TemA, 20 Korrik 2013
Magazinat e kutive të votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 në Lundër administrohen nga dy individë nga Tropoja, familjarë të afërt të Sali Berishës, raporton e përditshmja Sot.
Zaim Metaliaj është magazinier i përgjithshëm.
Zaim Metaliaj nga Tropoja është djali i tezes së kryeministrit Sali Berisha. Ky është një fakt që e dinë të gjithë njerëzit që punojnë tek Rezervat e Shtetit.
Zaimi është emëruar në këtë detyrë pas vitit 2005. Juridikisht Rezervat e Shtetit janë në vartësi të Ministrisë së Brendshme, por sipas ligjit “Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit… përcaktohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit”.
Pra, për emërimin e një personi në strukturat kryesore të Rezervave të Shtetit, duhet marrë firma e kryeministrit të vendit.
Por Zaim Metaliaj nuk është i vetmi njeri i familjes, të cilin kryeministri Sali Berisha e ka caktuar në strukturën e zyrtarëve që kanë përgjegjësi direkte për vendin ku mbahen kutitë e votimit të 8 majit.
Edhe vetë zv/drejtori i Rezervave të Shtetit, Ibrahim Berisha është kushëriri i kryeministrit.
Nuk po flasim për kushëri të largët: Ibrahimi Zeqir Berisha është djali i xhaxhait të kryeministrit.
Madje, lidhja mes kryeministrit dhe xhaxhait të tij njihet si shumë të fortë.
Në Tropojë e dinë të gjithë që xhaxhai i kryeministrit të sotëm, pra babai i z.Ibrahim është personi për të cilin kryeministri ka pasur debulesë të veçantë, sepse ishte ai që e dërgoi në rrugën e shkollimit.
Ndërkaq, kompetencat e djalit të tezes së Berishës, janë absolute e të plota për çdo veprim në lidhje me kutitë e votimit.
Vetëm ky ka ta drejtë të hapë e të mbyllë magazinat ku do të futen kutitë e votimit.
Vetëm kryemagazinieri, djali i tezës së Sali Berishës, ka të drejtë të vendosw nëse do të preken apo jo kutitë e votimit, madje edhe nëse këtë e kërkon KQZ-ja.
Pa lejen e tij nuk del nga magazinat asnjë kuti votimi, qoftë edhe nëse vendos Kolegji zgjedhor