“Sy të tjerë në horizont” (Altri occhi all’orizonte) Itali
Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë
M. Gecaj
Ky është libri i shtatë i Dr.Zef Mulaj, me banim famijarisht në Itali. Para 2 muajve publikoi në Tiranë librin tjetër me poezi, “Lulet e shpirtit”. Ndërsa një vit më parë, po ne qytetin bregdetar italian Porto Recanati, paraqiti librin “Merre përdore hijen time”, i cili pati sukses edhe në Europë, pasi dhe u publikua në katër gjuhë të këtij kontineti. Ndër të tjera, një kopje e këtij libri autori ia dhuroi Presidentit të Republikës së Itaisë, Xh.Napolitano, i cili i dërgoi një masazh falënderues. Gjithashtu, atë e mori Papa i Romës, Benedidikti i 16-të.
Pak vite më parë, Dr. Z. Mulaj publikoi një libër unik në llojin e vet, që lidhet me profesionin e vet farmacist dhe origjinën e tij. Aty ai përshkruan me kompentencë shkencore bimësinë e rrallë mjekësorë të Alpeve të Shqipërisë, duke dhënë edhe vlarat e shumta kurative të tyre.
Ndërsa këto ditë, nga Shtëpia Botuese “Simple”, doli libri i tij më i ri, gjithashtu në gjuhen italiane (“Altri occi all’ orizonte=Sy të tjerë në horizont”), i cili do të prurohet në vendbanimin e tij, Porto Recanati, më datën 22 gusht 2012.
Kjo libër u botua nën kujdesin e poetes së njohur italiane, Novella Toregiani, e cila ka bërë aty edhe një shënim vledrësues për të. Ndësr të tjera, ajo shprehet:
”Edhe poeti Zef Mulaj po len xibaldone, si poeti ynë i madh e filozofi, Xhakomo Leopardi. Temat që trajtohen në poezitë e vëllimit janë të ndryshme, duke prekur gjithë jetën e shoqëërisë së sotme, nëpërmjet fjalës poetike, si: dashuria, admirimi i madh për femrën dhe respektin ndaj saj, për natyrën dhe bukuritë e saj. Një nga temat më të trajtuera në këtë libër janë problemet shoqërore, të cilat poeti Zef Mulaj i ndien në mënyrë të thellë. Kam kënaqësi të madhe, që kam rastin të jem rensionuese e këtij libri poetik”.
Kopertinat e librit: “Sy të tjerë në horizont”
Gjithashtu, poeti dhe shkrimtari i njohur italian, Adriano Accorsi, në parathënjen e tij në këtë libër thotë, në mes të tjerave:
“Sy të tjerë në horizont”, botuar nga “Simple macerata”, është libri më i ri i poetit Zef Mulaj, cili konfirmon jo vetëm individualitetin, por është edhe një poet i vlerave tëkonsiderueshme. 400 poezi- haiku në libër rrjedhin natyrshëm në venat, zemrën dhe mendjen e këtij poeti dhe dëshmojnë për një sfond të shquar të tij kulturor. Haiku i Zef Mulajt, që respekton simetrikën klasike: 5-7-5 të tre vargjeve, është haiku modern, i një njeriu e autori të ushqyer në kulturën perëndimore dhe me ndjeshmëri të veçantë; atëherë, ajo është shpesh më shumë racionale se intuitive. Ja se si e shkrehë ai dashurinë, që i jep forcë për të kapërcyer të gjitha dhimbjet: “goja jote e ëmbël, / tani kam pi buzet tua / edhe dhimbjen”.
Pra, ështe poet i i njohur Zef Mulaj dhe me fjalen e tij kapë pikerisht atë çast të të kohës, të cilin e kthen në art për njerëzimin”.
Për lexuesit dhamë pak mendime, që kanë shprehur poetë italianë për këtë libër, të cilët dëshmojnë qartazi vlerat e këtij vëllimi të ri poetik. Me këtë rast, e urojmë nga zemra Dr. Zef Mulaj për këtë botim të ri, duke i dëshiruar arritje në profesionin e tij, krijimtari sa më të frytshme dhe lumturi në familje!
Tiranë, 10 gusht 2012