E vërteta shkon larg dhe jeton gjatë

0
70

Bep Frania ( bepfrania@yahoo.com )

Tuj lexue tek www.albemigran.com  shkrimin kuptimplot, me titull: “In Memoriam: Copëza kujtimesh për mikun tim të paharruar Kapidanin e Mirditës Ndue Gjonmarku (1914-2011)”, shkrue prej publicist dhe studiuesit Tome Mrijaj, komentin e saj, do preferojshem t’a thrras shoqe Florinda. Tham shoqe, se komenti i saj, me kujton delegatet e partise komuniste, kur shkojshin nder fshatra, me ba propoganden e partise.
Ata, cdo njenin, qe e mendojshin, se nuk asht dakord me mendimet e tyne e pagzojshin: fashist, nazist, armik etj etj. Kete propogande, pa shkue gjate e perzien edhe me arsim, qe me te perzhit ne trute e shum te rijve.

Ne ate kohe, te detyronin te mesojsh permendesh, te pasakten, rrenen, dhe te funksionosh si vegel e partise. Prej kesaj shkolle dolne gjysmaket, qe sociologet na thone, se: “Gjysmaku, asht smundje per shoqnine”, e ne te shifen dy gjana: zhvillimi i kultures, nuk asht i nevojshem, per rregullimin e politikes ne interres te kombit dhe shkolla kufizohet ne perhapje te ditunise, per pa zhvillue karakter te shndoshet, e kur kjo mungon shoqnija vuen”.
E ashtu ndodhi. Populli, vuejti aq shume, sa asht shume e veshtire me e pershkrue. Mjerisht, mbeturinat e asaj edukate shifen sot, mbas 23 vjet gjoja “demokraci”.

I urti, pat thane: “Kur shkruhet objektivisht, dalin ne drite pika te dobta, por edhe ngushlluese, qe jane garanci, per nji te ardheme. Kjo d.m.th. me nxjerr ne shesh te “lame e te palame”, por tuj u bazue ne fakte dhe te verteten, e jo me fjale boshe, simbas qejfit e hamendjes, se keto lloj shkrimesh, vijne e bahen boze, o ma mire me thane te neveritesheme”.
Une, nuk jam mirditas, por gjate jetes time ne mergim, kam pas fatin e mire me jetue me mirditas dhe te njoh shume prej tyne. Nji nder ta kje edhe (drite past), Ndue Pjeter Gjomarku. Sebashku, shpesh here, si shoke, kena shndrrue mendime, por Aristoteli, tha: “Amicus Plato, sed magis amica veritas”.

Perdora ket thanje se Nduen e kam pas shoq, por ma fort due te verteten, qe sot mjerisht, disa “historian”, per t’iu pershtate deshirave te tyne, mundohen me shtremnue te verteten, ashtu si u ba gjate kohes kur sundonte diktatori Enver, por e verteta “nuk njef parti”. Schopenhauer, ka thane: “E verteta shkon larg dhe jeton gjate”.
Njerezit, per te pregadite vehten me njohuni, qe t’i sherbejne vehtes dhe shoqnise, kalojne nji kohe te gjate tuj studjue e tuj bam hulumtime, perpara se te shpallen autoritet per nji ceshtje, por sot, cdo ish shegert, qe gjate kohes se parties, na i bani dy vjet shkolle o ndoj kurs nate, po na shpallet ekspert.

Ju zonje, thoni, se Ndue P. Gjomarkaj, kje i pari prashutist, qe ra ne Shqipni. Na ne mergim e kemi ditun, se ai grup u thirrte grupi i Alush Leshanakut, qe u perbante prej kater personave; Alush Leshanuku, Xhevdet Bloshmi, Ndue Melyshi dhe Ndue Pjeter Gjomarkaj, cili, prej tyne ra ne toke ma pare (prej aeroplanit), nuk e dime. E di shume mire, se Ndue Pjeteri, ishte nji antikomunist i betuem, si kjen shume mirditas, qe ne heshtje nuk kursyen as jeten e tyne. Sot vorri nuk u dihet.

Ndue Pjetri, kur ra ne Shqipni, kje propozue nga Ndue Bajraktari, per Kryetar i Komitetit te Maleve, jo per merita te Ndout, por pse kje i vetmi Gjomarkaj aty. Kjo ndodhi me 7 gusht. Kjo kryesi zgjati deri me 17 gusht, date kur dolen ne Jugosllavi.

Ndue Pjetri, per do kohe jetoi ne Beograd ne hotel, ndersa studentet emigrant, qe studionin ne ate kohe (ne Beograd) merrshin burse 3000 dinar. Ata paguanin dhomen tek qyteti i studentave dhe ushqimin per nji muej. Praqe qe i tepronin blenin dy kuti me cingare. Ky asht fakt.
Zonje, nuk di si t’i shpjegoj pohimet qe bani ne komentin tuej. A jane ato nga naiviteti, apo asht dishmi e prirjes tuej per te shkrue e zmadhue ngjarjet, por duhet t’a dini se lendimi i plages dhemb ma shume se vete plaga.

Cdo njeni, qe punon edhe gabon. Njeriu, ka edhe te mbeta. Nji nder te metat, qe kishin disa, ishte lavdrimi i fort i tyne, tuj u mundue qe cdo veper me ia lane vedit edhe se punen e ka bame ndoj tjeter.

Ju shkrueni, se: “Ndue Gjomarkaj, qe flet z. Mrijaj, vertete ishte atdhetare, por sa iken gjermanet, ne nentor 1944, ia mathi edhe ky mbas te jatit e jetoi ne Itali si fashist”.
Tuj njoft karakterin e Ndue Gjomarkut, nuk e besoj, se ai ndrroj mbrenda natet prej atdhetarit ne fashist. Edukata e tij, nuk e ka lejue ate me bam nji veper te tille. Ate ndrrim nga nji parti ne tjeter e bane sekretaret e partise komuniste, qe menjihere, e mbrenda nates na u transformuen ne “demokrat”, qe kerkund mos me iu gjet shoket.

Pra, shoqe Klorinda, kjo na tregon urrejtjen, qe keni kundra atyne, qe nuk adhuruen ne partin komuniste, ose keni ndoj mllef personal, por P. Gjegj Fishta, pat thane: “Ki meni, por foli hakun”.

Komunistat, ate person, qe mendojshin se ka vlere bajshin cmos per t’a ule e mposht e as eshnat ne vorr nuk ia lane e, per kete kemi shembuj.
Ju shkrueni: “Keto ne vitet 50, krijuen Bllokun Kombtar ne Rrome, te financuem nga Amerika e grupet fashiste italiane”. Me sa di une, fashizmi humbi luften e nuk e kuptoj se si Amerika financoi aty, ku, kishin fute hundet fashistat.
Mandej shtoni: “Ne kete grup politik, qe perqau emigracionin ne Itali, bente pjese edhe shkrimtari kolos Ernest Koliqi, i njoftun per idet e tij fashiste. Per te vertetue ideologjin e tij fashiste, ne arkivat e Romes gjindet telegrami i tij, ku, fton Musolinin te nderhyje ne Shqipni”.

Ju kujtoj zonje, se Ndue Pjetri, mbasi doli prej Jugosllavise, mori pjese ne Bllokun Kombtar, pra, aty ku, ishte Koliqi.
Persa i perket perqamjeve ne Itali, ne ate vend shumica ishin Bllokista, nuk tham se ne emigrim nuk ka pas perqamje, por, kur vinte puna me shikjue interresin e kombit shumica e emigrantave ishin nji, pra, ishte si thojshin dikur: “Te gjitha rruget cojne ne Rome”
Edhe na njashtu i shikojshim punet. (Skjarim: Nuk kam ken kurr antar i Bllokut Kombtar.)

Persa i perket Prof. Ernest Koliqit, kolosit fashist si na e thirrni ju, mund te gjindet ndoj shkembim letrash, por, jo ne ate permbajtje, qe na e thoni ju, se si te lexoni: “Ditarin e Cianos”, me 25 gusht 1937, ai shkruen: “Nuk do te terhiqemi ma si ne 1920” etj etj. Me daten 28 prill 1938, thote: “Per nji zgjidhje integrale ne Shqipni” Dy dite mbas, Ciano, shkruen: “I flas Duces, mbi udhtimin tem ne Shqipni… Ai (Musolini), bashkohet me mendimin tem, per nevojen e nji zgjidhje integrale, por thote, se asht gadi per nji lufte, po te jete nevoja, per te shti Shqipnine ne dore”. E me 30 nanduer, Ciano kumton fjalet, qe Musolini foli ne Mbledhjen e Keshillit te Madh: “Si u muer gjaku i Adua-s, do te marrim edhe gjakun e Vlones. Shqipnia, do te bahet italiane”.

Gjinden shkrime, ku, tregojne, se Italia, ishte gadi t’a ndante Shqipnine dysh me Jugosllavine, se ne ate kohe ne Beograd ishte kryeminister Stojadinovic, qe u mbante mik i fashizmit.
Ju keshilloj, qe te lexoni edhe librin e botuem ne Washington D.C. me 1951 nga C.A Chekrezi.
Ai shkruen: “…Ata, qe kundershtuen rreptesisht mendimet e Duces, ishin krenet katolik te Shkodres”.

Sigurisht, jane ken shume e shume shqiptar te tjere, kundra vendimit te Musolinit. Per ket rradhe, kishit me ba mire, qe per te mesue dicka e per te njoft patriotet e vertete, t’i leshoni nji sy kerkesave te Dergates Shkodrane ne Asamblen Shqiptare me 12 prill 1939, pra, mbasi fashizmi kishte zaptue Shqipnine. Aty, do te shifni edhe kush ka nenshkrue. Prej atyne, qe firmosen deklaraten, disa kjene pushkatue, ne kohen e diktatures se Enverit.

Te flasim pak per ate qe ju
e thirrni “Kolosi fashist Ernest Koliqi”

Ky kolos fashist, me 1939, u emnue Minister i Arsimit. Aty mblodhi rreth vedit gadi te gjith studjuesa e shkrimtar te spikatun. Filloi botimin e librave, per shkollat fillore e te mesme, vellimet Shkrimtaret Shqiptar dhe Visaret e Kombit. Keta vepra, u punuen ne kohen e fashizmit ne Shqipni nen kujdesin e tij.
Si titullar i nalt i Arsimit, me 1942 dergon ne Kosove rreth 300 mesues, qe me ndihmen e ketyne arsimtarve, ne Kosove, u hapen disa shkolla fillore edhe do te mesme, jo me mesue Italisht e historin e fashizmit, por shqip.

Prej ketyne arsimtarve, kam njoft disa e nji nder t’a isht profesor Zef Nekaj edhe ky mirditas. Pra, shoqe, ky kolos fashist dha aq sa pat mundesi e dha dicka. Po c’ka do te thoni ju, sikurse te krahasojme komunistat e Ever Hoxhes me shoke, kur sa erdhne ne fuqi, u munduen me zhduk veprat e kultures shqiptare, me qellim, qe te shkruejn nji histori te re.
Enveri, per ineteresa te tij dhe partise komuniste, i dorezoi Titos nji numer te mire nacionalistash Kosovar, qe vetem ata qe u pushkatuen te Shkallat e Tivarit jane rreth 3000. Per tjera ceshtje, kete radhe nuk po flasim.

Qysh se ka fillue historia njerezore, nuk ka pas ne bote ndonji perandori si kje perandoria kriminale bolshevike, qe cdo gja kje e bazueme ne rrene.
Prof. Ernest Koliqi, si e thirrni ju fashist, zgjodhi nder dy te keqia ma pak te keqe e nder kesi rastesh thuhet: “Salvare il salvabile” ose politika e (asht) l ‘arte del possibbile”.
Enveri me shoke e shiten Shqipnine kambe e krye nji here tek Tito e si majmunat kercyen prej nji vendi ne nji tjeter (Rusi) dhe mberriten deri ne Kine.
Ju thoni: “Ndue Pjetri, u kthye ne mergim dhe krioj Organizaten “Heroizma Shqiptare”.
Sikurse thash ma nalt, ne fillim ai ishte me Bllokun Kombtar, kurse ma vone, me shokun e tij Zef Shytin, themeluen Organizaten “Heroizma Shqiptare”.

Ju tregoj, se kur kjo Organizate Nacionaliste, mbajti Kongresin I-re ne Detroit (Michigan). Sikur te mos te ishin ata, ne salle nuk do te ishin ma teper se 10 veta megjith Ndue Pjeter Gjomarkaj. Besoj, se me kuptoni. Kam qene une aty, si nji prej miqve te Zef Shytit.
Po t’a shifshem te arsyesheme, do te kishem shume tema te tjera me ju tregue, se me jeten time te gjate, rrugeve te botes, qe komunistat me detyruen t’i marr ne kohen ma te bukur te jetes time, pa mbush 20 vjet. Mund tham, se jam nji gjymse faqe historie, persa i perket ngjarjeve, qysh prej vjetit 1937. Por tuj vrejt shkrimin tuej e shof, se: “Nuk ia vlen barra qiran” me arsytue me ju, se po me duket si me “mih ne uje”.