Milazim F. KADRIU
DRENICË
Drenicë,
Zemër e Dardanisë
Dy mijë vjet beteja
Për tokën e Arbërisë.Drenicë,
Dy mijë vjet gjakim
Për liri e mbijetesë
Me barbarët e pabesë.Drenicë,
E Ahmet Delisë
Shotës e Azem Galicës
Drenicë e Hasan Prishtinës.Drenicë,
Rrite trima ndër brezni
Çdo herë qe djep i trimërisë
Por edhe varr i barbarisë.Drenicë,
Edhe për ty agoi ditë e bardhë
Adem Jashari me shokë
Ta kthej krenarinë që ke pas.Drenicë,
Në Prekaz ke Tempullin e Trimërisë
Aty ku u thur Epopeja
Që ia ndërroi rrjedhën historisë.
KULLA E JASHARËVE
Nga shkëlqimi yt
Rrezaton Kosova
Gurët tu
Themel lirie.Për ty
Tani dinë gjithë bota
Historia shkruan
Me të arat shkronja.