Elhaida Dani fiton “The Voice Of Italy”

0
47

Shekulli, 30.05.2013

Elhaida Dani është shpallur fituese e “The Voice of Italy’. Shkodrania ka fituar me mbi 70% të votave në votimin final ku konkurronte përballë Timothy Cavicchin.

Dani mori 71.70% të votave të pulikut ndërsa Cavicchini vetëm 28.30%.

Elhaida Dani, para “The Voice of Italy”, kishte provuar të hynte te Amici i Maria De Filippit, por nuk kishte kaluar në provimin e parë. “Mora pjesë në përzgjedhjet që u bënë për Amici 2010. Por nuk kalova as provën e parë” kështu tregon ajo për “melty.it”.

Për pjesëmarrjen e saj në “The voice”, kujton natën e parë: “gjatë blind audition, kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga unë, zgjodha Riccardo Coccianten sepse ishte idhulli im që e vogël; ndërsa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, me zemër e kisha zgjedhur që më parë”. Është e lumtur për zgjedhjen e bërë dhe shprehet “Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij, e falë mbështetjes së publikut”.

Por duket se Elhaida i ishte trembur disi reagimit të publikut kur të mësonte se ishte shqiptare: “Në internet lexohen lloj-lloj gjërash mbi shqiptarët, pata frikë mos suksesi im shtynte ndonjë të më sulmonte për origjinën time. Fatmirësisht nuk ndodhi kështu.