E keqja Ilir Meta!

0
38

Gjin Musa

Ilir Meta pa asnji medyshje eshte e keqja e Shqiperis.
Lojrat e tij politike tashma njifen qe me Fatos Nanon, nji njeri qe do pushtet te plotfuqishem, do te pervetesoje ç’do gje.
Largimi nga Rama dhe qasja tek Berisha e Ilir Metes u duke sikur i dha pushtet, por ne realitet e diskretitoi totalisht atë si politikan.

Tashma i ndodhur ne nji karrige me reputacion pranë Berishes, Ilir Meta u ba me i fuqishmi pas Berishes, biles e kushtezoi pushtetin e Berishes, njerëzit e Metes mbuluan deri edhe dyert e ambasadave, pa le qe pushtetet lokale po te thuash u privatzuan nga LSI dhe Ilir Meta.
Llogaritë e Ilirit ishin per interesin personal dhe rrethin shoqeror, pergjegjesinë per ç’do gje do ta mbante Berisha.

Ne qeverin kater vjecare tashma te emeruar Berisha-Meta, çoroditja filloje te dali sheshit, fyerjet kunder opozites nuk i kursej “demokrati” Meta, vjedhja filloi tashma hapur, po prekeshin interesat klanore.
Ministrat e Metes ishin bere xhandaret e qeverisë! Berisha vetem heshte! Nji luajtje gishti nga Meta, pushteti i Berishes rrezohej.
Nji qeverisje sa qesharake aq edhe e turpsheme.

Dritan Prifti disi kundershtar i Metes, ose kundershtar i “vjedhjes” së radhës, diku kallot po shkeleshin… Dritani gjen formen dhe rrugen e nji investiguesi!
Drama tashma ishte bere gati qe ti shfaqej publikut. Dritan Prifti shperthen, korrupsioni Meta tashma ka dalur sheshit, ç’do gje e filmuar me prova dhe fakte.

Berisha eshte ngushte! Nuk e shet lehte Meten qe i ka gjithçka ne dore, ekspertiza nderkombetare verteton çdo akuzë te Priftit! Meta jepe dorheqjen! Pritet drejtesi, e cila kurre s’u be asnjëherë.
Amerika dhe bashkimi Europian kerkojne nga drejtesia Shqiptare te zbardhej e verteta, por kush ta zbardhte?Drejtesia e Sali Berishes! Dhe si pasoje e korrupsionit Meta, ndodhi edhe tragjedia e 21 janarit.
Tashma gjerat kane marre nji rrjedhe tjeter, nderkombetaret bejne presion qe drejtesia te thote fjalen e vet.

Prokuroria Ina Rama pas kater viktimave leshon urdher arrestet per drejtuesit e gardes se republikes, drejtori i policisë se shtetit Hysni Burgaj, me porosi te Berishes nuk zbaton vendimin për arrestet, ne kundershtim me kushtetuten dhe ligjin.
Ilir Meta edhe pse i dorhequr punon nen rrogoz me Berishen – i lidh një krim i përgbashkët.
Nderkombetaret ç’fare thone?

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i Bashkimit Europian, deri departamenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes i kerkojne qeveris Shqiptare zbardhjen dhe venien perpara drejtesis te autoreve qe dhane urdher per masakren e 21 janarit, po gjithmonë bashkangjitur çeshtjen Meta.
Situata politike sa vinte dhe randohej, Berisha i ndodhur perballe presionit te nderkombetareve, si edhe fakteve dhe provave te pa kundershtuesheme, nga analizat e laboratoreve te kriminalistikes ne shtetet e bashkuara te Amerikes, fillon luften frontale ndaj prokurores se republikes z. Ina Rama dhe presidentit te asaje kohe z. Bamir Topi.

Lufta politike dhe friga e rreshqitjes nga pushteti e egersojne Berishen, biles tashma ka dalur ne mbrojtje te Ilir Metes dhe te krimit te vrasjes se 21 Janarit, floke lyeri bukuroshi Lulzim Basha, si minister i vrasjeve duket disi i tronditur, Meta fshihet sa ne nji qoshe ne tjetren, partia qe ai drejton ka marre nji goditje te forte moralisht! E korruptuar dhe si pasoje e ketij korruptimi ndodhi 21 janari…
Opozita eshte vene nen sulmin e mazhorances, Ilir Meta ferkon duart, sahanlepiresit e tij bejne deklerata nga ma naivet, perbaltje dhe vetem perbaltje ndaje opozites dhe Edvin Rames.

Fushata per zgjedhjet e pushteti lokal tashma fillon ne nji klimë teper te pafavoresheme.
Berisha eshte egersuar, ç’do cep te pushtetit duhet marre! Tirana ishte epiqendra, ashtu ndodhi nji kasaphan e vertet, pa drejtesi, dhunim ne sy te nderkombetareve.
Lulzim Basha kryetar i Bashkisë se Tiranes, llogarit Berisha – Meta perseri ne loje, ndarje pushtetesh, fitimesh personale.

Rikthimi i Metës tek opozita!
Sa e pritsheme per dike, aq edhe e frigshme!.
Ç’fare misioni do kete Ilir Meta tek e majta Shqiptare? Forcimin per nji rotacion te pushteteve, apo lufta per shkaterrimin e te majtes?!
Meta i ndodhur ne mes te “krushqis Berisha” dhe “krushqis Rama”, cilen do të zgjedhi pase perfundimit te votimeve?

Qofsha i gabuar, por une i frigsohem se Meta eshte i perkushtuar per shkaterimin e te majtes Shqiptare, ashtu si Berisha qe e ka degraduar te djathten ne nji prone te familjes se vet.
Meta po i perngjan, por disi ndryshe, ky ka dalur hapur, burre dhe grue kandidojne per deputetë, po ne te njejten forcë politike, nji rast i pa njohur ne Shqiperi e më gjerë, deri me tani.
Kjo loje e Metes presupozon qe LSI mundet te marri 4 depute! Dy te familjes dhe dy te partisë, partia familjare triumfon.

LSI eshte e çoroditur ne vetevete, pasi drejtohet nga nji njeri i perlyer me korrupsionin dhe mafjen.
Ilir meta nuke duhesh lejuar nga partia qe te kandidonte per deputet pasi ka nji ceshtje penale ne ngarkim i akuzuar per korrupsion pasiv.Nderkombetaret nuke besoje se do ta kalojne ceshtjen Meta,Gerdecin dhe 21 janarin ne heshtje.

Berisha tashma eshte ne ankthe per vete!pushteti doi iki me voten e popullit,Meta e shefe nga large Berishen,edhe pse shkembejne ndonji replik nga distanca,ato duken shume miqesore…….shkaterrimi i te majtes Shqiptare, nga nji njeri qe nuke eshte ase i majte dhe ase i djathte,ky eshte Ilir Meta.
Deklerata pompoze te z.Meta qe do veme Shqiperin ne pune jane sa naive dhe intriguese,do veje Shqiperin ne pune nji njeri qe nuke ja di vlerat punes,po te ishte per te vjedhur eshte mjeshtri i mjeshtrave.
Kryemadhi ne Lezh c’fare deshi?pse nuke kandidoje ne vendelindjen e vete?Po Meta psei iku Skraparit?nji loje elektorale per te coroditur votuesit.

LSI me Ilir Meten tashma eshte drejte falimentimit politik,nji parti familjare e drejtuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi,identike si partia demokratike qe eshte prone e familjes Berisha.
Duke pare kete situat te rende politike,e djathta ka vetem nji rruge,Bamir Topi ne krye te P.D-es dhe e majta Shqiptare me Edi Ramen doi sjedhin rehatin ketije vendi,do zoti keto zgjellje do pefundojne pa ndonji te keqe (perplasje)qe do rrezikonte destabilitetin e vendit.

Berisha dhe Meta jane per nji destabizim te vendit,anrra e tyre eshte teper e zymet.
Le te jeme i gabuar une:po e keqja e Shqiperis eshte Ilir Meta.
Nji politikan i pa politik,i korruptuar dhei i lidhur me mafjen e krimit……..
A duhet votuar ky njeri?kurresesi jo,populli duhet te vendos largimin e partive familjare Berisha-Meta,koha do ndryshimin,Europa pret nji votim moral te votueseve Shqiptar,large etjeve dhe mdhefe partiake.