Dushani në Tauresium-in e Justinianit

0
95

Nga Bardhyl Ukcamaj, 25 janar 2014

Kohët e fundit është ndërtuar në Shkup (mbi rrënojat e qytetit të vjetër Tauresium) busti i Stefan Dushanit, njërit prej pushtueseve mizor dhe më të urryer të shqiptarëve të vjetër, kryesisht katolikë. Dhe jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të popujve jo sllave te ballkanit. Ky bust ka ngjallur me plot të drejtë reagime të popullsise dhe inteligjencës shqiptare. Car Dushani, Sulltan Murati e sulltanë të tjerë, gjeneral Zerva, gjeneral Jankoviçi e Slobodan Millosheviçi mbeten figurat më të urryera në historinë e shqiptarëve.

Emrat e tyre janë simbolika e tragjedive të këtij populli të vjetër, që populloi, qysh në kohët kur e para ishte fjala “kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore”. Për shqiptarët, lartësimi i tyre në hapësirën ballkanike do të thotë evokim i genocidit dhe provokim i ndjenjave kombëtare, kulturore e civile. Do të thotë nëpërkëmbje, mosvlerësim, por edhe kërcënim për përkatesinë nacionale, ekzistencën e tyre.

Ngritja e bustit të Dushanit e lartësimi i Sulltan Muratit e gjakatarëve të tjerë në hapësirat e Dardanisë është pasqyrë e një realiteti ende të zymtë për nacionalitetin shqiptar, fuqinë dhe vetëdijen kombëtare në këto hapësira. Bash në Shkup, vendlindjen e perendorit Justinian e të Nënë Terezës, sllavët e rinj, në kërkim të një identiteti nacional, pasi refuzuan lidhjen e vjetër bullgare, synojnë të ngjallin një fantazëm, që simbolizion genocidin ndaj një pjese të popullit që qeverisin (shqiptarëve) dhe një tjetër kombi (grekëve) që akuzohen se po i vjedhin historinë.

Po kush është Car Dushani për shqiptarët e djeshëm katolikë dhe për ne sot. Për katolikët shqiptarë dhe për askend më shumë se për ata (por edhe për etërit e krishterë 14 a me shume breza të myslimanëve shqiptarë), Car Dushani ishte dhe është një nga djajtë më të zi të genicidit në historinë e tyre të vjetër. Ai e luftoi me ashpërsi fene katolike dhe synoi ta zhdukte prezencën e saj në hapësirat e mbretërisë së tij të përbëre nga etni të ndryshme. Ai u tregua i pamëshirshëm ndaj fesë katolike dhe katolikëve, që në mbretërinë e tij ishin të gjithë iliro-shqiptarë. Në kohën e sundimit të Stefan Dushanit me dhunë nisin të serbizohen kishat katolike edhe ato ortodokse (jo serbe) të Kosovës. Të gjitha këto manastire: të Deçanit, Greçanicës, Banjskës, Kryeëngjëllit, manastiri i Hilandarit në Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejës, Prizrenit etj, janë serbizuar me ligjin e luftës.

Perandoria e Dushanit ishte një shtet, ku popujt josllavë iu nënshtruan robërisë. Ky status robërimi gjeti pasqyrimit e vet më të plotë në dokumentin më të rëndësishëm të së drejtës mesjetare serbe, në “Kodin e Stefan Dushanit“, i hartuar më 1349, ku në nenin 6 thuhet:

Për sa i përket herezisë latine si dhe besimtarëve të vërtetë që bëjnë pjesë në këtë fe, patriku dhe mitropolitët, po kështu edhe peshkopët duhet t’u shpjegojnë këtyre të fundit teologjinë dhe shkrimet e shenjta me qëllim që të kthehen përsëri në fenë e vërtetë dhe në krishterimin e vërtetë. Ai që nuk do të kthehet në fenë ortodokse do të humbasë të gjithë pasurinë e tij. Klerikët heretikë të një bashkie tjetër, që kërkojnë të bëjnë proselitë, do të arrestohen, do të dërgohen në miniera ose dëbohen jashtë vendit”.

Cila ishte Shqipëria në prag të pushtimit të Car Dushanit?

Nga pikëpamja fetare e tëra e krishterë, sigurisht, por e ndarë. Shqipëria e epërme kryesisht katolike. Kur devijimi lindor më në fund e ndau krishterimin në kishat greke dhe romane (1054), duke shënuar në këtë mënyrë fundin e hegjemonisë evropiane, të krishterët shqiptarë të Prevalisit, është fjala për “trekëndëshin katolik të Shqipërisë”, provinca e dikurshme kishtare e Prevalit me qytetet e Shkodrës, Drishtit, Danjës, Shasit,Tivarit e Ulqinit, u deklaruan të jenë katolikë. Selitë peshkopale në fjalë u vunë nën varësinë e Tivarit, që u ngrit në rangun e kryepeshkopatës. Më 1188 statusi i ri i kishës së arbërit është i fiksuar në “Provintiale Vetus”, ku peshkopi i Arbërit figuron mes drejtuesve të tjerë të kishës shqiptaro-dalmate me lidhje direkte me Selinë e Shenjtë dhe vartësi nga Papa i Romës. Riti katolik u përhap edhe në viset e Dardanisë së vjetër, Kosovë e Maqedoni Veriperëndimore, që deri në atë kohë kishin qenë në varësi të kryepeshkopatës së fuqishme bizantine-ortodokse të Ohrit. Duke filluar nga viti 1204 kemi forcimin e kishave katolike-romane si në Prizren, në Shkup, në Graçanicë, në Trepçë, në Novobërdë, etj. Shqiptarët e Dardanisë kthehen ne shumice te krishtere katolike.

Përhapja ne mase e ritit katolik në Kosovë e në treva të tjera veriore shqiptare është lidhur me pushtimin e tyre në atë kohë nga ana e shtetit serb të Rashës. Lëvizja fetare mori një karakter të theksuar kombëtar. Edhe për arsye të dallimit me sllavët, shqiptarët (ata ortodokse) përqafuan në masë fenë katolike. Sipas Faik Konicës, në këtë kohë “feja katolike u be feja e shqiptarëve” dhe keshtu shihej e luftohej nga monarku serb.

Shteti dhe kisha serbe ne mbreterine e Car Dushanit ndërmorën një luftë të egër për t’i shkëputur shqiptarët nga “herezia katolike” e për t’i detyruar ata të futeshin e të pagëzoheshin në kishën ortodokse serbe. Persekutimi i madh i kishës katolike shqiptare, nis me pushtimin e plotë të këtyre trevave nga mbretëria serbe e Car Dushanit.

Vrasjet masive, shkatërrimi i pronës dhe objekteve kulturore dhe tjetërsimi i tyre ishin pasqyra e pushtimit të egër që synonte jo vetëm pushtimin territorial, por edhe asimilimin e popullsise, njësoj si pushtimi i mevonshëm osman.

Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë se djegiet e kishave dhe shumë manastireve të famshme shqiptare janë kryer në këtë periudhë. Gjurmimet arkeologjike të çojnë drejt zbulimit historik se këto djegie janë bërë gjatë pushtimit te vendit tonë nga mbreti dhe perandori i parë i Serbisë, Stefan Dushani, i cili ka mbretëruar në vitet 1331-1355 dhe i ka shtrirë pushtimet territoriale të Serbisë së atëhershme përtej kufijve të Greqisë dhe të Shqipërisë.

Kisha të djegura radhazi pikërisht në këtë kohë janë Kisha e Shën Janit, Kisha e Ballshit, e Kafarajt, Manastiri i Apolonisë, Manastiri i Mesopotamit, etj. Pra, Dushani ka djegur kishat për të detyruar popullsinë që të shpërngulej e gjitha nga Shqipëria e Jugut në drejtim të Greqisë dhe vala më e madhe e arvanitasve i takon pikërisht kësaj periudhe. Po kështu kemi edhe tjetërsimin e kishës katolike dhe objekteve të saj në kisha ortodokse, sidomos në trevat e Kosovës dhe Maqedonisë së sotme si Nish, Prizren, Gjakovë, Shkup, Ohër, etj.

Katolikët shqiptarë u shpronsuan, u vranë e u detyruan të jetonin në male, por luftuan kundër Dushanit deri sa vdiq e më pas e shpërbënë mbretërinë e tij. Pas vdekjes së Dushanit (më 1355) Perandoria Serbe nuk mundi të mbahej: u thërrmua në principata të pavarura. Feudalët shqiptarë, të cilët ishin mjaft të fortë, mundën jo vetëm t’a spastronin vendin nga mbeturitë e sundimit serb, por dhe të bëheshin zotër të Shqipërisë.

Periudha e Stefan Dushanit, perandorit të parë serb është edhe periudha më tragjike e marrëdhenieve thuajse gjithnjë armiqësore shqiptaro-serbe. Që në kohën e dyndjeve sllave, fisi ilir i dardanëve u tkurr drejt perëndimit duke humbur qendra të rëndësishme të qytetërimit te tij, siç ishte edhe qyteti i lindjes së Kostandinit të Madh, Naissus të Ilirisë në ditët e sotme Nish, Serbia.

Kostandini i Madh (iliro-shqiptar) është pikërisht perendori që ktheu krishterimin në fe zyrtare te Perendorisë së Romës. Sot, bash populli i Dushanit ne fallcifikim te historise po i ngrenë nje permendore per ta shitur si serb. Kur dihet se fiset e tyre u ngulen ne token e Dardanise se Kostandinit shekuj e shekuj me vone. Ne fakt, po mundohen te bejne te njejten gje qe bene Maqedonasit me permendoren e Nene Terezes.

Serbët e Dushanit pushtuan për një kohë të gjatë trevat e Shqipërisë së sotme. Dogjën, vranë e shkatërruan sa mundën. Luftuan në mënyrë të egër katolicizmin dhe kulturën e shqiptareve, por asnjëherë nuk arritën të shuajnë kulturën vjetër dhe doket zakonore te banorëve. Sipas të gjithë studiuesve të njohur që janë marrë me studimin e kësaj periudhe historike mund të thuhet se civilizimi i vjetër, e mbi të gjitha, kultura katolike, bazamenti kësaj kulture mijëravjeçare, mbrojti këtë autoktoni kulturore. Kjo rezultoi e vërtetë edhe gjatë pushtimeve të mëvonshme e shekujve të zi të genocidit osman. Kur shqiptarët, megjithëse u detyruan të ndërronin fenë, nuk nderruan e as sot nuk ndërrojnë kodet e tyre zakonore. Besën, mikpritjen, integritetin njerezor, lirine e femijeve, nderimin për gruan dhe ndjenjën e shenjtë të fisit e gjakut. Për shqiptarët ishte e mbetet herezi martesa në familje (me vajzën e dajës a të xhaxhait), rrahjet apo poshtërimet publike, tradhetia ndaj mikut apo beseprerja. Kanuni i Lekës i tha jo sherihatit ende ne periudhat më të errëta të ndërgjegjes sonë kombëtare. Ne shekujt e zi te genocidit anadollak.

Tani se fundi sllavo-maqedonasit ndërtuan fshehurazi një bust të Dushanit dhe disa intelektuale me prirje islame shtruan me hile pyetjen; përse heshtën katolikët..? Intelektualet shqiptarë katolike ose jo kanë reaguar dhe do te reagojnë. Inteligjenca katolike shqiptare ka tradite superioriteti ne rrafshin ballkanik, nuk ka komplekse karshi sllaveve. Por është e vertetë se katolikët e Shkupit kanë heshtur. Katolikët shqiptarë në Shkupin e Nënë Terezës nuk kanë si reagojnë, sepse, thuajse nuk ekzistojnë më pas shekujsh sundimi serbo-osman. Por varret e tyre dhunohen nga hieja e kësaj statuje të zezë.

Shqiptaret e sotem te Shkupit, të islamizuar a laike, bëjnë mirë që reagojnë dhe duhet të reagojnë edhe më shumë. Ata po reagojnë e duhet të reagojnë jo në emër të islamit (se islami nuk ekzistonte në këto hapësira në kohën e Dushanit), por si shqiptarë. Me shekuj kane luftuar pushtuesit osmane ta zhbejne shqiptarine ne keto treva, duke u mohuar shqiptareve gjuhe e kulture, duke i vrare e djegur masivisht e zhytur ata ne varferi ekstreme. Me shekuj sllavet kane zbatuar po te njejten politike. Kurre nuk u preken istitucionet fetare te lena nga turku por ashper u luftua shkolla shqipe e nacionaliteti shqiptar. Ata synuan e synojne t’i kthejne shqiptaret e Shkupit ne nje pakice islame pa identitet nacional. E kane te kote. Shqiptaret e kane te lavdishme historine e tyre e lavdiplote herojte.

Banorët shqiptarë mbi rrënojat e Tauresium-it, i kanë dhe mund të vendosin simbolet me rezonance botërore ne Shkupin e tyre, të lindur bash aty, që nga perendori Dardan Justiniani, e deri tek Nënë Tereza. Mund të identifikohen ata e jo sllavët me lavdinë e Aleksandrit të Madh e nënës së tij Olimpia, Onufrit, Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit etj, etj. Ata e kanë edhe shtëpinë e ABC-se dhe kujtimin e Josif Bagerit, Dervish Carës, Said Najdenit, Dervish Himës, Myfti Vehbi Dibrës, Iljaz Pashë Dibrës, Mehmet Pashë Dërrallës, Hamdi Bej Ohrit, Myrteza Ali Strugës, Arbën Xhaferrit e te nobelistit Ferid Murat e shumë e shumë të tjerë. Banorëve shqiptarë mbi rrënojat e Tauresium-it te Justinianit, eterit e vjeter u kane lene nje histori me te lavdishme se shumices se popujve te Europes. Ata duhet te mundin erresiren vahabiste te ushqyer nga pushtuesit osmane e sllave, per ta njohur e nderuar historine e tyre te vjeter.

Banorët e sotëm të Shqiperise Lindore i kanë sot universitet e tyre ne gjuhën amtare shqipe, edhe mediat e tyre, edhe intelektualët e tyre. Fryma e lirisë ushqen ditë për ditë idealin e tyre kombëtar dhe lirinë shoqërore, ne kushtet e nje bote te re. As mendjet e errëta të disa politikanëve e shkrueseve sallvo-maqedonas, as mjekroshët vehabistë te importuar nga shkretëtirat e Arabisë, e as renegatet nuk do të arrijnë as ta vrasin e as ta ligështojnë shqiptarinë në këto treva. Ajo i ka rezistuar provës së historisë!

Sllavët e rinj, pa emer shtetit, ne kerkim te aleances me Serbine, kanë provokuar me bustin e një gjaksori të vdekur, Dushanit serb në rrënojat e Tauresium-it te Dardanise. E kane kot, nuk do ti mbijetoje historise. Eshte truall i papershtatshem per te!