Nga Mustafa Nano, 18 Korrik 2012
Gati e pabesueshme, por e vërtetë: Lulzim Basha foli pikërisht sot, një ditë pasi ambasadori amerikan foli për transparencë në takimin me gazetarët. Nuk tha ndonjë gjë kushedi se çfarë e nuk është se bëri ndonjë gjë transparente, por dobare u fut në debatin që ai vetë ka provokuar me investimin në dalje të Tiranës, në hyrje të rrugës së Elbasanit. “Tenderi është bërë online dhe projekti ka qenë aty për 45 ditë… Pemët e prera do të zëvendësohen 10-fish në zona të tjera… Prishja e murit të Pallatit të Brigadave nuk është ndonjë tabú, pasi edhe monumente të tjera kulture janë zhvendosur”, tha ai nw thelb.
Kish shumë vetë që ishin gati të vinin bast se Basha do ta hapte gojën pas çalltisjes së ambasadorit Arvizu, dhe bindjen ua jepte modeli “Ristani” (ky reagoi menjëherë pasi i njëjti ambasador kërkoi një përgjigje për referendumin mbi plehrat). E kush ka vënë bast, e ka fituar atë. Sepse Basha e hapi gojën. Duke përmendur dhe ambasadorin. Madje, morëm vesh se e vetmja keqardhje e tij në këtë histori ishte “që në këtë debat po tërhiqen ambasadorë të nderuar, të cilët janë më të informuar se ata që ankohen për mungesën e projektit” (fraza në thonjëza është marrë nga tema.al).
Ambasadori qënka medemek i nderuar, ndërsa një duzinë shqiptarësh që i kanë kërkuar prej dy javësh të njëjtën gjë, jo. Ç’burrë dhjaks e palaço, që është ky Basha!
http://respublica.al/artikuj/2012/07/18/e-pabesueshme-basha-e-hapi-gojen-menjehere-pasi-arvizu-ja-kerkoi-transparence