve, në ujvarën e pothuajse pesëqind vjetëve e duke u ballafaquar këto midis tyre. Spekullimet mbi Komentarin, janë të pa skrupullta, e këtë studiuesi Kara-nxha na e zbulon duke vëne në ringun e përleshjes, vite, gjykime autorësh e fakte të cilat hap pas hapi të dërgojnë në tem-pullin e së vërtetës. Gjon Maria Bonardo e boton Komentarin në vitin 1584, ku ia kushton Jeronim Engjëll Flavios, në të cilin derdhen si lum levdatat mbi Engjëllorët e Drishtit, dhe dyzetë e pesë vjet pas botimit të parë e gjashtëdhjetë vjetë pas vdekjes i njihet Autorësia Dhimitër Frengut. E çuditshmja zbulohet po të kthehemi Engjelloret e Drishtit dhe Marin Beçikemi (Vijon në faqen 11) mbrapsht në kohë, pra që në botimin e parë e të dytë, (viti 1539 e 1541), është jetime, pa autor, pa emrin e shtëpisë botuese dhe pa vendin e botimit.

Shërbetori i paguar nuk e harroi nderin. Ndërsa në komunën e Breshias në fillimet e shekullit të XVI, digjen dyzetë mergimtar e akuzohen edhe pesë mije të tjerë mjeranë, e në këtë valë përvëluese inkuzizioni vritet Marko Beçikemi, jemi në vitin 1515, ndërsa babai i tijë, Profesori i Universitetit të Padovës Marin Beçikemi, vdes 11 vjetë më vonë. Nuk dihen shkaqet, vendi i vdekjes e përse u varroset pa kurrëfarë cermonie ky intelektual i nderuar. E çuditshme! Natyrshëm lind pyetja. Cilit i kishte lënduar plagën Profesori ? Shumë pak dihen sipas studiuesit. Histori shkruesi arrin në përfundimin: ‘’….sot pra jemi të sigurt që më 1539 nga dora e Paolo Pjetër Engjëllit u dha për botim një vepër mbi jetën e Skenderbeut, pra Komentarët.,,

Krijuesi, shkruesi i saj është Profesor Marin Beçikemi. Ku ky ishte një variant i shkurtër i ‘’Historisë së Skënderbeut,, i lënë në dorshkrim ku më pas njëri nga pjestarët e familjes së Profesorit ia dha Paolos për botim pas pesëmbëdhjetë vjetësh të vdekjes së tijë. Dhe përfundimi i gabuar i studiuesi Aleksandër Laporta me titullin e botimit të Komentarit të vitit 1539, e zëvendëson kështu : ‘’Jeta e Skënderbeut të Palo Engjëllit.,, Një libër anonim që i rikthehet autorit. Botuar në vitin 2004. Ndërsa me plotë kulturë e dinjitet lexojme në librin ‘’Barleti apo Becikemi,, Një peshtjellim në historigrafinë shqipëtare. Tiranë 2010. Firmosur nga Ilia Karanxha: Paolo Engjëlli distancohet si autor kur shkruan: ‘’…se vepra është e gjitha e vërtetë dhe u shkrua nga burra që personalisht e ndihmuan Skënderbeu.,,

Sa të çliruar nga emocionet e nga shuarja e kureshtjes ndjihet lexuesi, kur shfleton e këndon vepra të tilla, që si orteqe dëbore, shemben përmes shpateve të maleve kryelartë, duke lajmëruar se dielli do të përcjell pranverën e bukur e para së gjithash në vazhdën e tyre lulet e gjelbërimi i harlisur do të gëzoi gjallesat e shumta. E të gjitha këto përsëriten në vazhdën e kohërave, duke lënë gjurmët e tyre. A nuk janë edhe krijuesit e krijimtaria e tyre një imitizion i dukurive stinore, natyrore e historike? Pa dyshim.

Dr. SELMAN MEZIU, Firence

Marre nga Gazeta “Rrënjët” – Tetor 2011
Drejtor Hasan Alijaj