Dyshja gjeniale: Baroni Gjergj Sina dhe Arkitekti Karl Ghega

0
20

Pjesa e dytë

Miqësia dhe bashkëpunimi në mes dy kolosëve nga trojet shqiptare.

Nga Pjetër Logoreci

Me largpamësi, Baroni Gjergj Sina, kapitalin e fituar e vendosi në blerje pasurish të patundëshme, kryesisht në blerje tokash dhe ndërtesash (kjo rreth viteve 1840). Në mesin e shekullit të 19-të, ai njihej si pronari më i madh i tokave në Hungari, por jo vetëm. Edhe në Austri dhe Vjenë, ai arriti të blejë pjesë të mëdha tokash dhe trojesh, fshatra të tërë, si në Mauerbach pranë Vjenës, në Welehrad të Moravi-së (Wellehrad in Mähren, që atëkohë ishte Austri), Gföll, Fahrafeld, Leopoldsdorf.

Foto 1: Pallati Sina në Hoher Markt 8

Në vitin 1814, Gjergj Sina kishte blerë një truall gjigand në Rappoltenkirchen, për të ndërtuar vëndqëndrimin e familjes, që ishte pjesë e ultësirës së Tulnit afër Vjenës. Aty ai ndërtoj residencën si dhe varrezën (Mausoleum) e famëshme të familjes. Egziston një listë e objekteve në pronësi të Baronit Sina në Vjenë, e formuluar në vitin 1841, e cila përmban rreth 12 objekte (pallate), adresat e tyre si dhe vlerat e blerjes.

Numri i madh i trojeve që Sina bleu në Vjenë, bëri të nevojshme krijimin e një zyrje për admnistrim dhe ndërtim, ku Baroni punësoi si drejtor të firmës një arkitekt dhe ingjinier ndërtues të njohur, Josef Stauffer-in.

Foto 2: Pallati i Sinas në Fleischmakrt 20, Kafe – Restauranti

Si qëndër e kësaj firme shërbej ndërtesa që në Vjenë njihej si Pallati Sina e që ngrihej në qëndër, në bashkinë e parë ose sic thonë vjenezët në “Innere Stadt” (qytetin e vjetër), në një zonë shumë të njohur të quajtur Hoher Markt, me numer 8. Ky pallat që më parë quhej Pallati Fellner u rikonstruktua nga arkitekti i famshëm Theophil Hansen me kërkesën Gjergj Simon Sinës dhe përfundoj së ndëtuari në vitin 1859. Për herë të parë në Vjenë, sipas kërkesës së Gjergj Sinës, arkitekti Hansen ndërtoj këtë pallat në stilin Neorenaissance për qiramarrës, gjë që më pas hyri si modë në ndërtimet në kryeqytet. Pallati kishte një oborr ndërmjet dhe të gjithë katet ishin të stolisur me afreske nga piktorë të njohur si Karl Rahl apo Eduard Bitterlich. Sot ai nuk egziston, pasi u shkatrrua nga bombardimet e aleatëve gjatë luftës së dytë botërore dhe më vonë u shëmb për të ndërtuar një pallat të ri banimi.

Foto 3: Pallati i Sinas në Lugeck 7

Pronë tjetër shumë e njohur në Vjenë është dhe pallati në Fleischmarkt 20-22, ku fillimisht Simon Sina i vjetri, kishte zyrat dhe filloj aktivitetet e tij tregtare dhe bankare, të cilin Gjergji e rinovoj në vitet 1825. Në vitin 1827 ai ndërtoj aty një Kafe – Restaurant me emrin “Zum weißen Ochsen” (Te Lopa e Bardhë), që ishte shumë e frekuentuar nga vjenezët, që sot mban emrin “Cafe Restaurant Vienna”. Pallati ishte i ndertuar për banim me qiradhënie. Në këtë pallat kishte dhe një sallë teatri që sot njihet si Drachengasse Theater. Shumë nga godinat në pronësi të familjes Sina ishin në qëndër të qytetit, në “zonën greke”, pranë njëra tjetrës, për rreth kishës ortodokse të ritit grek TRINIASHENJTE, e cila u ndërtua me financimin familjes Sina.

Foto 4: Felderhof 1, para rindërtimit nga Sina

Për ne shqiptarët, ndërtesa me e rëndësishme që patën Sina-jt, që na lidhë me një prej figurave më të ndritura të shqiptarve të Austrisë dhe konkretisht me figurën e arkitektit me famë botrore Karl Ghega, është pallati GROSSER FELDERHOF 1. Ky pallat është i vendosur në sheshin me histori të famshme Lugeck. Godina njihet historikisht që në vitin 1497 dhe dikur quhej Tirnahof (emër që vinte nga familja Tirna) dhe më vonë Federlhof, sipas emrit të tregtarit vjenez Georg Federl, që e zotëronte në vitin 1591. Ndër kohëra, ky pallat ishte vizituar apo banuar nga njerëz të mëdhej dhe shumë të njohur. Në vitin 1588 kishte jetuar aty kontesha Philippine Welser nga Dinastia e Habsburgëve, më pas Paracelsus njv mjek i përmendur nga Salzburgu që njihej edhe si Alkimist, Astrologe dhe Filosof. Edhe e dashura e Kaiserit Karl i V, Barbara Blomberg kishte jetuar në këtë pallat. Më pas politikani Wallenstein (1633), akademiku Leibniz, historiani anglez William Robertson.

Pronari më i madh dhe më i pasur i shtëpive në Vjenë, Baroni Gjergj Sina, në vitin 1847 e rindërtoj krejtësisht këtë godinë të cilën e pat blerë në vitin 1825, duke e sjellë në pamjen që ka sot. Objekti gjindet në regjistrin e bashkisë në Vjenës me numër inventarit 768. Ajo që duhet të theksoj është se në këtë pallat ka banuar dhe miku i Baronit Gjergj Sina, arkitekti i hekurudhës së Semmeringut, ingjinieri me origjinë shqiptare Karl Ghega. Karli kishte një apartament në katin e parë të pallatit me pamje nga rruga kryesore (Rotenturmstrasse).

Foto 5: Pllaka përkujtimore në dritaren, ku ka jetuar Karl Ghega, në pallatin Sina

Poshtë parvazit të dritares ndodhet një tabelë që tregon vendin ku vdiq burri i famshëm. Deri vonë qarkulluan fjalët që ai në momente depresioni dhe merzie u hodh nga kjo dritare për ti dhënë fund jetës, për shkak se presioni që pat duke pritur bashkimin e tunelit që po ndërtonte ishte shumë i fortë. Miqësia me Gjergj Sinen ishte arsyja që Karli banonte në këtë pallat. Njihen disa projekte në ndërtimin e hekurudhave austriake ku ato punuan së bashku, Karli si konstruktor dhe Gjergji si financues.

Autori J. Sachslehner në librin e tij mbi historikun e hekurudhave të Austrisë shkruan: ….mbretëria e Habsburgeve, për pak vite arriti vendin e parë ndër shtetet me hekurudha në Europë, falë personave si Franz Xaver Riepl, Carl Ritter von Ghega, Baroni Georg Simon Sina dhe arqiduka Johann…..(1)

Foto 6: Lokomotiva Vindobona, të cilën Gjergj Sina e ndërtoi për Karl Ghegen

Në një raport të UNESCO-s për hekurudhen e Semmeringut shkruhet:….historia do ju njohë me persona të cilët janë të lidhur ngushtë me ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut si Arqiduka Johann, Kalorësi Karl Ghega, Franz Riepl e Baroni Gjergj Sina….
Pra dy burrat me origjinë nga toka shqiptare ishin miq, bashkëpunëtore si dhe shumë të përmendur për ndihmesën e tyre në të mirë të zhvillimit të Austrisë dhe të shkencës në përgjithësi.

Dihet nga historia e ndërtimit të hekurudhës më të famshem në botë, asaj të Semmeringut, që Karl Gheges i nevojitej një lokomotive e përshtatëshme, e fuqishme për tu ngjitur në lartësinë deri 898m. Lidhur këtë, në librin biografik mbi Karl Ghegën, autori W. Straub shkruan:…..Ghega shpalli një konkurs nga ku dolën 4 modele lokomotivash, ndër të cilat dhe ajo Vindobona të cilën Baroni Gjergj Sina mori persipër ta ndërtojë në fabriken e tij “Wien Gloggnitzer Eisenbahn Gesellschaft”. Lokomotiva u paraqit në takimin konkurrues të datës 31 korrik 1851 së bashku me tri të tjerat. Pas disa provave që u bënë nga 20 gushti deri me 16 shtator, u përzgjodh modeli Bavaria i prodhuar në Firmën Maffei në Mynih.

Foto 7: Porta aktuale e pallatit Sina në Lugeck 7 dhe stema e familjes mbi portë

Për projektet dhe investimet e Baronit Gjergj Sina në fushën e hekurudhave, pozicioni i Karl Gheges si kryeinspektor i hekurudhave të perandorisë, si nënpunësi me i lartë përgjegjës për hekurudhat në qeverinë e Vjenës (pranë ministrit Baumgartner), ishte një mbështetje e vlefshme dhe e pakursyer. Le të mos mburren vetëm grekët me Gjergj Sinen dhe italianët me Karl Ghegen, pasi kjo dyshe gjeniale Sina – Ghega vjen nga viset shqiptare dhe është krenari legjitime për cdo shqiptar kudo që ndodhet.

Shënime:
1. Libri: Auf Schinen durch das alte Österreich me autor Johannes Sachslehner
Vjene, me 23 korrik 2015

Gjergj Sina

Karl Ghega

Harta që tregon pronat e Sinës