Drejtori i Berishës përkrah ish të burgosurit politik në grevë

0
49

Nga BRUNILDA GOROVELLI

TIRANE – Agron Tufa, Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka dalë në mbrojtje të grevës së urisë së ish të burgosurve politikë. Në komunikimin që ka pasur në rrjetin social “Facebook”, ai ka deklaruar se e konsideron të pajustifikueshme mënyrën se si sillet pushteti me këtë kategori.

Rreth 20 ish të burgosur vazhdojnë grevën e urisë për të 15-tën ditë të vendosur në 2 çadra në ambient të hapur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Të ngujuarve qeveria u ka borxh 75 milionë lekë të reja. Grevisti Agim Kollçaku është detyruar dje t’i drejtohet spitalit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ish të përndjekurit insistojnë në vazhdimin e sakrificës deri në plotësimin e kërkesës për dëmshpërblim.

LEXONI SHKRIMIN E PLOTE NE SHQIPTARJA.COM

(sg/shqiptarja.com)