ME SHUMË SHIJE
E ndjejmë
Aromën
Dhe ëmbëlsinë
E luleve të dashurisë
Stubëll, 16 shkurt 2015KËNAQËSIA JONË
Regjimi i dashurisë
I instaluar nga ne
Në mbretërinë e Dardanisë
Është sukses historik
Kënaqësi e madhe
E jona
Krenari
Stubëll, 16 shkurt 2015ME NE
Bota ndryshohet
Me dashuri
Ka kuptim
Për të gjithë
Stubëll, 16 shkurt 2015S’ËSHTË MIRË
Kështu si po bëni ju
O të gjorë
Nuk është mirë kurrë
Jo
Bile është
Diçka e rrezikshme
Stubëll, 16 shkurt 2015NE DY BASHKË
Me mbretëreshën
Jemi
Edhe dëshmitarë
Edhe protagoinistë
Të dashurisë
Në fron
Stubëll, 16 shkurt 2015MES PROTAGONISTËVE
Unë edhe mbretëresha
Edhe sot
Jemi të parët
Stubëll, 16 shkurt 2015NUK FSHEHIM GJË
Gjithçka bëjmë
Në dashuri
Me mbretëreshën time
E bëjmë krejt haptas
Gjithmonë
Stubëll, 16 shkurt 2015TË ZËNË NGUSHTË
I kanë pranuar të gjitha mëkatet
Të gjorët
Tani presin dënimin e rëndë
Stubëll, 16 shkurt 2015JANË PARË
Kot thonë
Se nuk kanë bërë gjë
Kriminelët
Janë parë
Në çdo lëvizje
Me të gjitha mëkatet
Stubëll, 16 shkurt 2015TË ETUR SHUMË
Thërasin
E bërtasin
Të gjorët
Ujë shumë kërkojnë
Duan të shpëtojnë
…
Stubëll, 16 shkurt 2015JEMI NISUR
Kur na kanë ftuar
Për në kremten e dashurisë
Nuk kemi pritur fare
Jemi nisur
Menjëherë
Stubëll, 16 shkurt 2015NË FAQEN E RE
Historia jonë
Është shumë e pasur
Plot e përplot me dashuri
Stubëll, 16 shkurt 2015KJO STINË
E ftohtë
Për të gjithë ne
Po na ngrinë
Në pikën zero
Stubëll, 16 shkurt 2015EDHE RRETH FRONIT
Në të gjitha anët
Ëmbëlsisht
Rrjedh
Mjalt i mrekullueshëm
I dashurisë
Stubëll, 16 shkurt 2015MES YJËVE
Drita e dashurisë
Shihet
Se është
Gjithnjë e më e fortë
Stubëll, 16 shkurt 2015PA I PARË KUSH
Kanë shkuar
Kanë vepruar
Bile edhe kanë kënduar
Stubëll, 16 shkurt 2015TË SKADUARA
Mendimet e tyre
Edhe idetë
Nuk vlejnë më
Për botën aktuale
Janë të skaduara
Mjerisht
Stubëll, 16 shkurt 2015N’ATË ANË
Edhepse kanë
Shumë telashe
Edhe probleme
Nuk ndalojnë kurrë
Së kënduari
Stubëll, 16 shkurt 2015S’KEMI IKUR
Megjithë vështirësitë e shumta
Edhe rreziqet
Ne kemi ndejur këtu
Mes zjarresh
Pa ikur kurrë
Sot gëzojmë
Të gjithë bashkë
Dashurinë
Stubëll, 16 shkurt 2015SOT
Në mbretërinë tonë
Sipas kushtetutës
Të gjitha ligjet
Dhe urdhërat
Dalin nga dashuria
Stubëll, 16 shkurt 2015NGADALË E SIGURTË
Vendimet historike
Shumë të rëndësishtme
Me ngjyra dashurie
Në mbretërinë tonë
Po vijnë
Ngadalë
E me siguri të plotë
Të garantuara
Stubëll, 16 shkurt 2015NË VIJËN E TYRE
Nuk mungojnë gabimet
As mëkatet
As krimet
Medet
As sivjet
…
Stubëll, 16 shkurt 2015ME DORËN TIME
I kam mbjellur
Dhe i kultivoj
Këto lule të bukura
Të së lumes dashuri
Stubëll, 16 shkurt 2015ASGJË E VEÇANTË
Vetëm flasin
Ata nuk kanë bërë
Asgjë të veçantë
Të gjitha meritat e tyre
Janë në hiç
Medet
Stubëll, 16 shkurt 2015TË VESHUR ME DASHURI
Jemi më të bukurit
Ndër të gjitha mbretëritë
Në botën mbarë
Stubëll, 16 shkurt 2015ME FJALË POETIKE
E kam thirrur
Dhe e kam joshur
Në çdo stinë
Zemrën e ëmbël
Të mbretëreshës
Stubëll, 16 shkurt 2015TË JOSHUR
Ecin shpejt
Duke u ngutur
Edhe rrëshqasin
E rrëzohen
Të gjorët
Stubëll, 16 shkurt 2015ME NJË KËNGË
Duke kënduar
Vetëm një këngë
Me mbretëreshën
Kemi shpalosur
Shumë faqe
Të historisë
Dhe të dashurisë
Sa bukur
Mrekulli!
Stubëll, 16 shkurt 2015UNË VAZHDOJ…
Ata mund të flasin
Sa të duan
Edhe të vëjnë pengesa
Unë i kaloj lehtë
Vazhdoj sukseset
…
Stubëll, 16 shkurt 2015EDHE NJË ARSYE
Pse e kemi marrë
Këtë rrugë të gjatë
Drejt amshimit të dashurisë
Është edhe një arsye
Shumë e madhe
Kushtetuta e bekuar
E mbretërisë
Stubëll, 16 shkurt 2015NUK DUAN
Iu kemi ofruar
Të gjitha mundësitë
Edhe rrethanat
Për t’u bërë njerëz të mirë
Ata
Medet
Nuk duan kurrë
Stubëll, 16 shkurt 2015ME DËSHMI
Nuk të akuzojmë
Kot së koti
O i gjorë
Për lëvizjet tua
Të rrezikshme
Kemi
Shumë dëshmi
Stubëll, 16 shkurt 2015UJDHESA E DASHURISË
Edhepse rrezikohet
Nga dallgët e mëdha
Të ujërave
Nuk përmbytet
Kurrë
Rron e lulëzon
Gjithmonë
Edhe në amshim
Stubëll, 16 shkurt 2015SHPEJT
E keqja
Edhe mëkati
Gjithmonë
Vijnë të papritura
Shumë shpejt
Medet
Stubëll, 16 shkurt 2015NË SELINË E RE
Froni ynë
Ka kuptim të ri
Gjithmonë
Në shërbim të dashurisë
Stubëll, 16 shkurt 2015KUALITETET TONA
I japin kuptim
Dashurisë
Jetën e bëjnë të mirë
Edhe të sigurtë
Stubëll, 16 shkurt 2015N’ATË PROVË
E kemi matur vetveten
Dhe jemi bindur
Se jemi të aftë
Për misionin e dashurisë
Stubëll, 16 shkurt 2015NË STINËN E RE
Ngadalë
E sigurtë
Përshtatemi
Me kënaqësi
Në rrethanat e dashurisë
Stubëll, 16 shkurt 2015