Ded Abazi shkrunan për Vllaznit Simon dhe Shtjefen Dushi.
Kur njeriu don me dëshmua atdhedashurinë e dëshmon, e dëshmon se, më e çmuar është liria se sa vet jeta e tij. Por, kjo jo pa çmimin më të shtrenjtë – JETEN e vet. Si dëshmi duhet të jet ky shembull, kur dy djem të familjes Dushi, që nga koha më e hershme e kryengritjeve dhe angazhimeve për Liri kundër okupimit serb, para viteve të 90-ta, dy TRIMA SHQIPTAR, e kishin krijuar në mendje dhe shpirt se armikut nuk duhet ti nenshtrohemi, e që ndikoi në plotëvyrtytësinë e shqiptarëve të vërtetë, të cilët e dëshmuan gjatë jetës së tyre, dhe më në fund e dëshmuan me flijimin që bënë për çlirimin e Kombit dhe Atdheut.
Na ishin pra dy vëllezërit – Simoni dhe Shtjefën Dushi, të cilët, pa asnjë frikë dhe me plot guxim, në vitin 1990, ja kthyen pushkën armikut – okupatorit serb.
Të jesh i tillë siç ishin këta dy BURRA, me një fisnikëri e trimëri të rrallë e të dëshmuar për komb e atdhe, duhet të kesh zemrën e madhe dhe SHPIRTIN e atdhedashurisë.
Simon Dushi, hero dhe trim i pa lakueshëm, ka lindur në fshatin Doblibare – komuna e Gjakovës, në vitin 1958, ra për liri për mos të vdekur kurr, në fshatin Grabenicë të Klinës me 13 shtator 1990.
Shtjefn Dushi, i lindur në fshatin Doblibare – komuna e Gjakovës, në vitin 1964, as ky, nuk e dashti turpin te varri duke mos iu gjunjëzue armikut serb – ra dëshmor së bashku me vëllain e vet, më 13 shtator 1990. Ne gjithmonë e falënderojmë nanën Prene qe i lindi dhe i rriti këta dy pishtar te lirisë.
Ne do t’i kujtoje me nder dhe respekt këta dy heronj të lirisë dhe gjithë dëshmorët e tjerë, qe ia falen jetën lirisë së Kosovës. Ndërsa, unë personalisht, dhe Lëvizja e Re Demokristiane, së bashku me miq qe i ka, do të angazhohemi që këta dy dëshmor – Simon dhe Shtjefën Dushi – celulat e para te lirisë kundër okupatorit Serbo-jugosllav, qe ranë duke e flijua vetveten për çlirimin e atdheut, ta kenë nga një Përmendore ne qytetin e Klinës.
Ne u kemi borgj gjithmonë dëshmorëve, ndërsa përmendoret janë dhe na shërbejnë si frymëzim dhe kujtim se LIRIA u fitua me një çmim të lartë.
Lavdi Dëshmorëve te Kombit, Lavdi për jetë e mot Dëshmorëve – Simon dhe Shtjefën Dushit.
PERSHENDETJE I NDERURI DEDÉ ABAZI. FAMILJA E AGRON DUSHI TE FALENDERON ME ZEMER PER SHKRIMIN DHE TALENTIN QE E KENI DHE QE NUK I HARRONI VLLAZNIT SIMON DHE SHTJEFEN DUSHI ME 13.10.1990 NE ORÉT E MENGJESIT SIMONI DHE SHTJEFNI KAN LUFTUAR NE ORËT E MENBGJHESIT ME POLICIN E KOSOVES VRAU NJE POLIC DHE PLAGOSEN DISA POLIC PAS NJE KOHE VRAU SIMONIN DHE SHTJEFNIN POLICIA SERBE. FAMILJA DUSHI ASHT KRENARE KUR JU NUK I HARRONI VLLAZNIT DUSHI
I NDERUARINZ: DEDÉ ABZI
FAMILJA DUSHI TE FALENDERON ME ZEMER PER KET SHRIM
ME DATEN 13.SHTATORIN 1990 SIMON DHE SHTJFEN DUSHI
NE ORÉT E MENGJESIT NE FSHATIN GRABANIC TE KLINES
KAN LUFTUAR DIS ORÉ ME BARBARET SERB DHE KAN DHAN JETEN
NE JEMI SHUM KRENAR KUR SHKRUANI PER VLLAZIT SIMON SHTJEFEN DUSHI
DHE NUK I HARRONI
TÉ GJITH ATA QE SHKRUAJN PER VLLAZNIT SIMON SHTJEFEN DUSHI
I FALENDERON FAMILJA DUSHI
NGA FSHATI DEIQ KOMUNA E KLINES
LAVDI SIMON
LAVDI SHTJEFN DUSHI
LAVDI PÉR TÉ GJITH DESHMORET E KOSOVES
NE JEMI SOT KRENAR KUR KOSOVEN E GZOJM TE LIR.
Comments are closed.