EDONA BILALI: NUMËRONI BEKIMET!

0
31

Edona është e re dhe shumë e suksesshme në punën qe bënë. Ajo na tregon se si duhet të duket CV dhe çka duhet të bëjnë të rinjtë për t’u punësuar më shpejtë. Lexojeni dhe shpërndajeni këtë intervistë për të motivuar edhe tjerët!

INTERVISTOI: VENHAR RAMADANI

Edona, cila ka qenë sfida juaj më e fundit në punë?

Të drejtoj një kompani konsulence biznesi e cila ndihmon kompanitë e tjera të rrisin standardin e cilësisë. Viti 2014 ishte vit shumë i suksesshëm për klientët e rrjedhimisht edhe për punën time.

Ju jeni e përzgjedhur nga komuniteti i biznesit për të ndarë përvojën tuaj në një shkollë të mesme në disiplinat: bëhu sipërmarrës dhe etikë biznesi. Si duhet të veprojnë të rinjtë të bëhen sipërmarrës?

Ka qenë realisht një ndër dhe kënaqësi për mua përzgjedhja si mentore në Junior Achievement. Në të kaluaren e kam ndjekur nga larg si program dhe e kam vlerësuar shumë rolin e mentorit që në shkollën e mesme. Këtë vit unë po ndaj përvojën time në shkollën Harry Fultz në klasat e biznesit. Mendoj që në rrugë të mbarë për tu bërë sipërmarrës të së nesërmes janë nxenesit që tregojnë: interes, vullnet, guxim dhe këmbëngulje.

Burimet Njerëzore sigurisht se merren edhe me rekrutimin e të rinjëve. Cila është pjesa më tërheqëse në CV që i siguron punën një të riu?

Prej katër vitesh unë jap mësim në disiplinën e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore ne Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranës, gjithashtu kam qenë dhe mbetem e angazhuar në rekrutim stafi. Sfida e këtij sektori sigurisht mbetet punësimi i të rinjëve. CV-ja i mundëson qasjen e kandidatëve drejt intervistës së punës. Informacion i saktë dhe i plote për arsimin është pjesa më e rëndësishme e CV në këtë fazë të karrierës së tyre. Të dhëna të përgjithshme të vërteta, ashtu si dhe një fotografi serioze (model pasaporte) janë parakushtet që rekrutuesi të vazhdojë të shqyrtojë këtë kandidat për një punësim potencial.

Si duhet të drejtohet një adoleshent për karrierë? Kah pasioni apo mundësitë që ofron tregu i punës?

Për të gjithë të rinjtë do të sugjeroja këshillimin e diversifikuar të karrierës, që do të thotë të marrin mendim nga familja fillimisht por pa ndjekur “ëndrrat e parealizuara” të tyre, nga mentoret të cilët i gjykoj me një rol tejet të rëndësishëm në karrierën e tyre prospektive. Mësuesit, pedagogët, eprorët, të gjithë mund të jenë influencues të karrierës që një i ri do të ndjekë. Pasioni do të krijoje mundësi të reja në treg edhe nëse nuk ka ekzistuese. Nuk ka rëndësi cfarë bën, rëndësi ka te jesh më i miri në atë që bën.

Sa i rëndësishëm është interneti për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjëve?

Kam drejtuar dikur një seminar, si përfaqësuese e Komunitetit Europian për rëndësinë e internetit dhe risqet e tij tek të rinjtë. Inovacioni është çelesi i suksesit në çdo fushë, pavarësisht se librat “nuk do të dalin kurre nga moda”. Aksesi në faqet e duhura të internetit mundëson jo vetëm informimin në kohë reale por edhe shkëmbimin e dijes e bashkpunimin me grupe të ngjashëm interesi. Nga ana tjetër disiplina dhe fokusi mbeten faktorët kryesore për zhvillimin profesional dhe personal te një të riu. Pra, gjatë përdorimit të internetit, para se të fillohet lundrimi duhet të dihet çfarë pritet në fund nga kërkimi dhe kohën që i duhet kushtuar.

Nga e merr inspirimin kur dëshiron të bësh diçka?

Kam nje aftësi vizuale shumë të zhvilluar. Kur e mendoj rezultatin që do arrij në fund, nuk përtoj të vendos nga një tullë çdo ditë për të krijuar një pallat edhe sikur të perfundojë pas pesë vitesh. Në fushën që unë kam zgjedhur suksesi im më i madh arrihet kur klientët arrijnë sukses. Disa njerëz presin suksesin e madh, disa tjerë zgjohen çdo ditë dhe shkojnë në punë. Mendoj që unë i përkas kategorisë së dytë. Unë ndjek qëllimin, suksesi është pasojë.

Cili është sekreti juaj i suksesit?

Unë zgjohem në mengjes dhe kur përfytyroj ditën time të punës nuk kthehem në krahun tjetër. E dua punën që bëj, s’mund ta imagjoj jetën time duke bërë asgjë tjetër veç kësaj që bëj.

A jeni perfeksioniste dhe a luan rol të qenurit perfeksioniste në kahjen e karrierës?

Nuk jam akoma e bindur nese është avantazh ose disavantazh por jam tejet e orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm dhe detajeve. Kjo bën që të rritem profesionalisht detyrë pas detyre por paralelisht rriten edhe kërkesat e pritshmëritë.

A keni plan B në jetë?

Alfabeti jonë ka edhe tridhjetë e katër shkronja të tjera pas B-së.

Cili është mësimi më i mirë që keni mësuar nga gabimi i dikujt tjetër?

Kush rritet në karrierë pa baza të forta dëmtohet më shumë gjatë rrëzimit.

Çka mendoni për televizionin si media? Si mund të rinjët të zhvillohen nëpërmjet programeve televizive?

Media influencon shoqërinë njerëzore prej vitesh. Është faktor që krijon impakt në botëkuptimin e njerëzve për çështje nga më të ndryshmet. Informimi do ishte misioni më i drejtë i televizionit dhe të rinjtë duhet të jenë të aftë vetë për tu profilizuar në drejtimin që ato do të gjykojnë si të duhurin.

A është suksesi në punë çelës drejt lumturisë? Si mund të arrijë lumturinë rinia?

Personalisht gjej shumë kënaqesi në punë, ka dhe plot çaste lumturie ashtu siç ka çaste më pak të lumtura. Si në punë, si në marrëdhëniet ndërpersonale, lumturia duhet gjetur tek gjërat e vogla dhe të përditshme. Unë punoj çdo ditë nga pak drejt të qenurit sa më shume çaste e lumtur. Atributi që duhet të kenë të rinjtë sot për ta ndjerë më shumë lumturinë është mirënjohja cfare jane dhe kane aktualisht.

Si e filloni ditën? Si sugjeroni të rinjtë të fillojnë ditën?Të ushtrojnë apo në facebook?

Gjëja e parë që unë bëj çdo mëngjes, është numerimi i bekimeve në jetën time. Kjo më jep me shumë forcë dhe motivimim për ta bërë ditën akoma më produktive. Mëngjesi është pjesa më e rëndësishme e ditës, jo më kot njerëzit e suksesshëm zgjohen më herët dhe në mesditë ata kanë përfunduar pjesën më të madhe të punëve. Televizion ose media sociale është më pak e rekomandueshmja në mëngjes. Personalisht do tu sugjeroja që të nisin ditën me diçka që e vendosin vetë, jo me diçka që u servirin të tjerët. Ushtrime fizike, muzikë, shëtitje dhe çdo gjë që ato gjejnë kënaqësi por që të jetë vendimi i tyre.

Si inspiroheni? Ku dhe si duhet të inspirohet rinia?

Unë mbaj në zyrë, në shtëpi, në makinë, në portofol objekte të vogla ose letra me thënie të cilat pasi i lexoj/shikoj më bëjnë të ndihem më e kënaqur me jetën që kam.

Cili është libri dhe filmi juaj i preferuar?

Sapo lexova pyetjen më erdhën disa në mendje në fakt për secilën kategori por do të veçoja ato më të dashurit. Si liber do të veçoja “Arti i të fituarit miq dhe pushtet” nga Dale Carnegie dhe s’mund të lë pa përmendur librin nga i njejti autor “Si të mposhtësh shqetësimin dhe të fillosh të jetosh”. Filmi që do shihja pa u mërzitur dhjetra herë është “The pursuit of happiness