Edi Rama mos e zhgënje Gjermaninë!

1
24

Arben Çokaj

Një ngjarje mjaft e rëndësishme, një investim dhe avancim mjaft serioz i politikës dhe diplomacisë shqiptare, dhe një menaxhim i përkryer politik nga Edi Rama dhe Ditmir Bushati, i marrëdhënies me Gjermaninë dhe me BE-në, dhe i marrëdhënieve rajonale Ballkanike. Një Bravo e madhe për kryeministrin Rama! Kemi 24 vjet që presim këtë ditë, që të përqasemi nga Evropa dhe të tërheqim vëmendjen e tyre. Presim që në vitin 1990-të për këtë ditë! Dhe nga paaftësia politike e politikanëve sharlatanë e me mentalitet turqeli (sheikësh), si Nano e Berisha, etj., kemi mbetur prapa në integrimet Evropiane, por si duket tani dielli Evropian po lind, po zbulohet nga retë…

Duhet patur parasysh se gjermanët si çdo vend Perëndimor shikojnë interesat e tyre në lëvizjet politike dhe ekonomike, nuk ka dyshim. Kështu duhet të bëjmë edhe ne, të shohim interesat tona më të mira. Gjermanët erdhën në Shqipërinë e Ramiz Alisë me Shtrausin, e ne nuk ditëm ta kuptionim mesazhin e tij të hapjes, nuk ishim në gjendje të vepronim si duhet në kohën e duhur. U morëm me banalitet e hurmave të papjekura, që i mbetën në fyt Shtrausit…

Më pas gjermanët erdhën herë pas here në Shqipëri, sollën investimet e tyre përmes bankës KfV, etj. por ne nuk ua hapëm derën si duhet, nuk i vlerësuam si e sa duhet, pasi interesat politike të klikës orientale Nano-Berisha në pushtet, donin mbushjen e xhepave të tyre si sheikë arabë dhe jo zhvillimin e vendit. Erdhi para disa viteve edhe ministri i punës i Angela Merkel, dhe tha i hidhëruar se, investimet gjermane në Shqipëri ishin ndër më të mëdhatë, përse shqiptarët nuk i vlerësojnë firmat gjermane sa duhet, kur ato kryejnë punët më me nivel dhe cilësinë më të lartë në botë, dhe ne nuk iu japin akses sa duhet? Përse ALBtelekomin, Nano-Berisha ia dhanë Çalikut të Erdoganit, kur ajo nuk ishte firmë strategjike? Kur fare mirë mund të kishim zgjedhur Deutsche Telekon?!

Shpeshherë shqiptarët kanë tentuar Evropën në këto 100 vjetë e fundit, por pavetëdija muhamedane e shoqërisë, barku arab dominon përpjekjet dhe logjikën Evropiane dhe i tërheq shqiptarët drejt turkut e arabit, drejt mentalitetit rrënues oriental e islamik. Dhe ne më shumë kemi zhgënjyer veten dhe Evropën me veprimet e zgjedhjet tona të marra, sesa Evropa na ka zhgënjyer ne. E megjithatë ka njerëz që mendojë si kryetari aktual i PD-së në Shkodër, që citon vargjet e Fishtës, “moj Evropë, moj kurva e motit…” E kjo është rrënuese për mentalitetin tonë pro-evropian, dhe siç e theksonte Arbën Xhaferri, “na pengon ne të integrohemi natyrshëm në Evropë”, aty ku ne shqiptarët e kemi edhe vendin dhe pozicionin gjeografik. Aty ku ne i kemi interesat tona më të përmbushura, më të plotësuara!

Pavetëdija muhamedane e shoqërisë sonë, barku arab, që nxjerr krye si ves i lig e regresiv, e tërheq fatkeqësisht për hunde këtë poopull e këtë vend, na tërheq ne shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni e më gjerë. Na paaftëson ne për të kuptuar natyrën e marrëdhënieve me Perëndimin, mentalitetin Peëndimor dhe Evropian. I duam gjërat gati, i duam perëndimorët skllevër, që të na i japin investimet e tyre falas, pa kërkuar aspak llogari e përgjegjësi nga ne, pa kërkuar standarde, se atëherë ata e prishin punën! E kjo nuk shkon! Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë gjermanët, BE-në, SHBA-të dhe Perëndimin! Ne duhet të kuptojmë sjelljen e tyre politike, ekonomike dhe mentalitetin e tyre të punës dhe zhvillimit, orientimin e tyre, dhe të fillojmë e të sillemi seriozisht, si ata, si Evropianë!

Vetëm kështu mund t’i mirëpresim investimet gjermane në Shqipëri, vetëm kështu ne do të fillojmë të respektojmë veten tonë, në radhë të parë dhe partnerët tanë seriozë ndërkombëtarë. Ne jemi në NATO e aspirojmë BE-në, atëherë përse bëjmë teta, përse shkretojmë në fe, në islam?! A ka ndonjë vend musliman të zhvilluar e demokratik, që ngjan me zhvillimet e vendeve Perëndimore e Evropiane, ku ne aspirojmë të integrohemi? Jo, nuk ka. Atëherë përse tregojmë ekuivoke në veprimet tona politike, në mentalitetin tonë të kryerjes së punëve? Përse e lejojmë mentalitetin turqeli e islamik të na tërheqë nga këmbët drejt regresit?!

Uroj që Rama e stafi i tij diplomatik të jetë në lartësinë e duhur, për ta përballuar seriozisht këtë vlerësim, që po i jep momenti historik, i orientimit real të Shqipërisë drejt Ervropës. Është meritë kryesore e vetë kryeministrit Rama edhe kjo arritje, dhe shpresoj se ai do të dijë të tregojë niveloin e duhur qeverisës, për ta menaxhuar këtë vlerësim seriozisht. Shpresoj që të mos i zhgënjejmë partnerët tanë ndërkombëtarë, por të synojmë ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm, të zhvilluar dhe Evropian, jo duke u krenuar se jemi një popull me tolerancë fetare, por duke ndërtuar një shtet sekular si në Evvropë, të ndarë nga feja, një shtet modern, që fenë e lë të lirë, por ia kufizon teprimet e saj dhe e detyron fenë të respektojë si në Perëndim, Liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, duke mos e tepruar me zhurmat fetare, me kërkesat e tyre primitive për mbulim të grave, etj., apo me imponimin dhe propagandën fetare.

Se pavetëdija muhamedane e shoqërisë sonë, barku arab, na ndikon shpeshherë t’i shkrehim punët tona, t’i lëmë Perëndimorët dhe Evropianët në baltë! Prandaj, mendoj se duhet të tregojmë kujdesin e duhur dhe të sillemi në lartësinë e duhur si Evropianë, se të mirat nga Evropa (e jo nga turku e islami), po fillojnë të vijnë. Varet nga sjellja jonë, nga konceptet e mentaliteti jonë shoqëror e politik, që këto investime të shtohen dhe ne të ecim suksesshëm drejt ndryshimit të vendit tonë dhe kthimit të trojeve shqiptare në një vend pune e zhvillimi në lartësinë e duhur, që shqiptarët të mos detyrohen të emigrojnë nga kushtet ekonomike të pamjaftueshme në vendin e vet!

Është mirë që firmat gjermane dhe ekspertiza gjermane të vlerësohen po ashtu si këto ndihma financiare dhe ekonomike miliardëshe Euro. Auto-rruga që mendohet të investohet si projekti i kaltër i bregdetit nga Dubrovniku në Igumenicë, hekurudhat shqiptare dhe lidhja e tyre me vendet e rajonit, t’i jepen projektuesve dhe ndërtuesve gjermanë, të cilët bëjnë edhe rrugët dhe urat më të mira e më të sigurta në botë. Le ta nderojmë veten tonë, duke fuitur investimet dhe projektet gjermane në Shqipëri, mentalitetin e punës dhe zhvillimit gjerman në vendin tonë! Dhe të mos e humbim kohën me krenari e diskutime fetare, që nuk i sjellin vendit e kombit tonë vetëm humbje kohe, një vrimë në ujë!

1 COMMENT

  1. Mirdita Arben.

    Na gezove pa mase me analizen, qe i betë vizites se Z. Rama ne Gjermani… Shpresoj qe mos te zhgenjehem. Kemi pritur dhe tashme nuk ka pritje, por fjalet e dhena duhet te mbahen… o ndryshe /Kohet jan shtazen/ dhe lindin te reja, qe duhet te kthejnë Shqiperinë shqiptrëve.

    Pershendetje mik i nderuar Arben

    Flm. Zef! Shpresoj të bëhet më e mira e mundshme në kushte e Shqipërisë problematike!

Comments are closed.