Edhe Greqia nuk ka pësuar një rënie të tillë si Shqipëria të tregtisë me pakicë!

0
73

Nga Eduard Zaloshnja, 14 Gusht 2012

Sipas INSTAT-it, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2012 arriti në nivelin 148.0% kundrejt vitit bazë (2005=100%). Në 31 dhjetor 2011 ky indeks ishte në nivelin 190.9%, pra, brenda 3 muajve, ka rënë plot 22.5%. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 8.3%. Një nivel i tillë i ulët i indeksit të volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë nuk është vërejtur qysh nga tremujori i parë i vitit 2007.

Krahasimisht, Greqia, vendi më i prekur nga kriza ekonomike në Europë, ka pasur një rënie të tregtisë me pakicë prej vetëm 6.7% në tremujorin e parë të 2012-ës, në raport me tremujorin paraardhës. Në qoftë se do të kishte pasur një rënie 22.5%, si tek ne, kambanat e alarmit për ekonominë greke do të kishin rënë shumë më fort seç kanë rënë. Ndërsa tek ne bien boritë e kryeministrit për sukseset e papara ekonomike…

http://respublica.al/artikuj/2012/08/14/edhe-greqia-nuk-ka-pesuar-nje-renie-te-tille-te-tregetise-me-pakice