Nga Bledi Mane, 13 Tetor 2011
1. Na merre, ta kam sjellë!
E enjte e zezë, e enjte e gjakosur, e enjte e frikshme dhe plot sarkazëm. Dje ka qenë një nga ditët më halabake të vitit.
Bashkimi Evropian ia nxiu fytyrën si shollë këpuce vendit tim, Komisioneri i Zgjerimit, ish komunisti çek Stefan Fule ia nxiu fytyrën si shollë politikës shqiptare. Si plak i pjerdhur që është Sali Berisha kërcënoi se do ia bënte fytyrën si shollë këpuce deputetit opozitar Saimir Tahiri. Shkodra, Berati, Bulqiza, Don Bosko u nxinë frikshëm nga tritoli, pistoletat dhe gjaku i vrasjeve të radhës.
Uraganit të ndërprerë të poezisë shqiptaro-malazezit MI-llosh GJE-rgj NI-kolla me rastin e 100 vjetorit të lindjes ia kanë nxirë varrin si shollë opinge andej nga periferitë e plehrosura të Shkodrës, ndërsa në derën e shtëpisë së shkrimtarit devolli Dritëro Agolli me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij iu shfaq për urim një fytyrë e zezë shollë këpuce. Kryebashkiaku i vjedhur i Tiranës Luli (jo i Migjenit, por i doktorit) i ktheu qokën Dritëroit e i uroi jetë të gjatë(?).
Më kishin treguar që herët se kopili hollandez do e vizitonte ish komshiun e Kadaresë, por mendova se në familjen Agolli do e prisnin surprizat. Fantazoja çmendurisht se Dritëroi do i hapte derën e do bënte sikur ta përqafonte, ndërsa gruaja e tij Sadija papritur do i gjuante nga fytyra me këpucë. Do i klithte si pedagogia Hanelli “ti je vrasës!” e sa hap e mbyll sytë megjithëse plak Dritëroi si Ante do i bënte ndonjë kapje sovjetike nga fyti e do e shtrinte Lul Bashën në tokë. Nga dhoma tjetër do dilte si uragan e bija e shkrimtarit Elona e së bashku me burrin e saj Luanin e panaireve expoklikse do ia lidhnin duart kryq.
Për të mbytur rënkimet kurvërore dhe klithjet e Lulit “o mami më ndihmo, o teta Liria po më marrin peng, Argita njofto Agronin në polici”, do i kishin rrasur në gojë të zhubravitur librin me poezi “Nënë Shqipëri” e do ta tërhiqnin zvarrë shkallëve të pallatit ku banojnë. Një kat më poshtë do të ndalonin në derën e familjes Kadare e do i bënin zë Ismailit. Ky i fundit do t’i injoronte të gjithë e do ua mbyllte derën në fytyrë. Por familja Agolli nuk do të trishtohej aspak nga ky zhgënjim e do të kishin vazhduar qetësisht zvarritjen e Lulit të lidhur andej nga drejtimi i rrugës “Qemal Stafa”.
Turma njerëzish do të shikonin të shtangur e askush nuk do të ndërhynte për ndihmë. Njëmbëdhjetë bathoristë do i afroheshin Lulit të turpëruar e do t’i bërtisnin pse i kishte gënjyer për lekët e fushatës dhe pse nuk i kishte punësuar ende në policinë bashkiake. Vetëm pak metra rrugë do kishin bërë Agollët dhe do të qëndronin të gjithë në trotuarin mes Ambulancës së Madhe dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Kalimtarët kureshtarë do t’kujtonin se pengun e lidhur Lulëzim Basha do ta mjekonin nga shkarëzimet mbi asfalt, por do të zhgënjeheshin. Pas rropatjes dhe djersitjes së Dritëroit, ky i fundit do të merrte frymë thellë dhe si në reklamën uetë të Henri Naim Çilit do të bërtiste i emocionuar:
-“Na merre, ja ku e ke, ta solla. Merre, merre Ina Rama dhe hetoje këtë hajdut, këtë vrasës hetoje dhe çoja drejtësisë! Merre këtë vrasës se donte të më turpëronte, donte të më nxinte emrin dhe fytyrën tani në pleqëri”.
Këtu mbaron fantazia ime. Tani fillon realiteti. Mund të ma shpjegojë dikush këtë dashurinë Agoll-Bashë? Thonë se shkrimtari i shokut Zylo po sfidon tërthorazi shkrimtarin e Lul Mazrekut. Thonë se Agollët janë kthyer në interesaxhinj materialistë dhe si panairbërësit më të mëdhenj të vendit e kanë zvenitur dashurinë që kishin për Edi Ramën qysh më 10 korrik 2011. Fantazia ime u le radhën gjykimeve tuaja.
2. Jashtë kontrollit më ka dalë kjo Jozefinë
Gjej mënyra të ndryshme për të komunikuar me Jozefinën time të dashur. Herë i dërgoj ndonjë mesazh në celular, herë e kritikoj tërthorazi nëpërmjet Artës së administratës së Kuvendit, herë i dërgoj të fala me ndonjë deputet të njohurin tonë të përbashkët ose komunikoj me të nëpërmjet ndonjë analize të botuar në shtyp. Kemi kodet tona të komunikimit, të cilat kanë funksionuar këto muajt e fundit.
Dukej sikur m’i kishte dëgjuar këshillat dhe po urtësohej disi. Kishte riparuar pakëz komunikimin dhe pat patinuar servilizmin ndaj Berishës jo me blu të thellë por me bojëqielli të çelur. Po forcon mjaft mirë klanin e saj me Olldashin brenda PD-së pas curufjasjeve të rënduara të Doktorit, po agravon kalbëzimin e qeverisë mjaft shpejt dhe Lulin e zë me shpulla sa herë që të dojë kjo shkodrania jeme si loçkë. Por pardje ma hoqi trurin fare. E shkatërroi çdo riparim që kishim bërë së bashku dhe e dhjeu përsëri mënyrën e të shprehurit. Atakoi gjithë partinë më të madhe opozitare PS me epitetin e frikshëm “celulë e rrezikshme antievropiane”. Dha një intervistë pa lejen time kur ishte në Pragë për radion Evropa e Lirë.
Po më lodh dhe po më shkatërron nervat kjo Jozefinë. Nuk mundet ta këshilloj dot më këto 20 muajt e fundit që do jetë në pushtet. Ka arsye bukuroshja ime. E kuptoj mire tashmë. Qysh kur erdhi në Tiranë më 1996 nuk fle me noterin, e qysh pas 2005 nuk i afrohet asnjë mashkull se kanë frikë prej saj. I ka dalë vetja jashtë kontrolli dhe s’ka burrë nëne ta përmbledhë. Dyshoj se do i ketë filluar edhe menopauza tani ndaj po e le të qetë deri në fillim të vitit 2014. Ah sikur të isha si doktor Adem Harxhi që jeton në New York, kisha për ta këshilluar çdo të diel në faqet e gazetës Shekulli.