Egsodi shqiptar, zgjidhje apo shuarje kombtare?!

0
53

Ing. Abdullah Begolli

Nuk ka të ndalur ikja e shqiptrëve nga vendi i vetë, shifrat që s’i thotë kush zyrtarishtë, si duket janë të larta. Më të larta sot se dje, më të larta sivjetë se vjetë.

Ikje e popullsisë Çame nga gjenocidi i shtetit grekë para 70 vitesh
Në një njoftim të televizionit gjerman “ZDF” këto ditë, thuhet se në Gjermani, në vitin që po hyjmë 2015, pritet dyfishim i kërkesave për “azil” në rrethë 200.000, që kryesishtë vijnë nga Siria dhe vendet e ballkanit(lexo shqiptrët), këto shifra thuhen vetëm për Gjermani, pa llogaritur shtetet tjera të BE dhe më gjerë.Shqiptarët jan në vendi e dytë pas sirianëve.
Kryetari i Gjermanisë Gauck, ka bërë thirrje (sipas disa publikimeve online), që të ketë solidaritetë me pranimin e shqiptarëve dhe të të tjerëve.

Të tjerët nuk ikun, vetëm shqiptarët!
Pse vallë ikun vetëm shqiptarët, kur dihet botërishtë se janë autoktonë në troje të veta, dhe teritori ynë kombtar është ndër më të pasurit e globit me pasuri natyrore në një anë, dhe me popullsinë më të re, më vitale jo vetëm në Europë në anën tjetër.
A nuk mjaftojnë vetëm këto dy elemente, pa përmendur edhe shumë të tjera, që ne do të duhej të ishim ndër vendet më të zhvilluara të kontinentit, ç’ka na mungon?
Apo, mos janë pikërishtë këto dy elemente therrë në sy e anmiqëve shekullorë të kombit tonë, që kan ndikuar për më tepër në projektimin dhe realizimin e skenareve më të errëta(me metoda perfide), të zhdukjes së qetë të kombit shqiptarë?

Serbia përkundrejt gjenocidit mbi shekullorë mbi kombin dhe trojet shqiptare, i përcjellur ky me lloj lloj projektesh dhe elaboratesh, nuk arrijti të i shkoi deri në fund projektit të zhdukjes, të cilin tentoi ta përfundoi në luftën kundër Kosovës dhe popullit shqiptarë të prirë nga UÇK. në fund të shekullit të kaluar.
Në rrugën e saj për zhdukjen e shqiptarëve, serbia përveq se nga aleatët e saj rajonal dhe më gjerë, u përkrahë edhe nga diplomacia ndërkombtare e kohës(me disa përjashtime në kohë,lufta e fundit), duke i’a njohur të drejtën e pushtimit të teritoreve të shpopullzuara , apo gjysëm të shpopullzuara.
Njësoi u përkrahë edhe greqia mbi gjenocidin dhe shpopullzimin e Çamërisë nga popullsia autoktone shqiptare.

Nuk janë shqiptarët që se duan vendin e tyre, përkundrazi , kan dëshmuar në një mijë e një mënyra, me skrificat më sublime, në thellësi të kohës e deri më sotë dhe në hapësirë, se e duan atëdheun.
Janë të tjerë faktorë që i detyrojnë ta braktisin vendin dhe të marrin botën në sy, për një jetë normale dikund tjetër, duke rrezikuar edhe jetën për të arrijtur atje dikund!
Kan ikur gjithëherë,po ikun edhe tani, thotë këto ditë kryeministri i sapo emëruar në Kosovë Isa Mustafa, duke i’u referuar ikjeve shqetësuese nga Kosova, dhe mjaftohet me kaq!

Kryeministri e thotë një të vërtetë të rëndë, por pasi qenka kështu, duhet ta thotë të vërteten e plotë dhe ajo është:
Si gjithëherë , si tani, situata nuk ka ndryshuar për të mirë në dobi të popullit.
Ajo ç’ka ka ndryshuar për popullin është vetëm një propagandë , ndërsa për një shtresë sunduese politike dhe një rrethë i tyre , vërtetë se ka ndryshuar shumë.
Krejtë këto zhvillime të rënda të ikjes në përgjithësi të popullit shqiptarë, nga e tërë hapsira kombtare nga trojet e veta,kushtëzohen nga tre(3) faktorë themelorë:

1. Serbia me aleatët e saj
2. Bashkësia ndërkombtare
3. Politika shqiptare në tërsi

Pa bashkëveprimin e këtyre tre faktorëve, nuk do të ndodhte ajo që ka ndodhur vazhdimishtë, po ndodhë edhe sot , me rritjen e vazhdueshme të të interesuarve për ikje.
Cilido nga këta tre faktorë të mos merrte pjesë në këte tragjedi të popullit shqiptar, ajo s’do të mund të ndodhte.

Por sejcili nga keta faktorë udhëhiqen nga interesa të caktuara.

1. Serbia- si gjithëherë ka për qëllim zhbërjen e kombit shqiptarë, të shprehur dhe vërtetuar kjo vazhdimishtë në shumë forma dhe veprime deri në gjenocid! sikurse e tha para pak kohësh një zyrtare e larte e BE.Ajo ka marr pjesë vazhdimishtë, kur dhe ku ka mundur, në lojërat politike shqiptare, t’i caktoi njerëzit e sajë, pikërishtë që ta ndihmojnë këte projekt-qëllim të tyre.
Ajo vetë,me sa ka mundësi, organizonë , lehtësonë, ndërmjetësonë në këte fatkeqësi tonën.
Në një anë ajo s’pranonë pashaportat e Kosovës, ndërsa në anën tjetër lejonë që shqiptarët të udhëtojnë nëpër serbi me letërnjoftime të Kosovës, duke ua hapur rrugën një kahëshe drejt BE,kur dihet se tani i vetmi kufi qe ndan BE nga serbia është Hungaria në kufi me te.

2. Bashkësia ndërkombtare- Kjo nënkuptonë kryesishtë vendet e BE, por edhe të tjera që shqiptarët i strehojnë, edhe tani kur ata vetë udhëheqin de fakto me shqiptarët në përgjithësi , edhe de jure me Kosovën në veqanti, përmes EULEX-it, dhe e dijnë të vërtetën e krejt kësaj historie.
E bëjnë këte për dy arsye:

2.1. Që elementin shqiptarë ta heqin qafesh një herë e përgjithmonë nga ballkani, kjo pjesë e Europës, që gjithëherë ka prodhuar, luftra, rragja dhe jo stabilitet, ku sipas interesave të tyre, “element turbullue kujdestar ,gjithëherë na cilësojnë ne shqiptarëve”!, edhe pse kurrë një here, nuk qemë dhe s’jemi ne shqiptarët që i’iu ram në qafë të tjerëve, por e kundërta. Europa donë ta ndihmoi sërbinë sikurse e kan ndihmuar gjithëhrë, duke i sakrifikuar shqiptarët, prapë sikurse vazhdimishtë më parë.

Kjo edhe për ti rregulluar raportet me Rusinë për shkak të Ukrainës, duke i bërë serbisë lëshime si i’a do interesi në Kosovë! dhe për ta tërhequr mundësisht nga ombrella ruse.
Përqëndrimet e theksuara rrethë një të ashtuquejturi ballkani prendimor, me serbine kryesore në të, i ngjajnë konfederatës ballkanike pas LDB. inicuar nga tito tapalli.
Nuk e tha kotë Draskovic(ish ministër i jashtëm serb) para do kohe:”Fati i ballkanit perendimorë po vendoset në krime”

2.2. Popullsia e europës po shënonë rënje drastike, tani sipas shifrave, përbën rrethë 9% të popullsisë botërore, ndërsa para 90 vitesh, siq deklaron Helmut Schmidt ish kancelar i Gjermanisë , ajo përbënte rrethë 30% të popullsisë botërore.
Mbi këte bazë ata i arrijnë dy qëllime me një veprim(“me një plumb vriten dy zogj”).
I ç’homogjenizojnë shqiptarët teritorialishtë dhe kombtarishtë si” fajtorë kujdestarë nga ballkani” , dhe e tresin në popullsinë europiane.

4- 5 Mil. shqiptarë të asimiluar brenda vetes, që edhe sikur të gjithë të mbeteshin në europë, në popullsinë gati 500Mil. të sajë nuk do të ishtë kurfar ngarkese për BE, rrethë 1%, ose 5 shqiptarë në 500 europian, sa do të mirrej veshë ky raport, apo edhe më pak, kur kihet parasysh se një numër ja mbajnë tjetër kund.
Kjo është arsyeja kryesore përse nuk lejohet bashkimi i shqiptarëve, nuk ka të tjera, pasi që kështu të ndarë dhe përçarë, zbërthehen dhe treten më lehtë. Shqiptarët në baza fetare jan populli më tolerantë në gjithë botën, këte e dijnë të gjithë, jo vetëm brenda vetës që i kemi të tre fetë kryesore, por edhe ndaj të tjerëve.
Feja e vërtetë e shqiptarëve është shqiptaria, kjo është ajo e vërteta që dhemb dhe shqiptarët përgojohen jo pak si ekstremistë fetarë , duke u marrë për bazë disa klane të ashtuquejtura fetare të mbira dhe ushqyera pas lufte në Kosovë dhe vende tjera nga fara e hedhur nga serbia me ndihmën e miqëve të saja gjithandej, me qëllim që të akuzohen më von si ekstremistë fetarë .

3. Politika shqiptare- (me disa përjashtime), nga etja për pushtetë dhe pasuri, qysh nga fillimet e demokracisë, ka rrëshqitur në ujrat e pista të korrupsionit dhe punëve të liga, duke u bërë palë me serbinë dhe miqtë e saj kundër interesave themelore të popullit dhe vendit të vetë. Të zënë peng i sjelljeve dhe veprimeve të saja, kjo politikë, jo se u bë joshëse e ndaljes së braktisjes së vendit nga populli, me projekte zhvillimi dhe punësimi, me të cilat premtime u ngjitë në pushtetë , por duke u’a marrë popullit edhe ato që kishin, në emër privatizimesh të rrejshme për tu pasuruar vetë , me apo pa dashje e nxiti dhe po vazhdon, ikjen e popullit nga vendi i vetë, duke mos u lënë shumicës prej tyre as mundësitë minimale për mbi jetesë.

Këso “politikash”jo që s’mund ta ndalin fenomenin tragjikë të largimit të popullit, por s’guxojnë nga ata që i mbajnë në “pushtetë” të pa shtetë, as ta trajtojnë seriozishtë dhe publikishtë këte dukuri tragjike.
Ishte premtues në 2013-ten , kontrata e qeverise se kryeministrit shqiptarë Edi Rama me shumicën e popullit, për një rilindje të Shqipërisë, pa të cilën s’ka rilindje të shqiptarëve në përgjithësi.
Janë krejtësishtë të kjarta kodrat e problemeve të ngritura nga politka paraardhëse në bashkupim me anmiqtë e kombit shqiptarë, me qëllim përfundimtar zhbërjen e Shqipërisë, rrjedhimishtë edhe të kombit shqiptarë, me pasojë: përgjysmimin e popullit, me të gjitha komponentet që qojnë në rrënimin moral dhe material të tijë, duke u bërë shqiptarët shembull i së keqes jo vetëm në europë , pikërisht për shkak të kësaj “politike”.

Ç’do mendje e shëndoshë, është e vetëdijshme se duhet shumë kohë dhe shumë mund nga i gjithë populli, që ajo që është shkatërruar për mbi 24 vite, të riparohet-rikthehet me punë. Ajo që mendojmë se i duhet Rilindjes, është që populli të jetë në vazhdimësi jo vetëm shikues i ndryshimeve nga qeveria, e cila edhe po ta ketë fuqinë e Amerikës, s’mundet e vetme të dal shpejtë, ose hiq nga kjo gjendje, por atij(popullit), ti mundsohet pjesëmarrje direkte në Rilindjen e vendit, qoftë me mobilizime dhe aksione gjithë popullore në ndërtimin e tijë, sikurse kemi parë te populli Gjerman pas LDB. i madh e i vogël, gra dhe burra, në aksion për rindërtimin e vendit të shkatërruar plotësishtë nga lufta.Dihen rezultatet qe ka arritur Gjermania në pak vite në rindërtim.

Pra mos të ketë luftë fjalësh në mes qeverisë dhe popullit, e bëra se bëre, por bashkëpunim në punë konkrete, ku sejcili ta shefë rolin e vetë sipas kaqikut në rindërtim, e jo të bëhet akuzues, se unë “s’po kam të ha”.
“Mos pyet se çfarë ka bërë Amerika për ty, por çfarë ke bërë ti për Amerikën”- (John F. Kenedy )
Në anën tjetër qeveria shqiptare ,duhet ti sjellë para përgjegjësisë ligjore , faktorët kryesorë(“peshqit e mëdhenjë”), të rrënimit shumë vjeqar të shtetit, duke përmbushur kushtin elementar të fillimit të rilindjes së tij dhe kthimin e besimit popullorë dhe kombtarë, pa të cilin besim, është e vështirë të arrihet qëllimi i kontratës së madhe Qeveri-Popull.

Roli i Shqipërisë,(për mir dhe për keqë), në ç’do kohë dhe rrethanë , ka qenë dhe mbetet vendimtarë, për shqiptarët kudo ku ndodhen, pavarësishtë nga pengesat artificiale që vazhdimishtë i’u bëhën shqiptarëve nga të gjitha anët.

A s’ishte kështu para viteve të 90-ta, kur serbia bente represion të pa parë mbi shqiptarët në Kosovë, dhe gjithandej në jugosllavi,(mbi 700 mi kishin kaluar nëpër filtrat e policisë., sipas Rrahman Morinës, ministër policie aso kohe), por prapë se prapë, shqiptarët ishin të vendosur të mos shpërnguleshinn nga vendi, bile me të madhe ktheheshin edhe ata që jugosllavia u kishte gjetur punë në përëndim. Ishte kështu ato kohë, sepse pikë orientimi ishte Shqipëria.Nuk kishte lëvizje atje, s’kishte lëvizje as nga shqipëtarët në trojet e veta në jugosllavi, edhe pse jugosllavisë, i ishin krijuar lehtësira dhe njerëzit mund të lëviznin pa kurfar vizash hyrëse në vendet europiane, 100 DM kushtonte një biletë treni Fushë- Kosovë-Münschen.

Filluan largimet nga Shqipëria me hyrjen e “demokracis”, në fillim të viteve 90-ta, filloi ikja e shqipëtarëve gjithandej, tani edhe pa viza ,rrugëve dytësore, me qmime të larta, ngase populli ndihej i pa sigurtë.

Molla e ndaluar gjithëherë është më e shijshme.

Përfundim:

Nga të tre faktorët e lartëcekur, ndikues dhe realizues i braktisjes së vendit nga populli shqiptarë, mund të konstatohet :

1.-Faktori i parë ndikues serbia, në asnjë rrethanë, nuk është e interesuar ta ndali këtë ikje, por e kundërta, sa më tepër aq më mirë për te, as kush si ajo, nuk i dinë shifrat e të të ikurve dhe të të mbeturve.
Drejtëpeshimi , ka humbur, me qendër rëndese nga ata që tani kanë ikur.
Në ç’do procesë edhe natyrorë, kur ia mund gjysma, puna është gati e përfunduar.
Shqiptarët, janë populli i parë në Europë, ndoshta edhe në botë, që pë rrethë 24 vite humbin mbi 50 në substancë kombtare!

2.- Faktori i dytë- Bashkësia ndërkombtare, ka në dorë shumë në këte procesë. Po të donë ata , me një lajmërim të fortë e ndalin ikjen menjëherë.
Po të jetë vetëm te humanizmi, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të shkaktuar nga politika e korruptuar vendore dhe ajo ndërkombtare, më e lehtë do të ishte të ndihmohen njerëzit në vendin e vetë, pa pasur nevojë të shesin gjithëçka për tu larguar.
Nëse një Familjeje 4 antarëshe në BE, do ti nevojiteshin mbi 2.500€ në muaj për një jetesë minimale, po t’u ofrohet qoftë edhe 1/4 e kësaj shume apo edhe më pak, s’do të lëvizte njeri nga vendi!.Kjo vetëm si mundësi pasi me këte fjalën humanitare po spekulohet shumë.

Apo, nëse është fjala vërtetë për ta ndihmuar këtë popull, cilat janë përpjekjet konkrete të bashkësisë ndërkombtare , me projekte zhvillimi dhe punësimi në Kosovë dhe gjetiu ndër shqiptarë, kur greqisë i ipen qindra miliarda € për ta kaluar krizën ekonomike.
Përveq se sa për sy e faqe ,s’ka të tilla.
Shqiptarët jan të vetmit në BE, që s’lejohen të udhëtojnë pa viza?!
Teritoret shqiptare janë shndrruar në vende me pak industri, ose pa te fare!,pa industri ndërsa s’ka zhvillim, s’ka punësim, ka shpërngulje.
BE- përmes misionit të sundimit të ligjit, nuk ndali hajnitë, korrupcionin dhe të tjera zhvillime negative në Kosovë, që ta kthenin besimin e popullit për të jetuar në vendin e vetë,përkundrazi , jo rrallë ata u gjendën s’bashku në vallën e korrupcionit.

3. Faktori i tretë- politika shqiptare (sidomos ajo në Kosovë), s’mund të ndal një procesë për të cilin ka punuar dhe punon pa ndal(me ose pa dashje), ka hyrë në lojë, i duhet të luaj. Kjo do ta ndal këte procesë, kur të ndalet vetë, kur të hargjohen shqiptarët), dhe atëherë do të bjerë sikur krimbi që han gjethen, dhe kur ta mbaroi, bjenë se s’ka ku rrinë.
Nëse demokracia është sikurse kjo shqiptare, ku popullin e lenë pa bukë, pa atëdhe, pa punë ,pa ardhmëri, mbjellë, frikë, korrupsion, hajni, prostitucion, drogë e të gjitha punët e liga mbi dhe, unë jam kundër kësaj “demokracie”.

Nga e gjitha sa shifet nga zhvillimet, del se është gjetur formula e largimit përfundimtarë të shqiptarëve nga trojet e tyre të lashta, e provuar pa sukses, pa nda nga serbia me dhunë gjenocid, elaborate, marrevesahje etj.
Derisa për zbuluesit e kësaj formule të famshme egzodi shqiptarë po shifet si “zgjedhje” e qellimeve të tyre, për shqiptarët kjo “zgjidhje” ësht shuarje kombtare.

Krejt kësaj i thonë: sikurse shkruan Hofbauer, Hannes – EXPERIMENT KOSOVO (Eksperimenti i Kosovës).

Dërgoi për botim: Gjin Musa