Energjia për shtëpitë tona,cila është ajo dhe sa duhet të jetë ?

0
60

Dimri po troket në derë, se si do ta përballojmë varet nga ajo sa jemi të përgatitur, para së gjithash me lëndët djegëse si në sasi po ashtu edhe në cilësi.
Sigurimi i energjisë në përgjithësi dhe i lëndëve djegëse të caktuara në veçanti, ka qenë dhe mbetet problem vazhdimisht në rritje për shumicën e vendeve, ku dimrat janë të ashpër si që ndodhë shumë herë në vendin tonë.

Qëllimi kryesor është që në shtëpitë tona, të kemi energji të mjaftueshme, që dimrin ta përballojmë sa më lehtë, por që njëkohësishtë edhe xhepin edhe ashtu shumë të cektë ta lehtësojmë.
Me një fjalë edhe të kemi energji të mjaftueshme për nevojat tona edhe të paguajmë më pak.
Formula të paguajmë më pak, do të thotë të shpenzojmë më pak, nuk ka formulë tjetër, por që njëkohësisht, të kemi energji të mjaftueshme, i duhet shtuar edhe një komponent.
Pra nga këto tre komponente, e para të paguajmë më pak, me të dytën të shpenzojmë më pak, kanë lidhshmëri të drejtëpërdrejtë, por cila është lidhshmëria e këtyre të dyjave me komponenten e tretë, që edhe të ngrohemi mjaftueshëm?!

Kjo është tema që në pika të shkurtëra, me shembuj praktikë nga jeta, do të mundohemi t’i japim përgjigje,n ë mënyrë që ç‘do sejcili mund të gjejë diçka që i hynë në punë për rastin e tij.
Duke u nisur nga fakti që rrethë 90% e nevojave për energji brenda shtëpisë nevojitet për ngrohje dhe ujë sanitar, si dhe duke u nisur nga fakti që nevojat për këtë lloj energjie sillen në kufijjtë prej 15 kWh/m² në vit, tek shtëpitë pasive, deri mbi 300 kWh/m² vit, tek shtëpitë e vjetra dhe ato të ndërtuara keq, del si domosdoshmëri që të bëhen analizat energjetike, para, gjatë dhe pas ndërtimit të objekteve të banimit, në mënyrë që vlerat e humbjeve të energjisë, të iu ofrohen standardeve të kohës, që në shumë shtete të BE, këto standarde jan bërë edhe obligime ligjor për ndërtuesit e rinj dhe për poseduesit e objekteve të vjetra, të cilat duhet të modernizohen energjetikisht, duke ulur vlerat e humbjeve të nxehtësisë nga mbi 300kWh/m² vit, në rrethë 100 kWh/m² vit, te shtëpitë e vjetra të modernizuara energjetikisht dhe në rethë 50kWh/m²vit, te shtëpitë e reja të standardeve KFW – 40,55,70.

Edhe reforma e Energjisë e ndërmarrë me shumë seriozitet nga qeveria gjermane, bazohet kryekëput në modernizimin energjetikë të objekteve të banimit mbi 18 Mil., bazuar në rregulloren për kursimin e energjisë EnEV (Energieeinsparverordnung), në fuqi nga shkurti i 2002, e që tani po bëhet ligj që s‘mund të i iku sejcili, që ndërton apo renovon objekt banimi.

Shërbehemi me një shembull të përafërt nga jeta jonë e përditëshme.
Shqipëria dhe Kosova sëbashku kanë mbi 5 Mil. banorë.
Supozojmë një banor tek ne mesatarishtë ka 20m² sipërfaqe banimi, që i duhet ngrohja
5Mil x 20m² = 100Mil m² sipërfaqe banimi x 200 kW/m² vit (nevojat për ngrohje) = 20 MilMW/vit = ca 2.300MWh.

Do të thotë se sipas kësaj llogaritje të përafërt, sikurse në shtëpitë tek ne, mesatarja e shpenzimit vjetor të energjisë së nxehtësisë, për m² vit të sipërfaqeve të banimit të mos e kalonte 200kWh/m² vit, por sigurisht që dikund e arrinë edhe 400 kWh/m², por në Jug të vendit nevojat për ngrohje janë më të vogla, del se për t’i plotësuar këto nevoja në shkallë vendi (Shqipëri-Kosovë), nevojitet një Termo, Hidro apo tjetër central energjie, me fuqi rrethë 2.300kWh vetëm për nevoja të ngrohjes (gjithëherë sipas një llogarie të përafërt të supozuar).

Sikur kjo nevojë të përgjysmohej dhe të sillej sipas standardeve të BE, rrjedhimisht përgjysmohet edhe fuqia e centralit nga 2.300 Mwh në 1.150 Mwh, duke patur parasysh faktin që tek ne shumica e popullit, ngrohen nga burimet e energjisë elektrike. Do të përgjysmohet edhe shpenzimi i thëngjillit dhe do të ruheshin rezervat dhe resurset do të përgjysmohej edhe emitimi i CO2, që afërsishtë : 1 Tonelatë thëngill = 3 Tonë CO2 (???).

Po të kihet parasyshë që 1 Ton thëngjillë Kosove jepë afër 4 Mw fuqi elektrike, del se zvogëlimi i CO2 do të ishte rreth 900 ton/h = mbi 7,5 Mil. ton/vit.

Dhe jo vetëm kaq, përfitimet do të ishin të shumëanëshme.

• Në rend të parë zvoglohet rreziku i smundjeve, që shkakton ndotja.
• Rritet tregu i punës për shkak të numrit të madh të të kërkuarve në këtë sektor.
• Rritet mundësia e prodhimeve vendore me materialet e nevojëshme për këto qëllime, që gjithashtu do ta rriste numrin e të punësuarve.
• Ndalet trendi i pa ndalshëm i ikjes së popullit, për të kërkuar punë gjetiu.
• Përmirësohet klima e banimit, duke krijuar ambiente të rehatëshme banimi brenda shtëpisë.
• Rrita vlera e objekteve dhe shtohet hijeshia e tyre etj.

Autor:
Abdullah Begolli
Inxh.i Dipl.
Energiemanager
Solarteur