Duke shfletuar gazetën Dielli, shkurt 2010

0
150

Gazeta “Dielli”, organ i Federatës Panshqiptare “Vatra”, më e vjetra gazetë e shqiptarëve, jo vetëm në SHBA, në numrin e saj të shkurtit, trajton tema të aktualitetit, veprimtari, tema që shqetësojnë komunitetin shqiptar të Amerikës si dhe tema historike.
Festimet e përvjetorit të dytë të Pavarësisë së Kosovës zënë faqet kryesore të këtij numri,Kozeta Zylo, Beqir Sina dhe vete redaksia kane bere te mundur pasqyrimin e ketyre veprimtarive. Vatra kishte ftuar me këtë rast në SHBA, akademikun Mark Krasniqi, i cili ishte dhe folësi kryesor i kësaj mbrëmjeje.
Në faqen e parë gazeta boton një ekstrat nga shqetësimet e Prof.Mark Krasniqit, i cili shpalosi para komunitetit shqiptar, jo vetem paradën e sukseseve e entuziazmin e festes, por mbi të gjitha shqetësime të tilla si:
– Kosova mbetet e rrezikuar dhe integriteti i saj nuk është në duart e shqiptarëve
– Mbiprivilegjet që po u jepen serbëve dhe izolimi i komunave të tyre të përforcuara me forca të armatosura nuk premton fqinjësi mes serbëve dhe shqiptarëve as sot as nesër.Serbët e Kosovës mbeten me këmbë në Kosovë, por me kokë në Beograd, nga merren urdhëra dhe fonde.
– Ulja këmbëkryq e Beogradit në Kosovë, prishja e raporteve etnike në Veriun e Mitrovicës, duke sjelle aty qindra familje serbe, përbën rrezik real për ndarje.
– Korrupsioni, bajraktarizmi si dhe Oreksi i madh i pushtetarëve e politikaneve shqiptarë për mbi pushtet, kur ende nuk kemi një shtet në kuptimin e plotë të pavarur, ku vendimet qoftë të Parlamentit, qoftë të Qeverisë,kërkojnë firmën apo miratimin e ndërkombëtarëve, dëmton të sotmen dhe të nesërmen e Kosovës.
– 2- Në këtë numër trajtohen edhe reagimet që ka shkaktuar në Shqipëri projekti për regjistrimin e qytetarve sipas Etnisë, besimit fetar dhe gjuhës.Dielli sjell prononcimin e At Nikolla Markut.
– Për editorial gazeta ka botuar komentin” Ku qëndron zemrimi?” që ka për autor gazetarin Frank Shkreli, ish drejtor i “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, ku trajtohen problemet e paszbulimit të varrit masiv në Tiranë.
– 3- Dhuna ndaj grave në Fokusin e Federatës Vatra, është një tjetër temë me të cilën merret gazeta, e cila sjell në faqet e saj shqetësimet e një seminari organizuar në Nju Jork, ku ne qender ishte disidentja Musine kokalari dhe dhuna ne diktatura, por dhe ne ditet e sotme. Po në këtë vazhdë botohet edhe një analizë që kapër autore Aida Dismondy me titull “Lufta kundër dhunës ndaj femrës, nis në familje”.
5- Një vend të vecantë në këtë numër zënë Veprimtaritë e Federatës Vatra si: Takimi me akademik Mark Krasniqi, Takimin me një grup pune të Qeverisë së Kosovës për kontributin e Vatrës në pavarësinë e Kosovës, takimi me vëllezërit Kuzhnini, drejtues të Lidhjes Shqiptare në Botë, takimi me kryetarin e bashkisë së Dibrës së Madhe dhe Shoqatën “Dibra” etj.
6- Ne gjuhën angleze zënë vend shkrimi i Genc Kortshes”The Red Elephant in Albania’s Living Room” si dhe tergimi i Pëllumb Kullës ”Long Live Stalin”.
7- Ndër veprimtaritë e komunitetit, gazeta ka përcjellë edhe një mbrëmje fondmbledhese për Radion Maria Shqiptare, organizuar nga Kisha Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.

8- Duke përcjellë ciklin e bisedave të hapura në Universitetin e Nju Jork-ut, gazeta pasqyron promovimin e librit të Bardhyl Ukcamajt” Shqiptarët në qytetërimin perëndimor” dhe ngre disa probleme të komunitetit shqiptar në Amerikë, ku jo rrallë veprimtaritë janë të bezdisshme, pa nivel, promovohen libra pa vlerë, provohen pseudoudhehqës, që nuk janë të tillë, ndersa shtypi I diaspores duke rënë në nivel të mjerushëm po ngre shoqata e fondacione inegzistente, udhëheqës mjeranë, që nuk kanë as nivelin arsimor, as nivel intelektual për të qenë të tillë. Dielli komenton:” Mjaft…se po vrapuam edhe për shumë kohë pas udhëheqësve të rrejshëm, kemi për t’u bërë gazi i botës këtu në SHBA… Ka ardhur koha që vetë lexuesit duhet të thonë fjalëne tyre për gazeta të tilla, që fshihen pas fonacioneve e shoqatave të rrejshme…”.
Ja nje fragment i drejtëpërdrejtë nga artikulli në fjalë:

Dielli për shqiptarët lind në perëndim

Kronikë nga promovimi i librit “Shqiptarët në qytetërimin perëndimor” të autorit Bardhyl Ukcamaj, organizuar në Neë York University dhe disa parashtrime për nivelin e veprimtarive në komunitetin shqiptar në SHBA.

NGA DALIP GRECA

Në fund të janarit, në Universitetin e Nju Jork-ut, profesori Shinasi Rama, i ftoi shqiptarët që të merrnin pjesë në promovimin e librit të Bardhyl Ukcamaj”Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”. Vlerësimi i pjesmarrësve ishte pozitiv; një veprimtari që ia vleu, që përcolli kulturë debate dhe solli informacion të ri dhe analizë e debat. Njëri nga diskutantët, Zef Balaj, gjatë diskutimit të tij të shkurtër, në mënyrën e vet, dha një vlerësim original,” Ju, tha ai, na mblodhët sot në këtë ditë pushimi, pra na morët kohën, por nga ana tjetër na dhatë kënaqësinë me informacionin që sollët.Ka ndodhur jo rrallë, që shpenzojmë shumë kohë dhe nuk fitojmë asgjë. I ndjeri kongresmeni Henry Hyde,kryetar në komisionin e jashtëm të Kongresit, mik i fuqishëm i shqiptarëve, në ceremoninë e zbulimit të portretit të tij në kongres, pasi dëgjoi të gjitha vlerësimet e mysafirëve, u tha”Ju më keni sjellë mua dhuratën më të çmuar, që nuk ka çmim, kohën që shpenzuat për të qëndruar me mua.Ju faleminderit!”
Po sa kohë na kanë marrë librat dhe aktivitetet pa vlerë në komunitetin tonë? Jemi mbledhur, pavarësisht vlerave të munguara, u kemi thurur lavde librave të nivelit mediokër, kemi duruar edhe diskutantë të tillë ”unë nuk e kam lexuar librin, por do të flas për librin!”, ose kemi përcjellë të ashtuquajtura kumtesa, që në fakt nuk përcjellin asnjë mesazh, kemi mbushur faqet e gazetave dhe ekranet e TV me fotografi e lëvdata, duke hyrë në pazar me ndërgjegjen tonë e duke çorientuar lexuesin, kemi shkuar edhe pas liderëve mediokër me nivel arsimor dhe intelektual zero;që kapardisen nëpër tribuna dhe fryhen si njerëz të mëdhenj!; kemi pranuar prej tyre mirënjohje e Proklamata, duke u bërë viktima të tolerancës sonë ….(Vijon)

9- Në përcjelljen e librave, këtë radhë, Dielli përcjell edhe librin e Uk Lushit”Shqiptaro-amerikanët e UCK-së”, duke perzgjedhur percjelljen qe I ka bere librit shkrimtari Ismail Kadare ”Saga e nje batalioni”.
***
10 – Në një rubrikë të vecantë përcillet një informacion për Bibliotekën e Vatrës, ku ruhen botime origjinale të Nolit dhe Konicës. Botohen edhe dhurimet e fundit të autorëve që kanë dërguar librat e tyre në bibliotekën e Vatrës.Në të shkruhet:
Në Bibliotekën e “Vatrës”, ku ruhen mijëra libra, mes tyre dhe botime origjinale të Nolit dhe Konicës, vazhdojnë të vijnë dhurime nga vetë autorët ose të afërm të tyre. I falenderojmë të gjithë dhuruesit. Po rendisim disa nga emrat e atyre që dhuruan gjatë muajit shkurt 2010:
1- Akademik Mark Krasniqi, i ftuari i Federatës “Vatra” me rastin e 2 vjetorit të pavarësisë së Kosovës , dhuroi dy nga librat e tij:”Jehona e Kohës” dhe “Posta e Porositur”
2- Hyse Shkreli dhuroi dy libra e të ndjerit, shkrimtarit kombëtar, Azem Shkreli”Karvani i bardhë” dhe “Blood of the Quill”
3- Anton Çefa”Në hullitë e Fjalës Artistike”- Kritikë letrare, Analiza-interpretime-vlerësime
4- Iliriana Sulkuqi”Po plas”
5- Rozi Theohari: “Tëo halves”,
“ Rozafa’s Tears Over the River Drina”,
“Lajthitje dimerore”,
“Mbi thinja fryn ere”
“Jehona Skenderbegiane”,
“Me shume se nje jete”,
“Rozafat”,
6- Rita Saliu”Ecje vertikalisht nëpër oqean”(katër kopje”
7- Rexhep Dedushaj “Gjurmë emrgimtarësh”
8- Çuman Çumani”Porsi gur i rrokullisur”
***
11- Lutfi Dervishi ka sjellë këtë herë për lexuesit e Diellit një analizë interesante me titull”Ne, më optimistët e rajonit”.
12- Duke përkujtuar 45 vjetorin e ditëvdekjes të Nexhat Peshkëpisë, në këtë numër botohen dy materiale; njëri nga arkivi me autor ish editorine Diellit, Anton Cefa.

13-Largimin nga jeta të poetit dhe dramaturgut Avni Mulaj, që ndërroi jetë në Las Vegas me 4 shkurt, gazeta e perjeton me një speciale, me shkrimet percjellese te Pirro Dollanit, Arian Lekes dhe nje cikel poetik te autorit te ndjere.

14-Gazeta boton edhe njoftimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për konkursin”Pena e artë”.

15- Dielli boton një listë me emrat e shqiptarëve që dhuruan ndihma për fushatën e përmbytjeve në Shkodër.

16- Në rubrikën”Fjala e editorit”, komunikohet me lexuesit dhe parapagusit e gazetës. Po sjellim një fragment nga ky bashkëbisedim:

FJALA E EDITORIT

NDIHMOJE DHE TI “DIELLIN”!
A e dërgove çekun tek “Vatra” për parapagimin e gazetës “Dielli”? Nëse jo, mos u vono! Gazeta ka nevojë për kontributin tënd. Vetëm për postimin e saj në SHBA shpenzohen $1. 22 për çdo kopje. Po jashtë Amerikës? Shpenzimet janë pesë fish. Dielli shkon pa pagesë në të gjitha bibliotekat e Universiteteve në Shqipëri (përfshi dhe rrethet Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Vlorë etj) dhe Kosovë (Prishtinë, Gjakovë-Ferizaj-Prizren etj), në bibliotekat qëndrore në Tiranë dhe Prishtinë, në institucionet qendrore shqiptare; Presidencë, Qeveri, Parlament, Instituti i Diasporës, në Institucionet arëbëreshe në Itali, u shkon albanologëve në Evropë dhe Amerikë, Departamentit të Shtetit amerikan, bibliotekave amerikane etj. Pa ndihmën tuaj nuk mund të përballet kostoja financiare. Dielli gjithmonë është mbajtur nga shqiptarët e Amerikës. Nëse doni jetëgjatësinë e Diellit, mos e kurseni ndihmën tuaj, keni në dorën tuaj një pasuri kombëtare, që ka hyrë në vitin e 101 të botimit!
Gazeta Dielli ka mbijetuar falë mbështetjes që i kanë dhënë shqiptarët e Amerikës.Vatranët me kursimet e tyre e kanë bërë Diellin që të ketë jetëgjatësi dhe tash të hyjë në shekullin e dytë të egzistencës.Gazeta më jetëgjatë e shqiptarëve të Amerikës, një fakt që të krenon dhe të jep përgjegjësi që të gjithë së bashku ta bëjmë të vazhdojë ta kryejë misionin e saj informues .
“Sekreti” i jetëgjatësisë
“Sekretin” e jetëgjatësisë së “Vatrës” dhe organit të saj”Dielli”, e ka spjeguar fort mirë një ndër gazetarët e Diellit, Prof. Peter Prifti, bashkohës i Nolit, i cili në një shkrim të tij botuar në Dielli në janar 1994, polemizon me ata që prisnin shuarjen e Vatrës dhe të Diellit: “Vatra” e mbaroi qëkuri misionin e saj historik.”; “Vatra” dhe “Dielli” po i ngrysin ditët! Sa herë vallë na kanë dëgjuar veshët fjalë si këto?
Fjalë të këtilla për VATREN dhe DIELLIN janë përshpëritur poshtë e lartë me vite e me dekada.(Neve vetë na ka shpëtuar ndonjë fjalë e tillë nga ndonjë herë). E megjithatë, Vatra dhe DIELLI janë gjallë edhe sot e kësaj dite. I kanë përgënjeshtruar të gjitha predikimet e vdekjes së tyre. Si për inat të pesimistëve, kanë refuzuar të tërhiqen dhe të zhduken nga skena e botës shqiptare…Nuk është vështirë të kuptosh pse “VATRA” dhe “DIELLI” kanë arritur një moshë kaq të lashtë.Pa dyshim, arsyeja numër një është shërbimi madhështor, që i bëri Atdheut “Vatra” gjatë 12 vjetëve, që kur u themelua më 1912 dhe deri më 1924. Me punën e shkëlqyer që bëri në atë periudhë, “Vatra” rrëmbeu zemrat dhe mendjet e shqiptarëve dhe u fut thellë në shpirtin e tyre, madje kaq thellë sa që nuk mund ta harronin as brezi i imigrantëve të parë që e krijoi atë shoqatë, as brezat që pasuan 20, 40, dhe 60 vjet më vonë, deri në ditët tona. “DIELLI” dhe “Vatra” u bënë fanar i shkëlqyer që ndriçonte rrugën e shqiptarëve në atë periudhë të artë, dhe trumbetë e fuqishme që ndizte zemrat e tyre flakë me ndjenjat e atdhedashurisë. Oshëtimat e asaj trumbete nuk heshtën, nuk u tretën në hapsirë, por tingëllojnë edhe sot në veshët e shqiptarëve….”

RINGJALLJA

Pas dy vitesh ndërprerje, gazeta u ringjall sërish dhe po botohet si e përmujshme për të synuar në të ardhmen një rikthim në traditën më të mirë të botimit të kësaj gazete. Redaksia falenderon mbështetësit e “Diellit” dhe u është shumë mirënjohës atyre.
Me këtë rast kujtojmë edhe ata që kanë premtuar ndihma për “Diellin” me rastin e 100-vjetorit të gazetës, por nuk kane pase mundesi t’i dergojne, janë të lutur që t’i sjellin. Falenderojmë të gjithë ata që i kanë mbajtur premtimet dhe vazhdojnë të dërgojnë mbështetje financiare. Dielli do t’i publikojë ata.
Një mbështetje të veçantë dhanë ata që rekalmuan dhe uruan në numrin special të 28 Nëntorit! Me këtë rast do t’u bënim apel bisnemenëve shqiptarë që të ndihmojnë Diellin edhe përmes reklamave dhe njoftimeve të tyre. Falenderojmë avokatin Ylber Dauti, që për një vit e ka parapaguar reklamën e tij për një gjysëm faqeje të gazettes, Besim Malota, po ashtu, veprimtari dhe biznesmeni Ekrem Bardha që e ka ndihmuar gazetën me tri reklama nga një faqe.Ata që duan të reklamojnë le të telefonojnë në redaksi : 718-365- 69-30 ose të thërrasin editorin në celular: 917-254-6103.
Për ata që duan të parapaguhen, ju kujtojmë se abonimi vjetor është $ 60, bashkë me anëtarsimin në Vatër, $100. Për jashtë Amerikës, parapagimi është $ 100. Çeku i paguhet: ”Vatra” (Memo Dielli), dhe dërgohet në adresën:

Vatra
2437 Southern Blvd
Bronx, NY 10458

Fejzi Domni dërgoi $ 500 për Diellin

Ndër dhuruesit e veçantë është z. Fejzi Domni, i cili dërgoi për gazetën Dielli një çek prej 500 dollarësh. Kjo ëshët një ndihmë me vlerë, që ia vlen të të veçohet. Falenderime të përzemërta, z. Domni!
Po kështu vëllezërit Kuzhnini i dhuruan Diellit $ 200, Lekë Gojçaj $ 200, pas ne dhurimi te meparshem prej $1000 etj.

Falenderime të veçanta

Një falenderim special për z. Zef Sutaj, i cili edhe pse i sëmurë, gjeti mundësi t’i shkruante Diellit dhe Vatrës, të falenderonte për dërgimin e gazetës dhe të na dërgonte çekun me $150. Nga zemra e falenderojmë dhe i urojmë shërim të shpejtë!

Falenderojmë publikisht të gjithë abonentët, që kanë sjellë çeqet për parapagim vjetor. Ndihmë të veçantë kanë dhënë: z. Jonuz Ndreu, që ka siguruar 12 abonentë, Merita Bajraktari McCormack, katër abonime, Zef Balaj pesë, Blerina Likollari tre, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhjetë, Shoqata “Bijtë e Shqipes” dy abonime, Tatiana Vila, dy, Mjafturie Daci 2 etj.
Një falenderim publik meriton edhe z. Ali Demirali, i cili dërgoi çekun me 400 dollarë për katër parapagime; Ali Aemirali, Bujar Demirali, Myfit Bushka dhe Hysen Bushka.
Në listen e falenderimeve do të radhisim edhe abonenët më të fundit: Ukë Gjonbalaj me $ 100, Skënder Dika $100, Fran Gjokaj $ 100, Tonin Mirakaj $100, Muntaz Kadiu $100, Gjekë Gjonlekaj $ 100, Rexhep Dedushaj $100, Ilir Spata $100, Gjergj Balaj $100, Xhelal Dine $100 , Azem gjidija $100, Agim Dishnica $100 etj.
Me parapagimet e tyre ikanë dhënë mbështetje Diellit edhe abonentët më të fundit si: Ema Froning, Bardhyl Ukcamaj, Agim Shehu(Zvicër), Eugjen Mërlika (Itali) Rita dhe Adem Saliu, Fatbardh Kupi, Mjafturie dhe Halit Daci, Bujar Verzivolli, Aristotel Mici, Agim Shehu(Zvicër), Adnan Mehmeti, Vëllezërit Dalan dhe Muhamet Luzaj, Sali Bollati, Rasim Bebo, Rozi Theohari, Kristaq Duka, Prele Sinishtaj, Petrit Spiro, Adrian Vulaj, Kozeta e Qemal Zylo, Perparim Likollari, Spiro Konini,Nazo Veliu, Jurgen Vladi, Klinton Cukaj, Edlira dhe Gentian Hoxha, Teki Gjonzeneli, Vera Gjata, Almir Bajraktari(Kanada), Juliana Bajraktari, Halil Mulaj, Hasan Ademaj, Gjemë Avduli, Tatjana Vila, Juxhin Vila, Kristaq Foto, Ilir Demi, Skënder e Merita Shkupi, Agim Meçe, Zija Lepenica, Xhevdet Myteberi,Uk Lushi, Ibrahim Kolari, Bajram Dede, Xhevat Ndreu, Viktor Ndreu, Qazim Cemenija, Besnik Ndreu,Kastriot Ndreu, Arif Mata,Naim Xheleshi, Irfan Kaloshi, Fjori Ndreu, Cezar Ndreu, Ali Lala, Eqerem Muja, Tush Agolli, Ilir Hysa, Chris Kirka, Dritan Hizmo,Agron Sela, Llazar Vero,Sadik Elshani e të tjerë.
***
PARAPAGUHU EDHE TI TEK DIELLI!