ResPublica.al, 6 nëntor 2012
“Nga 2007 e deri më sot jenë financuar rreth 9 mijë hektarë. Ky financim ka shërbyer si katalizator për të ndezur një ethe të ullirit, një pasion të madh për ullirin, që nuk ka ekzistuar kurrë në këto përmasa. Në qoftë se janë mbjellë me financime rreth 9 mijë hektarë, absolutisht, 3 – 4 herë më shumë janë mbjellë me iniciativën dhe pasionin qytetarëve shqiptarë, pasion dhe iniciativë që ka përfshirë të gjitha zonat e ullirit, jo vetëm në fshat, por edhe në qytete… Objektivi nuk është më 20 milionë rrënjë ulliri, por është 50 milionë rrënjë ulliri. Me 50 milionë ne shkojmë me këtë projekt afër maksimumit të kapaciteteve të mbjelljes së ullirit, i cili është në çdo aspekt floriri i mbitokës…”
Fjalitë janë marrë nga një fjalim i kryeministrit Berisha në një takim të sotëm, të cilin mediat e prezantojnë si “tryezë me prodhues të ullirit”. Aktiviteti me sa duket ka për qëllim politik të rivalizojë lëvizjet e shpeshtuara të opozitës javët e fundit në lëndën e bujqësisë. Vetëm se po të lexosh me vëmendje kronikën e faqes së Këshillit të Ministrave, rezulton se për të gjitha është menduar, përveç një gjëje:).
Shkruan KM duke cituar Berishën: “Mendoj se disa nga çështjet e shtruara janë jashtëzakonisht serioze dhe kërkojnë përgjigje të vendosur e të shpejtë. Zoti Panajoti, (drejtor i Qendrës së transferimit të Teknologjisë, Vlorë), shtroi çështjen e vjeljes së ullirit, e cila do të bëhet çdo vit e më e mprehtë. Në rast se ne nuk marrim masa konkrete do të shkojë drejt pamundësisë. Të jemi realistë, është e domosdoshme që ministria në projektet e saj të parashikojë detyrimisht komponentin vjelje. Siç parashikojmë ujitjen, duhet të parashikojmë dhe vjeljen”.
E shef ti? Nuk na kish shkuar mendja që duhet vjelur 🙂 a.th.
Berisha i plotë mbi temën e ullirit:
http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17266
Foto:
Berisha e Ruli gjatë takimit të sotëm (LSA)
—————
Shënim: Mirë të vilet, por si do grumbullohet, trajtohet dhe shitet?







