Dy poezi nga Valentina Gjoni

1
34

Valentina Gjoni

Ёndёrra ime

Njё botё ndryshe, nё ёndёrr e kam parё,
me realitetin absurd pёrgjysёm e kam ndarё!
Pa stres e ofshama, pa lot e trishtim,
botёn do ta lypte ky shpirti im!
Do tё doja qё nё çdo skaj tё kishte veç lulёzim e pranverё,
e tё kulmojё buzёqeshja pёrherё!
Nёn dritёn e hёnёs e shpreha kёtё dёshirё
e mendova se kёshtu do tё jem mё e lirё…!

Unё edhe ti

Mё ler tё fluturoj pёrsёri nё krahёt e tu!
Dua tё besoj si fёmijё
se edhe dielli e hёna na e kishin zili!
Mё ler tё dehem me fjalёt dhe ёndёrrat,
qё kurorёzuan dashurinё tonё!
E gjithё bota le ta dijё
se do tё dua sa frymё tё kem,
nuk e mbaj mё tё fshehur
edhe zogjve nё fluturim, qiellit e tokёs do t’ja them!

1 COMMENT

Comments are closed.