DY FJALE PER SHERBETORET TOPALLI E POLLO

0
77

Z. Pollo as qe kam dyshim ne inteligjencen tuaj gje qe nuk mund ta them per kolegen tuaj znj. Topalli , por kjo nuk ju jep ju te drejte te fyeni inteligjencen e te tjerve edhe atehere kur ju nuk jeni dakort me pikpamjen e tyre.

Sulmi qe mundoheni ti beni Honorable Arvizu tregon me se miri se ju keni qene dhe jeni perfaqesuesit e trashigimtaret gjenetike e shpirteror te filozofise kriminale komuniste qe luftonin “Imperializmin Amerikan” dikur. Lavdi zotit sulmi juaj nese mundta quajme keshtu kunder Administrates Amerikane pasi ju keni qene kunder tere Ambasadoreve Amerikane ne keto 20 vitet e fundit vetem se ju ben ju me qesharake sesa jeni bere

Qe 22 Marsi per ate kohe ishte nje ngjarje historike besoj se nuk e ve kush ne dyshim. E thashe per ate kohe se atehere nuk e denim qe revolucioni studentor u vodh ne labirinthet e tunelet e errta te sigurimit te shtetit famekeq komunist dhe pothuaj krejt klasa e re politike qe u instalua me 22 Mars 1992 ishin misionaret “katovicas” e te emruar nga Ramiz Alia.

Nese nuk jeni dakort me ket perfundim jeni te lutur te botoni listen e Ramiz Alise te1988 “ Kuadro qe duhet te ngrihen ne detyre” qe mesiguri e keni.

Nese flisni Ju dhe padroni juaj qe shqiptaret ju debuan si qen te rrahur per ndryshim sistemi ky eshte mashtrimi me i madh qe i eshte bere shqiptareve per 23 vjet me radhe.

Krimet e llahtarshme te kriminelve komuniste i reduktuat per filxhane kafeje dhe ata kriminele komuniste qe u ndeshkuan ne fazen e pare i shperblyet mbas 97tes duke” harruar” ata qe keta krimine kishin kalbur burgjeve e zhdukur edhe kockat qe nuk i keni “gjetur” as sot dhe dihet se kane qene mijera fatekeqe .
Pronen e grabitur me zjarr dhe hekur nga kriminelet komuniste e rivodhet ju me ligjet tuaja te huazuara nga Peruja e gjyktat me te korruptuara te planetit.

Ekonomine kriminale qe ngritet per 23 vjet duke grabitur djersen dhe mundin e shqiptareve me monopole piramida e rushfete ka mundesi qe eshte ekonomi edhe me kriminale se e Enver Hoxhes pasi shqiptareve ata qe i linte jashte burgjeve ju asiguronte nje minimum sherbimesh, kurse Ju asgje.

Shqiperine e pergjysmuar bazuar ne skemat kriminale te shovinisteve fqinje duke debuar nga Atdheu intelektualet e rinine duke demtuar jo vetem te tashmen por edhe te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve.
Lavdi Zotit 23 Qershori tregoje qe shqiptaret tashme jane zgjuar e ndergjegjesuar fale edhe kontributit te shkelqyer te Ambasadorve te ndritur Amerikane ne pergjithsi por padyshim Zoterinjte Arvizu e Withers kane nje vend te veçante ne zemrat e shqiptareve.

Nese vazhdoni te talleni me shqiptaret ne kete fare feje duhet ta dini se e keni te siguruar fatin e Partise Socialiste italiane te Betino Kraxit.

AJET DELAJ
NEW YORK