Ekonomia SOS

0
44

Erjon Braçe

Erjon Braçe, 16.12.2009

Korrupsioni eshte dimensioni me real i Qeverise dhe qeverisjes, sot ne Shqiperi. Renia e vendit 10 shkalle ne listimin boteror; rreshtimi i ri, ne fund, pak siper Bosnjes ne Rajon, jane deshmi e qarte e perhapjes dhe ndikimit te tij ne qeverisje por edhe me efekt te madh mbi ekonomine e vendit. Vleresimi thuajse i pa ndryshueshem i BE per korrupsionin si: “prezent ne shume fusha duke mbetur nje problem serioz”; kerkesa e per vitshme per “vendime e sanksione te forta ne ceshtjet e korrupsionit, vecmas per korrupsionin ne nivelet e larta”; tregon se korrupsioni po kthehet ne menyre qeverisje.
Kriza ekonomike te cilen duam te analizojme eshte produkti me i matshem i keq qeverisjes, ne te cilen, korrupsioni eshte elementi thelbesor.
Ekonomia, per shkak te ndikimit shume te gjere te Qeverise ne nje sere vendimesh (te cilat duhet te jene vetem te biznesit) te llojit kufizues, nuk eshte me nje ekonomi e tregut te lire, percaktuar si e tille edhe nga Kushtetuta.
Nderhyrja e forte e Qeverise, permes vendimarrjes diktuese, ne aktivitetin e nje numri shume te madh biznesesh, per nevoja e perfitime afatshkurtra, per te hyrat publike te shtetit dhe klienteles se FAMILJES qe na qeveris, ka bere qe tregjet te jene te pa qendrueshme, te mbyllura e jo konkuruese.
“Monopolet”;
“Pozita dominuese dhe abuzimi me te”;
“Marreveshjet e ndaluara dhe ngritja e nje strukture te qendrueshme oligopoli”;
“Perqendrimet, shit blerja e aksioneve, ndryshimi i kontrollit, krijimi dhe forcimi i pozites dominuese”; materializuar ne nje sere vendime qeveritare dhe operacione tregtare, deshmojne se tregu eshte kapur dhe konkurenca ne te nuk egziston.
Pasoja eshte e dukshme ne treg, per operatoret e perjashtuar prej tij dhe konsumatoret e detyruar te blejne ne te: eficenca e perdorimit te burimeve ekonomike ka bere qe mireqenia e ardhur nga ky shkak, te mungoje per konsumatoret, te kthehet ne perfitime vetem tek operatoret qe kane kapur tregun.
Aspekti tjeter i korrupsionit, me te njejtat pasoja negative, eshte korrupsioni i shifrave. Per te fshehur pamundesine e zhvillimit ekonomik dhe frenimin e biznesit, qeveria ka stimuluar nje system statistikor fiktiv, brenda institucioneve shteterore qe mbahenne kembe me parate e taksapaguesve shqiptare, qe ka dy objektiva kryesore:
Manipulimin dhe deformimin e realitetit ne menyre institucionale;
Publikimin zyrtar te shifrave te manipuluara per t’ju kundervene dhe influencuar ne menyre sistematike institucionet nderkombetare qe nxjerrin tregues te ndryshem te zhvillimit ekonomik e social.
Duke stimuluar nje sistem shifrash te manipuluara, per te fshehur pasojat shkateruese te korrupsionit, qeveria demonstron papergjegjshmeri te plote kur programon ekonomine ne baze te ketyre te dhenave fiktive, sepse e thellon me tej fiktivitetin, rrit shperdorimin e burimeve financiare dhe largon gjithnje e me shume zhvimin ekonomik nga interest e vendit dhe te qytetareve.
Kapja e vendimmarrjes politike te Qeverise, synim te saj, ka patur kapjen e tregut dhe ndarjen e perfitimeve ardhur prej tij, mes nje grushti njerezish ne Qeveri, prane e kliente te FAMILJES qe na qeveris.
Vendimmarrja politike e Qeverise ka bere qe:
-Privatizimi (si nje nga instrumentet me te rendesishem te reformes strukturore ne ekonomi, liberalizimit te saj, rritjes ne sektoret nen reforme) te tkurret ne transferim monopolesh, nga Qeveria tek private, kryesisht kliente te Familjes qe qeveris, permes procedurash teresisht jo transparente, me shkelje te renda e te qellimta ligjesh; pa asnje efekt te matshem ne rritjen e konomike te vendit dhe mireqenien e konsumatoreve;
-Koncensionet (si nje nga praktikat me te mira te thithjes se kapitaleve te lira , investimeve te vendit apo te huaja, rritjes se sektoreve me me peshe te tregut dhe ekonomise, permiresimit te sherbimeve duke shtuar investimet ne to) te tkurret ne nje praktike korruptive, te kapjes se burimeve dhe krijimit te nje niveli te dyte te perfitimeve te paligjshme, ne nje treg legal, ku mund te shiten-te mbrojtur nga pamundesia kontraktuale per te nderhyre mbi to-aktet zyrtare te Qeverise ne favor te klienteve te saj;
– Licensat e reja (si nje nga praktikat e mira te futjes ne treg te operatoreve te rinj me synim rritjen e konkurrences, rritjen e tregut, rritjen e perfitimeve per konsumatorin) te materializojne, nje praktike korruptive te transferimit te te mirave publike nga Qeveria, si administruese e derisotme, ne kliente te FAMILJES qe qeveris, permes nje procesi korruptiv qe legjitimohet, thuajse ne cdo rast, nga vendimmarrja politike e nje maxhorance parlamentare, garantuar si e pa pergjegjshme per veprimet e saj brenda Parlamentit;
-Prokurimet publike (si praktikat ligjore per te zgjedhur ndermarjet me te mira e me ekonomike ne treg, per te kryer porosite qeveritare ne trajten e investimeve publike) te humbin teresisht formen e gares ligjore, te sherbejne faktikisht per te ndare ne menyre selective, te paracaktuar, punet publike financuar nga parate e Buxhetit te shtetit, mes nje klientele te FAMILJES qe qeveris, perzgjedhur teresisht nga norma tribale e korruptive, qe tashme kontrollon me shume se 75% te puneve publike ne vend, kryesisht ne infrastrukturen rrugore.
-Entet Rregullatore (normuar ne ligj si organizma te pavarur, me attribute te forta te garantimit te rregullave ne tregjet qe duhet te administrojne) te kthehen ne organizma politike, jashte kritereve ligjore, veprimtaria e te cilave legjitimon, ne kundershtim me ligjin, vendimmarrjen e korruptuar te Qeverise.

KAPJA E TREGUT
E gjithe kjo vendimmarrje eshte shoqeruar me ruajtjen fanatike te perfitimeve, te pozitave te kapura ne treg, permes kufizimeve, si vendime te blera permes lobingut politik, duke mbyllur edhe me mgushte tregun, sjelle ne te monopole, oligopole, perdorim te pozitave dominuese, thuajse eleminim te konkurueshmerise ne te gjitha tregjet me te rendesishme ne vend, me pasoja te renda ne frenimin e rritjes ekonomike dhe perfitimet per konsumatoret.

TREGU I ENERGJISE ELEKTRIKE ( prodhim, transmetim, shperndarje, tregetim)
Xhiro vjetore mbi 556.4 mln eu//
$–Ne treg jane 3 kompani:KESH-384.5 mln eu;OST-23.9 mln eu;OSSH-147 mln eu
-“Prodhim gjenerimi” eshte monopol faktik, shteteror, i kompanise KESH (disa operatore te vegjel gjenerimi arrijne te prodhojne vetem 1.03% te energjise elektrike)
-“Transmetimi” eshte monopol faktik, shteteror, i kompanise OST
-“Shperndarja dhe tregetimi” u transferua si monopol nga Qeveria, kompania OSSH, tek kompania private CEZ, ne gjendje monopoli eshte aktualisht
-“Importi I energjise elektrike” eshte liberalizuar por mbetet i kufizuar, per shkak kapaciteteve tejet te kufizuara te linjave te importit ne Shqiperi dhe ne Rajon (nje linje me Greqine, nje me Serbine, nderkohe eshte me vonese 2 vjecare nje linje e re interkonjeksioni me Malin e Zi; fakt domethenes eshte edhe ai sipas te cilit, linjat e tranzitit per importin e energjise kalojne nga Serbia, kapacitet e te cilave kufizohen edhe me gjate tregtimit, duke ulur mundesine e zgjedhjes se cmimeve me te mira te energjise se importuar, kufizuar konkurencen)
-Per keto arsye, “Tregu i energjise elektrike” funksionon ne kushtet e mungeses thelbesore te konkurences,
-“Tregu i shumices”, vepron ne kushtet e kufizimeve te skajshme aq sa eshte i pandjeshem si treg i vertete
-“Klientet e kualifikuar”, te cilet, mund te prodhojne e importojne energji elektrike, ne kete faze, jane tejet te kufizuar (liberalizimi ne kete kategori do te hapte tregun, per te krijuar mundesine e me shume se nje zgjedhje te burimit te furnizimit, ne fillim per konsumatoret jo tarifore e me pas per konsumatoret tarifore)
-“Ndermjetesit e tregut” nuk egzistojne (operimi i tyre ne treg do ta bente ate me funksional, duke e bere tregun me te hapur ne prodhimin, furnizimin me shumice e pakice me energji)
*Privatizimi i OSSH, nje proces tejet i dyshuar si i ndikuar nga “vendimmarrja politike”, me probleme te medha kontraktuale, nuk u shoqerua me kufizime qe do ta detyronin kompanine te garantonte akses ne rrjet per shoqeri te tjera, si mundesi alternative zgjedhje per furnizimin me energji elektrike ne kushtet e nje konkurence reale
**Qeveria ka marre nje sere vendimesh per te shtuar numrin e kompanive prodhuese te energjise elektrike ne vend. Por procesi ka qene ne menyre ekstreme jo transparent, i korruptuar. Kjo ka bere qe prej dy vitesh, kudo ku ka patur nje burim natyror uji, apo mundesi infrastrukturore alternative, te jepen leje koncesionare per kompani pa asnje garanci financiare, mbi te gjitha pa asnje pervoje ne kete fushe. Deri me sot asnje kw energji nuk eshte shtuar ne sistem. E gjithe kjo veprimtari ka bere qe te lindi nje treg kriminal sekondar I tregtimit te akteve zyrtare te Qeverise. Qeveria ka marre deri tani rreth 100 vendime te tilla
***Vendimarrja ka qene krejtesisht klienteliste aq sa ka shperndare leje koncensionare, shumevjecare, tek njerez afer FAMILJES qe na qeveris. Ne nje rast publik, familja e deputetes Albana Vokshi, ate kohe keshilltare e Kryeministrit Berisha, ka perfituar dy leje koncesionare ne dy vendburime te medha ne Jug te vendit. Kompania e kesaj Familje eshte ne ortakeri te provuar nga dokumente zyrtare me shtetasin Rrahman Selmanllari, edhe ky nje njeri I afert me FAMILJEN qe na qeveris. Ne nje rast te dyte publik, Sali Berisha ka drejtuar KRRTRSH-ne ne nje vendimarrje skandaloze me product miratimin e nje masterplani ne Porto-Romano mu mbi tokat e keshilltarit te tij, klient i studios se vajzes se tij, Damir Fazllic
****Kjo situate faktike monopoli, ne tregun e energjise, ka bere qe sherbimi i furnizimit me energji elektrike te jete i pa sigurte, pa cilesi dhe gjithnje e me i shtrenjte vit pas viti, per konsumatoret tarifore e jo tarifore.

TREGU I HIDROKARBUREVE (kerkim, nxjerrje, perpunim, depozitim, tregetim)
Xhiro vjetore mbi 716.1 mln eu//
$–Nxjerrje jane 3 kompani: BANKERS-78 mln eu;ALBPETROL-56.6 mln eu;
Ne perpunim&tregtim 1 kompani:ARMO-182.6 mln eu;
Ne depozitim&transp&perpunim 1 kompani:LA PETROLIFERA-32.4 mln eu;
Ne tregetim 6 kompani:KASTPETROL-93.1 mln eu;TACI OIL-81.6 mln eu;VILOIL-76 mln eu;GLOBAL-47.7 mln eu;MAMIDOIL-33 mln eu;EKO A2-17.7 mln eu;
Ne tregtim gazi 1 kompani:KALAJA/V-16.9 mln eu
-“Kerkimi I naftes” faktikisht eshte ne kushtet e nje monopoli
-Ne kete treg, Qeveria ka kontraktuar 3 kompani por njera, kompania zvicerane DWM Petroleum AG ka fituar “marreveshje qeveritare”, me te drejta per te ushtruar aktivitetin e kerkimit ne mbi 80% te territorit te vendit
-“Nxjerrja e naftes” eshte e liberalizuar, ne kete fushe operojne 3 kompani, “Bankers Petroleum” (zona e Patos-Marinez), “Stream Oil&Gas” (ne 4 vendburime, Hekal, Cakran, Kocul, Delvine), Albpetrol (pjeseza te vendburimeve)
-“Perpunimi i naftes”, brenda territorit te Shqiperise praktikisht eshte monopol, i mbetur I tille per shkak te nje procesi privatizimi qe me teper rezultoi “transferim monopoli” nga Qeveria tek private, kompania AMRA OIL
-“Depozitimi i naftes” rezulton pergjithesisht nje sherbim i liberalizuar, megjithese egzistojne dyshime te arsyeshme se nje marreveshje ne fuqi, mes Qeverise dhe kompanise Petrolifera Italo-Albanese, i jep kesaj kompanie fuqi ekskluzive ne zonen e Jugut te vendit, pjesen detare, per shkarkimin, depozitimin, transportin e naftes duke shfrytezuar impiantin e ngritur ne Vlore
-“Tregtimi i naftes” rezulton nje aktivitet i liberalizuar por nen dyshime te here pas hereshme per egzistencen ne treg te “marreveshjeve te ndaluara” mes operatoreve, operacioneve tregtare te “perqendrimit, krijimit dhe perdorimit te pozites dominuese” ne treg, operacione te ardhura si pasoje e vendimeve antikushtetuese te Qeverise
*”Kerkimi i naftes” i eshte dhene si aktivitet koncesionar 3 kompanive, te 3-ja kompani shume te vogla, te cilat, per shkak te vendimmarrjes korruptive te Qeverise, kane mundur konkurencen e kompanive te perbotshme qe kane operuar ne Shqiperi me heret
** Kompania DWM Petroleum AG, e cila ka marre nen aktivitet 80% te territorit tokesor te vendit, nuk eshte kompani e mirefillte kerkimi, pa potenciale financiare dhe kapacitete profesionale. Ajo eshte nje kompani promocionale e krijuar vetem ne vitin 2005. Ne janar te 2009, kompania kishte shpallur ne shitje shumicen e aksioneve te saj ne projektet shqiptare. Pavaresisht nga ky fakt, Qeveria, 3 muaj me pare i miratoi dy marreveshje te tjera per “kerkim nafte” ne Blloqet 2,3 te zones naftembajtese. Shitja e lajmeruar ne janar te ketij viti e kontratave me Qeverine shqiptare u realizua vetem 8 dite me pare. Fakt eshte se kjo kompani po mban te bllokuara te gjitha investimet ne kerkim ne toke.
***Ne “Prodhim”, kompania Albpetrol po humb teresisht tregun, aq sa tani prodhon vetem 20% te prodhimit vendas.”Bankers” dominon prodhimin vendas me gati 70%, duke shfrytezuar barbarisht me investime minimale vetem njerin burim.
****”Stream Oil”, kompani e krijuar vetem ne 2006-ten, ka fituar nga Qeveria nje marreveshje per te shfrytezuar 4 vendburimet me te mira ne Shqiperi. Investimet e parapara ne kontrate per zhvillimin e vendburimeve, nuk jane kryer dhe gjithe aktiviteti eshte perqendruar ne shfrytezimin barbar te vendburimeve. “Stream” eshte nje kompani e Familjes se deputetes Albana Vokshi, e cila kontratat me Qeverine i ka marre gjate kohes kur zonja Vokshi kryente detyren e keshilltares se Kryeministrit Berisha.
*****Ne “Perpunim”, operacioni i privatizimit te ARMO eshte dyshuar si operacioni me i madh korruptiv i Qeverise qe trasferoi nje monopol shteteror tek nje kompani private, kliente e Qeverise. Ky operacion tregtar eshte ende nen hetim. Periudha pas privatizimit ka treguar se ky proces nuk ka ndikuar fare ne zhvillimin e industrise perpunuese ne vend; ARMO ka perpunuar ne 2009 me pak se ne 2008. Treguesit ekonomiko financiar te saj jane perkeqesuar. Per kete shkak, kompania “Bankers” ka lajmeruar se te gjithe prodhimin per vitin 2010 do ta eksportoje nderkohe qe tani ka nderprere furnizimin me nafte brut per ARMO.
******Per here te pare qe nga viti 1920, Shqiperia ne vitin 2010 do te varet ne masen 90% nga importi i nenprodukteve te naftes. Ky element natyrisht qe perben alarm per elementet e sigurise kombetare.
*******Ne “Tregetim”, privatizimi i ARMO-s i ka dhene praktikisht monopolin bleresit Rezart Taci ne tregun e nenproduktevete naftes dhe produkteve Solar, Mazut, Koks, Bitum I lengeshem, Holluesi, Virxhina.
********Vendimi i Qeverise me nr.1110, dt.30.07.2008 “Per cilesine e lendes djegese te prodhuar nga rafinimi i naftes bruto vendase”, bleresit te ARMO, ju dha edhe monopoli i tregtimit te naftes D2. Ky vendim eshte shpallur si antikushtetues por qeveria refuzon te zbatoje vendimin e Gjykates Kushtetuese.
*********Privatizimi i ARMO si dhe “perqendrimi” i ndodhur permes blerjes se aksioneve pak para nenshkrimit te kontrates se privatizimit te ARMO, mes Rezart Tacit dhe dy kompanive perberese te konsorciumit, ka forcuar shume “poziten dominuese”, me dyshimin e madh per keqperdorimin e saj.
**********Per tu mbrojtur ne te tilla kushte, kompanite e tjera tregtare te naftes jane hetuar dhe gjykuar ne “marreveshje te ndaluara” per fiksimin e cmimeve te tregtimit te produkteve te tyre.
***********Kjo situatate, thuajse totalisht ne kushtet e mungeses se konkurrences, ka bllokuar investimet ne kerkim, ne prodhim, ne perpunim; ka sjelle ne treg cilesi te ulet te naftes se tregtuar, cmim vazhdimisht te larte per te gjithe konsumatoret
TREGU I PUNEVE PUBLIKE ( infrastructure rrugore, publike, arsim, shendetesi etj)
Xhiro vjetore per vitin 2008-768 mln eu; vitin 2009-754 mln eu//
$–Kompania BECHTEL&ENKA-321.8 mln eu;
#asnje nga kompanite e tjera nuk ka deklaruar ne tatime xhiro mbi 15 mln eu
#Ne segmentin e “puneve publike me financim te huaj”, ka vetem dy kompani qe po punojne:SCT, ALPINE
#Ne segmentin e “puneve publike me financim te brendshem: GENER2, ACMAR, SALILLARI etj etje
-“Tregu I puneve publike” financohet totalisht nga Buxheti i Shtetit. Financimi ndahet ne “financim i brendshem” dhe “financim i huaj”
-Financimi i “puneve publike” per vitin 2008, arriti ne 8.6% te GDP, per vitin 2009 arriti ne 8.4% te GDP
-Si rregull, Qeveria i shperndan punet publike permes procedurave te prokurimit publik
-Perpjekjet e Qeverise per ti bere keto procedura sa me shume transparente dhe konkuruese, kane deshtuar
*Gjate tre viteve te fundit, Qeveria ka perqendruar financimin e “Tregut te puneve publike” kryesisht ne infrastrukturen rrugore
**”Infrastruktura rrugore” ka marre gjate ketyre 3 viteve 70-75% te financimeve te Buxhetit per “Punet publike”
***Ne 3 vite, Qeveria ka krijuar nje “perqendrim” te madh te ketij tregu
****Financimi i ndertimit te pershpejtuar te segmentit Rreshen-Kalimash-Kukes-Morine, ka marre ne tre vite 75-80% te parave te financimit te puneve publike ne “infrastrukturen rrugore”. Vetem per vitin 2009, financimi per kete segment arriti ne 3.4% te GDP, me i madh se sa financimi i gjithe sektorit te shendetesise
*****Kontraktimi pa gare nga ana e Qeverise se Kompanise Bechtel&Enka per ndertimin e segmentit me te kushtueshem Rreshen-Kalimash, ka realizuar nje “perqendrim” te forte te tregut te “puneve publike”. Kjo ka bere qe kompania Bechtel&Enka, per 2 vite rresht, te jete kompania e listuar me xhiron vjetore me te madhe ne vend
******Deshtimi i Qeverise dhe enteve te saj per te organizuar procedura konkurimi transparente dhe ligjore, per te kontraktuar punet publike, i ka kthyer keto procedura ne formale, klienteliste, duke zhdukur konkurueshmerine ne treg
*******Ne te dy segmentet e financimit te “tregut te puneve publike”, per shkak te procedurave te korruptura, klienteliste e aspak konkuruese, eshte krijuar nje liste prej 7-8 kompanish qe kontrollojne totalisht kete treg, duke marre thuajse 85% te kontratave Qeveritare. Ne 6 mujorin e pare te ketij viti, ka dyshime te arsyeshme mbi nje sere vendimesh korruptive te Qeverise per ta tkurur “perqendrimin” e tregut ne dy kompani te vetme, te dyja kliente te njohura gjeresisht te FAMILJES qe na qeveris
********Qeveria ka marre nje sere vendimesh administrative, kufizuese (sic vendimi per kufirin e realizimit te kontratave egzistuese si kusht per te garuar per kontrata te reja apo, vendimet per shtyrjen ne kohe te pagesave per pune te kryera nga kompanite ndertuese jashte clienteles qeveritare) por garantuese te “perqendrimit” te krijuar ne treg
*********Egzistojne te faktuara tashme dyshimet per egzistencen e nje tregu sekondar te shitjes se kontratave te Qeverise, atyre te fituara pa gara konkuruese e transparente, nga klientet e Qeverise tek nenkontraktore te ndryshem
**********Egzistojne gjithashtu te faktuara dyshimet per “marreveshje te ndaluara”, mes kompanive pjesmarrese ne garat per kontratat qeveritare, per te fiksuar paraprakisht cmimet dhe ndarjen me marreveshje mes tyre, te ketyre kontratave
***********Kjo situate ka bere qe ne tregu te “perqendrohet” ne kompani pa kapacitete teknike, profesionale e financiare por thjesht komisionere apo tregtuese te kontratave qeveritare; qindra kantiere te mbeten bllokuar; kostoja e ndertimit per nje km te rritet nga 35-200%, referuar raporteve audituese te ministries se Financave; pamundesia financiare e Qeverise per te paguar ritmikisht detyrimet financiare kontraktuale te shtohet; krijimin e nje hapesire te madhe dhe mundesie po kaq te gjere (per shkak te detyrimit verbal, vendosur nga Qeveria ndaj ndertuesve per te permbushur kontratat me parate e tyre) per pastrimin e parave permes puneve publike
TREGU I CIMENTOS
Xhiro vjetore mbi 110 mln eu//
$–Ne treg ka 3 kompani te medha:FUSHE KRUJE CEMENT-55.2 mln eu;ANTEA CEMENT-28.1 mln eu;EUROTECH-23.3 mln eu
-“Tregu i cimentos” eshte nje treg tejet “i perqendruar”, me karakteristikat e dukshme te nje tregu “oligopolistik”
-Ne treg operojne 3 kompani te medha qe zoterojne mbi 80% te “tregut te cimentos”
-Vetem njera prej kompanive qe pak vite me pare, permes privatizimit, morri ne zoterim nje monopol shteteror ne vend, sot zoteron me shume se 50% te “tregut te cimentos”
*Qeveria eshte perpjekur gjate dy viteve te fundit te mundesoje futjen e operatoreve te rinj ne “tregun e cimentos”, me synim rritjen e konkurueshmerise ne kete treg
**Qeveria e ka ndermarre kete perpjekje duke perdorur atributet e saj ligjore, kryesisht permes praktikes se koncesioneve
***Si dhe ne tregjet e energjise elektrike e hidrokarbureve, Qeveria ka shmangur teresisht procedurat konkuruese ne keto praktika koncesionare. Permes nje praktike bonusesh-ne rastin me te mire-qeveria ka paracaktuar perfituesit e lejeve koncesionare. Permes tij, Qeveria ka mundur te krijoje nje liste te shkurter klientesh si perfituesit kyc nga praktika e saj.
****Rezulton e provuar se midis perfituesve gjenden kompani e individe te afert me FAMILJEN qe na qeveris, ende pa kapacitete teknike, profesionale, financiare, per te marre persiper investime te tilla qe ne dokumente parlamentare arrijne deri ne mbi 350 mln eu. Njera prej kompanive perfituese eshte GENER2, tek asetet e se ciles FAMILJA qe na qeveris banon
*****Rezulton e provuar gjithashtu, ne formim, nje treg sekondar i tregtimit kriminal te akteve te Qeverise por edhe i kuotave te ndotjes qe kjo industri e licensuar tashme, ofron per teknologjite me te vjeteruara qe po largohen nga pjesa tjeter e Evropes qe i nenshtrohet rregullave kolektive te BE-se
TREGU I ILACEVE TE RIMBURSUESHME
Xhiro vjetore mbi 40 mln eu
-“Tregu i ilaceve te rimbursueshme” eshte nje treg nen juridiksionin dhe i financuar kryesisht nga Buxheti i Shtetit permes ISKSH
-Tregu rregullohet permes kontratave qe ISKSH lidh per kryerjen e ketij sherbimi me farmacite, agjensite farmaceutike
*Tregu i ilaceve te rimbursuseshme” mbetet nje treg i kufizuar. Numri i operatoreve farmaceutike ne te percaktohet ekskluzivisht nga kontratat e kufizuara te ISKSH
**Tregu i ilaceve te rimbursueshme”, per vitin 2009, rezulton edhe me i kufizuar per shkak te nje vendimi te fundvitit qe shkoi sipas te cilit, farmacive u lejohet te tregetojne ilace me rimbursim deri ne vleren e 1.5 mln lekeve plus 2%
***Ky kufizim, per shkak te nje vendimi administrative, kufizon zgjedhjen e konsumatoreve, pasi, ne rastet kur farmacia ploteson limitin e vene, ajo automatikisht nderpret sherbimin e tregtimit te ilaceve me rimbursim per qytetaret.