“Don Kishoti i Stambollit” Olsi Jazexhi

1
50

“… austro-hungarezët ata që sajuan edhe historinë e parë të Shqipërisë dhe prodhuan edhe “shkencëtarë” – që nga Aleks Buda e deri te Eqerem Çabeu të cilët shenjtëruan Skënderbeun e një seri katolikësh si heronj të kombit. Si austriakët ashtu edhe italianët, kanë patur si synim që shqiptarët t’i rrëfejnë si katolikë, ndërsa Islamin dhe Turqinë si armiq të tyre.

Për këto arsye Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Gjon Buzuku, Gjergj Fishta, Nënë Tereza etj janë projektuar e projektohen si heronjtë e kombit në Shqipëri – ndërsa herojtë e muslimanëve që nga Sulltan Murati, Ballaban Pasha, Esat Pasha apo edhe fshatarë si Haxhi Qamili vazhdojnë të ngelen pjesë e kronikës së errët të vendit.

Katolikët apo më saktë shkolla e mendimit laik – katolik që dominon identitetin kombëtar të shqiptarëve u mëson atyre nëpër shkolla, institucione shtetërore, televizione, gazeta e revista se feja e shqiptarit është shqiptaria. Ama kjo shqiptari për kryeshenjtorë ka disa cuba katolik.
Për këto arsye Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Gjon Buzuku, Gjergj Fishta, Nënë Tereza etj janë projektuar e projektohen si heronjtë e kombit në Shqipëri – ndërsa herojtë e muslimanëve që nga Sulltan Murati, Ballaban Pasha, Esat Pasha apo edhe fshatarë si Haxhi Qamili vazhdojnë të ngelen pjesë e kronikës së errët të vendit. ..

..në Kongresin e Lushnjes në vitin 1920, një nga kushtet që ata i vunë atyre që ri-krijuan shtetin e dytë shqiptar ishte se vendi duhej të shpallej laik. Kush ka lexuar Bisedimet e Parlamentit të parë shqiptar 1920-21 do të lexoj protestat e shumë prej pjesëmarrësve muslimanë të këtij parlamenti, të cilët protestuan kundër Kushtetutës së Shqipërisë – Statuti i Zgjeruar i Lushnjes. Ata nuk e kuptonin pse duhej të hiqej Islami nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe pse Shqipëria të mos kishte një fe zyrtare.
… Shkruesit e Statutit të Zgjeruar të Lushnjes ishin kaurë e masonë si Fan Noli, Ndre Mjeda, Koço Tasi, Stavro Vinjahu, Ali Këlcyra, Mehdi Frashëri, Shevqet Daji, Kadri Hoxha, Milto Tutulani, Mustafa Kruja dhe Luigj Gurakuqi. Në statutin që këta i dhanë parlamentit në nenin 27 Shqipërinë e shpallën vend pa fe zyrtare. Koço Tasi, Stavro Vinjahu dhe LuigjGurakuqi ishin më këmbëngulësit që të mos lejonin asnjë fije Islami në jetën shtetërore shqiptare. Ndërsa italofili Ali Këlcyra i trembte deputetët muslimanë që kërkonin futjen e Islamit në Kushtetutë…

Shpallja e Shqipërisë si shtet laik në vitet 20-të u bë nën slloganin se për t’u bërë evropianë shteti kishte nevojë të ndahej nga feja. Në jetën publike njerëzit do të ishin vetëm shqiptarë dhe asgjë më shumë. Statuti Themeltar i Lushnjes, Kodi Civil i vitit 1928 dhe Kushtetutat e ndryshme që ka patur Shqipëria që nga Kongresi i Lushnjes e deri më sot kanë përsëritur në mënyrë fanatike faktin që Shqipëria është shtet laik dhe feja nuk ka lidhje me shtetin. Këtë gjë shkruan edhe sot Kushtetuta e Shqipërisë sot, ku neni 10 saktëson se:
1. Ne Republiken e Shqiperise nuk ka fe zyrtare. /
2. Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike. /
3. Shteti njeh barazine e bashkesive fetare…

Por ndërsa Kushtetutat e Shqipërisë të kohës së Zogut me ndarjen e shtetit nga feja – nënkuptonin heqjen e Islamit por edhe të Ortodoksisë nga jeta e përditshme – në jetën shtetërore shqiptare të këtyre 90 viteve të fundit një fe tjetër ka pushtuar jetën e shqiptarëve; Katolicizmi-Laik. Eksperimenti i parë katolik që kërkoi t’u heq shqiptarëve Islamin nga identiteti i tyre nisi me regjimin e Vidit. Arsyeja pse shteti i parë shqiptar apo principata e Vidit u shkatërrua nga xhihadi i muslimanëve të Tiranës, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Shijakut, Krujës etj nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit dhe Musa Qazimit në 1915, dhe nga lufta e vorioepirotëve në jug ishte ky.

Muslimanët që ishin shumicë dhe krenarë për lidhjen e tyre me Perandorinë Osmane nuk pranuan që të sundohen nga një princ kaur që u solli Evropa, i cili u hoqi sheriatin, u mbylli medresetë, u zëvendësoi në flamur simbolin e Islamit me simbolin e Ortodoksisë, u hoqi gërmat arabe e i zëvendësoi me gërmat latine dhe i sundonte me banda katolikësh dhe disa toskësh të pafe…
Periudha më e mirë për Islamin në Shqipëri gjatë shekullit të XX – pas periudhës së Haxhi Qamilit – kanë qenë fillim-vitet 90.
…. ardhja e arabëve në Shqipëri u lejoi shqiptarëve që pas 70 vitesh që nga koha e osmanëve, më në fund të jenë të lirë e të mësojnë Islamin në masë. Nga viti 1991 deri në 1997 në Shqipëri u hapën me qindra xhami, medrese e kurse fetare. Qindra misionarë arabë që erdhën në vend nisën t’u mësojnë shqiptarëve pse i kishin emrat e mbiemrat Mehmet e Mustafa dhe cili ishte Pejgamberi i tyre. Por kjo periudhë e ringjalljes së Islamit morri fund me grushtin e shtetit që Partia Socialiste bëri në vitin 1997.
…Por ndërsa Islami u dëbua me dhunë nga jeta e shqiptarëve, Krishtërimi fitoi pozita sunduese në vend. Ortodoksët e mbushën jugun me Kisha duke konvertuar e helenizuar me mijëra muslimanë, ndërsa Katolikët jo vetëm që kanë shkuar deri në Bilisht me kishat e tyre por kanë penetruar edhe shtetin. Nëpër librat shkollorë, institucionet arsimore e media fëmijët e Shqipërisë mësojnë se të parët e tyre kanë qënë katolikë.
Skënderbeu – heroi i shpikur i kombit – tregohet si katolik.
Fëmijët shqiptarë mësojnë se kultura të parëve të tyre është e lidhur me katolikë që nga Budi, Marin Barleti e deri te Fishta etj.Hegjemonia e katolicizmit në jetën e shqiptarëve shihet edhe në zyrat e institucioneve shtetërore të Shqipërisë. Zyra e presidentit Bamir Topi, i cili edhe pse nga origjina është katunar i Haxhi Qamilit, është kthyer si një Kishëz nga statujat e Nënë Terezës dhe Skënderbeut. …
…Dy krerët muslimanë të shtetit shqiptar, Bamir Topi dhe Sali Berisha edhe pse në jetën e tyre kurrë nuk kanë bërë haxh në Mekë, pothuajse për çdo vit shkojnë te Papa për të marrë “bekime”, bërë pelegrinazh dhe shprehur besnikërinë e tyre ndaj katolicizmit. Në një fjalim që Topi mbajti përpara Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës në datë 30 shtator 2011, ai deklaroi me ngazëllim se:
Shqipëria me Gjergj Kastriotin ka qenë aleate e Vatikanit kundër osmanëve.
Dmth katundari i Haxhi Qamilit i deklaroi Papës, që shteti shqiptar është me Papën dhe jo me Babën.
(Vijon…)
Marrë nga shkrimi “Olsi JAZEXHI: Katolaicizmi shtetëror kërcënon tolerancën fetare në Shqipëri e në Kosovë (1)”

Publikuar të Premten, 06 Janar 2012 – Shkruar nga SOT NEWS

1 COMMENT

  1. “Skënderbeu – heroi i shpikur i kombit – tregohet si katolik.” SKENDERBEU,hero i shpikur?!
    Eshte e çuditshme,por eshte e nevojshme te themi ate qe Massimo Bulegati ka deklaruar:
    ” Demokracia eshte ai sistem qe u jep te drejten te flasin budallenjve,dhe parasegjithash,te degjohen me vemendje.”
    Haxhi Qamilet ne Shqiperi nuk lindin, ata mbeshteten nga ata qe nuk e duan Shqiperine.
    ” Qe e keqja te triumfoje eshte e mjaftueshme qe te miret te mos bejne asgje.”
    Perderisa ekzistojne njerez te tille qe shkaterruan Camerine,tani i jane drejtuar Kosoves per ta bere edhe ate si Cameria.
    Te gjithe shikojne,te gjithe degjojne,te gjithe rrine,por armiqte e Shqiperise punojne naten dhe diten, pa papushim;ata jane si bari i keq qe mbin ne çdo vend.

Comments are closed.