Do ketë vërtetë dekriminalizim, apo vetëm lojë fjalësh?

0
39

Gjin Musa

Ne te gjithe historine Shqiptare prej 103 vitesh shtet, parlament me te zymte nuk ka pasur Shqiperia!.
Politika shqiptare tashme eshte çoroditur, ashtu siç çoroditet çdo dite te enjte salla e parlamentit shqiptar.
Sharje dhe kunder sharje, shpifje dhe kundra shpifje, pse jo deri edhe me familje.
Po flitet “shume” per dekriminalizimin!

Po si mundet te kete dekriminalizim per aq kohe sa kane mandatin e deputetit kriminelet qe gjakosen Shqiperine ne vitet 97-98, ata qe vrane ne Gerdec 26 shqiptare qe luftonin per kafshaten e gojes, ishin burra, gra dhe deri femije, gjakataret ferkuan vetem duart, opozita e atehereshme i rrahu shpatullat z. Berisha! Kjo rrahje shpatullash si te kuptohet? Keqardhje per Shkelzenin e babit, apo rri i qete z. Berisha kjo tragjedi do mbyllet… Dhe ashtu ndodhi, ishe ministri i drejtesise se aso kohe z. Aldo Bumçi u tregua bujar me eprorin e tij (Berishen) ç’do dokument qe implikonte familjen Berisha u eleminua.

Si mundet te kete dekriminalizim kur ne krye te opozites aktuale PD drejtohet nga nje super hajdut, nje vrastar dhe me e renda tradhtia ndaj çeshtjes kombetare,shitja e kufijve detar Greqise, ky eshte Lulzim Basha, qe duhet te ishte prapa hekurave duke vuajtur denimin.

Partia socialiste e dha konsensusin per kete ligj kaq te perfolur.
Po çfare rendesie ka vota ne kete parlament famekeq per shqiptaret dhe po aq i turpshem perpara nderkombetareve.
Kush beson se do kemi dekriminalizim kur parlamenti ka deputet te perfolur me krimin, kur ky parlament grumbullon analfabetet e shqiperise, parlament ti themi?!
Gjithçka mundet te quhet, po parlament jo…

—————————————————

Ne kete parlament jane mbledhur njerez nga rruga, mjafton nje darke e mire me Edi Ramen dhe gati emri ne listen e deputetit.

Rasti i fundit e ka fundosur parlamentarizmin shqiptar, ka njollosur rende PS dhe ate PDK e Nard Ndokes me deputetin blu xhins Eduart Ndocaj i cili gajasi tere shqiptaret kur foli ne foltoren e parlamentit, nuk lexonte dot ato qe ja kishin shkruar te tjeret, njeri analfabet, turpi i PS e cila mbane pergjegjesi perpara votueseve shqiptare per degradimin deri ne kete gjendje te parlamentarizmit.

Po ajo qe te habit me shume eshte se ky deputet i “Partise Socialiste” mban flamurin e PDK, flamurin e LSI po ashtu edhe flamurin e partise se themeluar nga vete Eduart Ndocaj, deputet i “shume pushteteve” zoti na ruajt prej sherrit te tij.

Kur emisioni Fiks Fare i beri ate pritje “madheshtore” ne Rinas, njerezit thonin:

Paçim ra ne dore te Shen Mhillit,
ka na erdhe ky fare bandillit,
ne blu xhinksa e gjyslyk diellit,
parlamentit po i vjen fundi,
s’po mete kush pa marre pushtet,
a ka shkolle a din me fol,
s’ka ransi sa te luhet leku,
mjere o popull ku ke ra…

Kriminalizimi mundet te votohet! Po dekriminalizimi eshte loja e radhes!
Le te shpresojme qe keto dite, nga te dy krahet te japin doreheqje nga mandati i deputetit te gjithe ata qe ndihen fajtor qe nga 97 e deri me sot,pastaj Sali Berisha te mbroj z. Gjin Gjoni e te gjithe ata gjyqtar dhe prokuror te korruptuar.

Po shembullin duhet ta japin politikanet te cilet jane te inkriminuar ne krimin e korrupsionit, te bejne publike te gjitha pasurit,parlamenti te ngreje nje grup hetimor te pamvarur dhe pa kaluar koha te verifikohen pasurite e atyre qe na bejne moral ne emer te pushtetit.

BE dhe shtetet e bashkuara te Amerikes e dine fare mire se kreret e politikes shqiptare jane njerezit me te korruptuar, keshtu do bejme dekriminalizimin duke mashtruar popullin?
Dy forcat politike te majtet ne pushtet dhe opozita aktuale jane strumbullari i krimit korruptiv.
Lulzim Basha duhet te japi dorheqje nga kreu i PD, te shkoj perpara drejtesise per te dhene shpjegime per te gjitha akuzat qe rendojne mbi te, partia nuk duhet te lejoj qe njerez me duar te lara me gjakun e demostruesve me 21 Janar te udheheqin Partine Demokratike.

Sa nuk ka shkuar vone populli pret, qe vete politikanet dhe deputetet e inkriminuar dh pa arsimin perkates ate universitar te japin dorheqje te menjehershme, populli nuk mashtrohet me! Thika ka prekur deri palcen.
Opozita po pregatitet per nje tubim “madheshtor”, po tubimin nuk mundet ta udheheqin dy nga ma te inkriminuarit e politikes Shqiptare, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, e pranon PD kete diskriminim publik, kur po lufton per dekriminalizimin dhe kriminelet, vrastaret dhe tradhtaret e interesave kombetare perdhosin PD.

OPOZITA ESHTE NE DITET E SAJA MA TE ZYMTA
Brenda radheve te PD ka njerez me vlera,po nuk duhet te flene gjume, nuk duhet te bien pre e atyre “demokrateve” si Strazimiri, Paloka, Muli e deri tek z. Topalli qe po e gerryen partine demokratike nga brenda. Liria ne seline e SHQUP ka vdekur prej kohesh, aty mbizoteron krimi e deri likujdimet fizike si rasti i te ndjerit Olldashi, po fole te eleminuam, keshtu deshen ti mbyllnin gojen deputetes Mesila Doda, po demokratet e vertete nuk bien pre e injorances dhe friges, rruget jane te shumta per ta treguar me vepra dhe fjale demokracine.

Mazhoranca duhet te pastroj urgjentisht grupin parlamentar dhe pushtetin ne baze nese vertete duan te bejne shtet.
Shteti ndertohet me njerez qe kane integritet dhe arsimin perkates, bashkite e majta dhe te djathta te verifikojne kryetaret qe jane me dosje te hapura urgjentisht te shkojne perpara drejtesise, t’u konfiskohen pasurite marramendese, keshtu behet dekriminalizimi, keshtu ndertohet shteti, shteti ti sherbeje interesave te popullit jo ti sherbeje xhepave te pushtetareve.

Dikur patriotet shqiptare flijuan pasuri dhe çfare paten per atdheun, sot politikanet shqiptare na kane shperftyruar si komb.

Politika eshte kthyer ne nje shkolle rrugaçerie, prandaj jemi ketu ku jemi,shahemi e ster shahemi ne seancat parlamentare gjoja ne emer te “demokracise” te berit shtet, po ketij si thon as parlament dhe as shtet… Besoni se ne politiken shqiptare do kemi dekriminalizim? Besoni ne kete klase politike se do behemi shtet?
Pritja ka 25 vite qe veshtron ne horizont, te presim edhe sa kemi pritur? Si thoni o popull? Keni fuqi te prisni akoma? Shpresa vdes e fundit.