Lorenc Vangjeli, 26.02.2011
Sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë! Ajo që e kanë thënë dikur francezët me elegancë, sot në Shqipëri thuhet dhe jetohet me trishtim. Në harkun e 20 vjetëve, Shqipëria është pakrahasimisht ndryshe me çfarë ka qenë. Fatkeqësisht mbas 20 vjetëve pluralizëm, në Shqipëri kanë ndryshuar fare pak gjëra. Jo në krahasim me pritshmërinë, por në raport me thelbin e sistemit. Komunizmi që sundoi në Shqipëri për mbi katër dekada ende nuk është rrëzuar si mentalitet. Ai është rrënuar, por fatkeqësisht është ende në këmbë.
Formalisht ka demokraci, ka fjalë dhe treg të lirë, ka institucione të pavaruara dhe ushtarë që luftojnë terrorizmin në Lindje të Mesme. Ka votime të përgjithshme, zgjedhje lokale e decentralizim. Madje ka edhe Kuvend të dalë nga votat. Praktikisht, ka shumë më pak se këto. Thelbi i asaj që po ndodh sot në Shqipëri, por dhe i çka ndodhte dje nën qeverisjet e socialistëve, është i ngjashëm për tmerr me periudhën e fundit të drejtimit të vendit nga një parti e vetme komuniste.
Sot Shqipëria është nën diktaturën e një partie të vetme, ndaj së cilës, opozita ka shumë pak shans t´i ndryshojë qëndrim, ka të drejtë ta qortojë, por të mos dëgjohet, ka të drejtën e fjalës, por llogaritet gjithmonë shtrembër dhe konsiderohet armike. Ka të drejtën të votojë kundër, por jo t´i numërohet vota. Sot, më shumë se bukë e punë, në Shqipëri konsumohet demagogji.
Në 20 vjet, nga Partia e komunistëve, janë derivuar kryesisht dy parti që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe thjesht luftojnë njëra-tjetrën. Partitë e tjera rreth tyre janë dëshmuar thjesht dhe vetëm nuanca të së njëjtës ngjyrë. Ngjan sikur katër dekadat e diktaturës së djeshme, pjestohen rregullisht me katër vjet dhe në ato katër vjet të një mandati – bëhen dy të tillë të njëpasnjëshëm – partia fituese sillet në të njëjtën mënyrë si partia e djeshme e komunistëve. Për shkak të shumicës së thjeshtë të votës, ato ushtrojnë tiraninë e shumicës.
Opozitës i mbetet të luajë rolin e dekorit. Të dekorit që gënjen thelbin dhe deformon dukjen e tij: vendi është nën diktaturën e një partie, opozita bën që diktatura të ngjajë pluraliste. Një diktaturë e moderuar kur qeverisnin socialistët, një diktaturë më e drejtpërdrejtë tani që qeverisin ata që flasin për antikomunizëm.
Sot, njëlloj si dje, problemi vazhdon të qëndrojë fatkeqësisht në shpatullat e një individi. Sot, njëlloj si para njëzet vjetësh Adil Çarçani, kryeministri Berisha është jashtë realitetit. Shumë më i fortë se Adili, po aq dogmatik sa ai, zoti Berisha e refuzon realitetin. Sheh atë që dëshiron të shohë dhe kërkon të bindë të varfërin se është i pasur, të bindë të uriturin se është i ngopur, të bindë të privuarin nga liria se është i lirë.
E gjithë qeverisja e vendit i ngjan trullosjes së Byrosë Politike të komunistëve. Ata trembeshin se po vinin armiqtë e klasës, klasat e përmbysura, bejlerët dhe agallarët që do të rrënonin fitoret e socializmit, sot në mënyrë identike flitet për rrezikun që sjellin çunat e bllokut, për frikën e riinstalimit të komunizmit dhe sulmin ndaj integrimit të vendit dhe fitoreve që ka korrur demokracia. Marrëzia nuk ka fund.
Marrëzia si komuniste dje, si demokrate në Tiranë, si diktatoriale në Libi, fjala vjen, ngjan si dy pika uji. Më parë Doktori i Tiranës dhe pas tij edhe Koloneli i Tripolit, ndanë të njëjtin fjalor për demonstruesit kundër tyre. Njëri në veri të Mesdheut, tjetri në jug të tij, njëri në janar, tjetri në shkurt, premtojnë pastaj reforma për të njëjtët të pakënaqur ndaj qeverisjes së tyre. Sepse sa më shumë ndryshon, siç thonë francezët, aq më shumë është e njëjta gjë.
Skeptikët që janë në modë dhe e sulmojnë edhe vetëm për modë opozitën dhe kush është mësuar të bëjë gjithmonë llogari me qeveritë e rradhës, megjithatë kanë një argument që duhet t´i ndryshojë dhe t´u tretë dilemat. Vrasjet e katër qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e bëjnë qeverisjen e sotme jo një trupë që duhet korrigjuar, por një klikë që duhet ndëshkuar. Ai ishte një prolog që dëshmon se deri ku është në gjendje të arrijë një trupë gati-gati militare për të mbrojtur pushtetin.
Në këtë klimë kur gjithë pellgu i Mesdheut ka marrë zjarr, kur diktatorët e këtyre vendeve që afronin stabilitetin e rrejshëm në kurriz të lirisë dhe të drejtave të qytetarëve të tyre, Tirana është e dënuar të gjejë orientimin e saj. Dhe sa më shpejt, aq më mirë. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë as dramë, as traumë. Zgjedhjet e parakohshme janë mjeti që zgjidh dilemën: më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund. Fatkeqësisht, topin në qendër mund dhe duhet ta vejë qeveria.
Sali Berisha është përballë një shansi të rrallë që rrallë i vjen një politikani në jetë. Në rastin më të keq për të, ai duhet të luajë me magjinë e epilogut të karrierës së një politikani. Shpesh mënyra sesi dilet nga skena errëson gjithë mënyrat sesi ka luajtur politikisht në skenë. Ajo do të ishte alibia e tij e nesërme për mëkatet e shumta të së djeshmes, ajo do të ishte me shumë gjasë, edhe amnistia e tij personale. Sidomos në raport me historinë, dashurinë e tij të madhe. Eshtë e njëjta gjë, në fakt, sado ndryshe të luajë politikani dinak i Tiranës. Epilogu dihet.
Fatura që duhet të paguhet jo! Berisha ende nuk është rrëzuar. Ai është rrënuar!Sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë! Ajo që e kanë thënë dikur francezët me elegancë, sot në Shqipëri thuhet dhe jetohet me trishtim. Në harkun e 20 vjetëve, Shqipëria është pakrahasimisht ndryshe me çfarë ka qenë. Fatkeqësisht mbas 20 vjetëve pluralizëm, në Shqipëri kanë ndryshuar fare pak gjëra. Jo në krahasim me pritshmërinë, por në raport me thelbin e sistemit. Komunizmi që sundoi në Shqipëri për mbi katër dekada ende nuk është rrëzuar si mentalitet. Ai është rrënuar, por fatkeqësisht është ende në këmbë.
Formalisht ka demokraci, ka fjalë dhe treg të lirë, ka institucione të pavaruara dhe ushtarë që luftojnë terrorizmin në Lindje të Mesme. Ka votime të përgjithshme, zgjedhje lokale e decentralizim. Madje ka edhe Kuvend të dalë nga votat. Praktikisht, ka shumë më pak se këto. Thelbi i asaj që po ndodh sot në Shqipëri, por dhe i çka ndodhte dje nën qeverisjet e socialistëve, është i ngjashëm për tmerr me periudhën e fundit të drejtimit të vendit nga një parti e vetme komuniste.
Sot Shqipëria është nën diktaturën e një partie të vetme, ndaj së cilës, opozita ka shumë pak shans t´i ndryshojë qëndrim, ka të drejtë ta qortojë, por të mos dëgjohet, ka të drejtën e fjalës, por llogaritet gjithmonë shtrembër dhe konsiderohet armike. Ka të drejtën të votojë kundër, por jo t´i numërohet vota. Sot, më shumë se bukë e punë, në Shqipëri konsumohet demagogji.
Në 20 vjet, nga Partia e komunistëve, janë derivuar kryesisht dy parti që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe thjesht luftojnë njëra-tjetrën. Partitë e tjera rreth tyre janë dëshmuar thjesht dhe vetëm nuanca të së njëjtës ngjyrë. Ngjan sikur katër dekadat e diktaturës së djeshme, pjestohen rregullisht me katër vjet dhe në ato katër vjet të një mandati – bëhen dy të tillë të njëpasnjëshëm – partia fituese sillet në të njëjtën mënyrë si partia e djeshme e komunistëve. Për shkak të shumicës së thjeshtë të votës, ato ushtrojnë tiraninë e shumicës.
Opozitës i mbetet të luajë rolin e dekorit. Të dekorit që gënjen thelbin dhe deformon dukjen e tij: vendi është nën diktaturën e një partie, opozita bën që diktatura të ngjajë pluraliste. Një diktaturë e moderuar kur qeverisnin socialistët, një diktaturë më e drejtpërdrejtë tani që qeverisin ata që flasin për antikomunizëm.
Sot, njëlloj si dje, problemi vazhdon të qëndrojë fatkeqësisht në shpatullat e një individi. Sot, njëlloj si para njëzet vjetësh Adil Çarçani, kryeministri Berisha është jashtë realitetit. Shumë më i fortë se Adili, po aq dogmatik sa ai, zoti Berisha e refuzon realitetin. Sheh atë që dëshiron të shohë dhe kërkon të bindë të varfërin se është i pasur, të bindë të uriturin se është i ngopur, të bindë të privuarin nga liria se është i lirë.
E gjithë qeverisja e vendit i ngjan trullosjes së Byrosë Politike të komunistëve. Ata trembeshin se po vinin armiqtë e klasës, klasat e përmbysura, bejlerët dhe agallarët që do të rrënonin fitoret e socializmit, sot në mënyrë identike flitet për rrezikun që sjellin çunat e bllokut, për frikën e riinstalimit të komunizmit dhe sulmin ndaj integrimit të vendit dhe fitoreve që ka korrur demokracia.
Marrëzia nuk ka fund. Marrëzia si komuniste dje, si demokrate në Tiranë, si diktatoriale në Libi, fjala vjen, ngjan si dy pika uji. Më parë Doktori i Tiranës dhe pas tij edhe Koloneli i Tripolit, ndanë të njëjtin fjalor për demonstruesit kundër tyre. Njëri në veri të Mesdheut, tjetri në jug të tij, njëri në janar, tjetri në shkurt, premtojnë pastaj reforma për të njëjtët të pakënaqur ndaj qeverisjes së tyre. Sepse sa më shumë ndryshon, siç thonë francezët, aq më shumë është e njëjta gjë.
Skeptikët që janë në modë dhe e sulmojnë edhe vetëm për modë opozitën dhe kush është mësuar të bëjë gjithmonë llogari me qeveritë e rradhës, megjithatë kanë një argument që duhet t´i ndryshojë dhe t´u tretë dilemat. Vrasjet e katër qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e bëjnë qeverisjen e sotme jo një trupë që duhet korrigjuar, por një klikë që duhet ndëshkuar. Ai ishte një prolog që dëshmon se deri ku është në gjendje të arrijë një trupë gati-gati militare për të mbrojtur pushtetin.
Në këtë klimë kur gjithë pellgu i Mesdheut ka marrë zjarr, kur diktatorët e këtyre vendeve që afronin stabilitetin e rrejshëm në kurriz të lirisë dhe të drejtave të qytetarëve të tyre, Tirana është e dënuar të gjejë orientimin e saj. Dhe sa më shpejt, aq më mirë. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë as dramë, as traumë. Zgjedhjet e parakohshme janë mjeti që zgjidh dilemën: më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund. Fatkeqësisht, topin në qendër mund dhe duhet ta vejë qeveria.
Sali Berisha është përballë një shansi të rrallë që rrallë i vjen një politikani në jetë. Në rastin më të keq për të, ai duhet të luajë me magjinë e epilogut të karrierës së një politikani. Shpesh mënyra sesi dilet nga skena errëson gjithë mënyrat sesi ka luajtur politikisht në skenë. Ajo do të ishte alibia e tij e nesërme për mëkatet e shumta të së djeshmes, ajo do të ishte me shumë gjasë, edhe amnistia e tij personale. Sidomos në raport me historinë, dashurinë e tij të madhe. Eshtë e njëjta gjë, në fakt, sado ndryshe të luajë politikani dinak i Tiranës. Epilogu dihet. Fatura që duhet të paguhet jo! Berisha ende nuk është rrëzuar. Ai është rrënuar!