E pabesueshme, Arben Ristani dekonspiron vetveten

0
56

Shkruar nga AMA-NewsFlash, Politikë – Qer 18, 2011

Sapo ka përfunduar hapja e kutive të Njësisë Bashkiake nr. 1, ose KZAZ 45 në Tiranë dhe nga mbi 150 kuti të hapura rezultoi se gara për kryetar u nda 26 me 28 në favor të Lulzim Bashës karshi rivalit Edi Rama. Por në këtë mënyrë, vetëm me përfundimin e një KZAZ-je, por me numër pothuajse të njëjtë kutish nga ato të hapura gjatë fazës së parë bie në sy fakti se si Arben Ristani, kreu i KQZ-së ka nxjerr zbuluar vetveten me skandalin e hedhjes së fletëve nëpër kuti.

Kujtojmë se një nga ekspertët e njohur amerikanë kishte deklaruar se në 250 mijë vota kur diferenca ndahet me 10 vota, nuk kishte mundësi që në mbi 300 vota gjatë
rinumërimit diferenca të thellohej në mënyrë të njëanshme deri në 81 vota. Këtë konkluzion ekzakt matematikor dhe shkencor e vërtetoi sot në mbrëmje procesi i hapjes së kutive i urdhëruar nga Kolegji Zgjedhor. Tendenca e numërimit të fletëve të kontestuara të hedhura gabim shkoi në atë të garës së numërimit pas 8 majit deri në 14 maj në kryeqytet. Pra Basha doli në fund të numërimit për

Njësinë nr. 1 vetëm me 2 vota para nga mbi 150 kuti të hapura.
Pyetja në këtë rast nuk ka nevojë që të bëhet ndaj KQZ-së për këtë diskordancë në numërim, por kuptohet hapur se Arben Ristani diçka të paligjshme ka bërë gjatë hapjes së kutive pas 14 majit me një akt normativ që u cilësua individual. Çfarë ndryshoi nga 117 kutitë e hapura 14-23 maj ku diferenca doli me 81 vota në favor të Bashës, nga këto që u hapën sot, ku diferenca doli me 2 vota dhe numri i kutive të hapura ishte me mbi 30 kuti më shumë ditën e sotme?

Mbase Arben Ristani ka nisur të ndjejë tensionin e brendshëm, por edhe të jashtëm, pasi përveç diskordancës totale të shifrave vota dhe votues, nuk mund të shpjegojë dot këto dy fenomene matematikore, dy fytyrat e diferencave mes kandidatëve. Sot u gjetën 54 fletë votimi për kryetarin të hedhura gabim nëpër kutitë e KZAZ-së 45 që ishin të vlefshme dhe kujtojmë se diferenca mes kandidatëve ishte vetëm me 2 vota.