TemA
Fuad Ramiqin, një politikan ekstremist islamik, ku thuhet se ai është agjent i kundërzbulimit serb (KOS).
Në dokument thuhet se Fuad Ramiq është rekrutuar që në fillim të viteve ’90 nga kundërzbulimi serb. Personat që e kanë rekrutuar janë Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç dhe Simon Tomanov.
Dokumenti thekson se besohet se Ramiq vazhdon që të jetë i lidhur me strukturat ushtarake serbe.
Ramiq është imazhi i partisë islamike kosovare, LISBA.
Partia e tij po përgatitet që të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Express shkruan se Ramiq ka qenë brenda në makinën e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe ka udhëtuar nga Prizreni për në kthim në Prishtinë.
Në dokument ngrihen dyshime edhe për lidhjen e Fuad Ramiq me vrasjen e ish- ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, i ekzekutuar në Shqipëri.
Inteligjenca kosovare beson se Ramiq vazhdon që të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët./ep