Dritëro Agolli
Patriarku i së majtës: Të dashur miq…
“Po i bëhen lavde Zogut sikur e ngriti ai flamurin e Ismail Qemali ishte vjedhës emrash”
Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, ka përshëndetur dje me një mesazh të shkruar konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai e quan këtë konventë një kuvend të kulturuarish që do të marrë vendimet duhura. “Sharjet, thashethemet, shpifjet, ndërhyrjet në jetën intime, kërcënimet për burgosje, madje edhe për vrasje që bëhen në Parlament dhe që duartrokiten ose dhëmbëzbardhësohen janë pisha të ndezura që i vënë flakën shoqërisë dhe nuk janë qirinj të ndezur për qetësi dhe paqe.
Por unë besoj se kjo konventë apo shqip kuvend të kulturuarish dhe të maturish do të marrë vendime apo nisma për ta shuar këtë pishë antikulturë, pasi nuk duam që ajo të përhapet në shoqëri”, shprehet Agolli. Patriarku socialist ndalet gjithashtu edhe te debati i historisë për figurën e Ahmet Zogut dhe Ismail Qemalit.
“Sot festimet i kanë marrë përsipër vetëm disa njerëz dhe meqë kanë mall për Mbretin, mendojnë se Ahmet Zogu është ai që e bëri shtetin dhe bëri sakrificën që iku nga Shqipëria më 1939-n me pushtimin fashist. Në këtë 100-vjetor të ngritjes së flamurit në Vlorë, i bëhen lavde Ahmet Zogut, sikur ai ka ngritur flamurin në Vlorë dhe Ismail Qemali ishte një vjedhës emrash. Kështu thonë ata të quajturit çmitizues apo antiheronj, imitues të periudhës së parë të revolucionit francez”.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)







