Diversiteti sfidë për Ballkanasit …

0
20

Pas ngeljes së njohjeve të reja, ka edhe një sfidë tjetër që është po aq e rëndësishme shtrirja e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, sidomos në veri, në pjesën ku akoma realiteti i gjendjes së mëhershme, mbahet i dhunshëm me një realitet të tashëm dhe fare krejt kriminalizuesë. Askush dhe asnjë vend sovran nuk do ta duronte këtë kriminalizim të qytetarëve, të territorit dhe për më tepër të mbaj vendin në panik…

nga Bekim Rexhepi

Duket se retorika jonë se kërkesat tona janë akoma evropiane njohja e pavarësisë shtrirja e sovranitetit e të tjera si këto, vërtetë nuk po hanë ma mish!… Ngelja në njohje të reja është dhe mbase duhet të jetë një shqetësim jo vetëm i institucioneve përkatëse të shtetit por në tektoniken e opozitës duhet të rëndoi më shumë akuza sepse ka ngelur njohjet e reja.

Pas ngeljes së njohjeve të reja, ka edhe një sfidë tjetër që është po aq e rëndësishme shtrirja e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, sidomos në veri, në pjesën ku akoma realiteti i gjendjes së mëhershme, mbahet i dhunshëm me një realitet të tashëm dhe fare krejt kriminalizuesë. Askush dhe asnjë vend sovran nuk do ta duronte këtë kriminalizim të qytetarëve, të territorit dhe për më tepër të mbaj vendin në panik…

Paniku me kriminalizimin nuk është justifikim i një zhargoni, sepse realisht në veri të Kosovës strategjia shovene sllave është qartësuese. Paniku i Prishtinës, mbase do të zgjasë derisa të mund të vazhdojnë pritjet, pritjet për të reaguar në mënyrë legjitime ndaj palegjitimitetit kriminalizues në veri. Strategjia kriminalizuese serbe në vëri do të përpiqet që të betonizohet, të barikadoj edhe më shumë mundësit e Prishtinës që të shtrijë pozicionin e saj legjitim duke lënduar përfundimisht ambiciet shovene serbe për të grabitur përfundimisht territore të reja në Kosovë.

Mes panikut të Prishtinës dhe ambicieve shovene serbe në veri, ka një shfaqje me dilema, ku i zë frymën politikës alternative. Të pyesim se; cila është politika alternative? Nëse ka ngrirë diku tentativa e Prishtinës, për ta shtrirë sovranitetin në veri dhe gjithashtu tentativa shovene e kriminalizuese serbe që të ndërkombëtarizoj çështjen në favorin e tyre, duket se përfundimisht i ka mbet një shteg të hy serish në lojë politika alternative, e cila mbase duhet të kërkoi një protektorat të ri ushtarak të NATO-së, i cili do të hiqte barrikadat pa pyetur askënd. Madje ky protektorat ushtarak i NATO-së në veri, do të mund të paqësoi zonën nga segmentet e dhunës nga arsenali i armëve në duart e kriminelëve serb në veri të Kosovës.

Mbase NATO-ja duhet gjithashtu të qartësoi pozicionin e saj ndaj Prishtinës për veriun dhe vetëm pas paqësimit të zonës, ngadalë të shtrihet sovraniteti legjitim i vendit në gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa, Prishtina akoma duket se nuk është e gatshme që vetë të kryej detyrat e saj në veri, është shumë e papërgatitur, madje edhe moralisht dhe formalisht qëndron shumë poshtë, sepse i ka degraduar forcat e saja duke i çmilitarizuar para kohe dhe më keq nuk i ka kushtëzuar ndërkombëtaret, qe karshi çmilitarizimit të bëhet çlirimi përfundimtar i gjithë territorit të Kosovës.

Shikuar nga ky prizëm, ka të ngjarë qe edhe me bisedimet teknike e politike me Serbinë, të degradojmë edhe më shumë forcat tona dhe të rrëshqasim në tkurrje të tmerrshme, mbase duke u ngushëlluar me akuza të brendshme fajësie e pafajësi, të njërit dhe të tjetrit. Që të mos ndodhë kjo, duhet mobilizim jo një partiak, por mbi partiak duke i bashkuar idetë dhe jo siç po ndodhë qe për inat të tjetrit ti anashkalojmë produktet e favorshme politike, te ideve qe kanë synim të shthurin ngërçin politik shqiptar-serbo.

Tejkalimi i ngërçeve, i gjendjes politike duhet të ndodhë, madje kjo zonë e nderë në veri të Kosovës, përkohësisht po ngadalëson një proces të rëndësishëm e integrues të vendeve të Ballkanit. Ndërsa vendet e Ballkanit akoma kanë shumë të përbashkëta, interesat dhe nevojat që mund të ndërlidhen, çështje të pazgjidhura për të cilat mund të bisedohet, probleme qe mund të koordinohen dhe qe në të ardhmen të mos jenë burim tensionesh të vazhdueshme, vend krize e konfliktesh kërcënuese, një ballkanizim i Ballkanit mund të shpëtohet akoma, nëse ka një qasje qetësuese dhe fare paqësore në të mirë të vet qytetarëve ballkanas, të cilët duhet të takohen dhe të propozojnë ndryshim të mentalitetit agresivë ndaj njëri-tjetrit dhe vetvetes.

Është e vështirë kjo, por jo e pamundur. I mundur është edhe ballkanizimi i vazhdueshëm i vendeve të Ballkanit, nëse nuk qetësohen të adresuarit e parë. Më i adresuari për agresione ka qenë Serbia, e cila dhe akoma vazhdon të jetë një agresor në Kosovë. Madje, në veri të Kosovës ka instaluar kriminel të ndryshëm, që kërcënojnë paqen dhe deri diku rajonin sidomos. Një pamje shprese dhe gjasash është e mundur gjithnjë sepse nga kjo gjendje ku ndodhemi ka një diskurs të ri, mbase i vogël, por gjithsesi i rëndësishëm në Serbi, është Çedomir Jovanoviqit, pranë PLDS-së, dhe Vuk Drashkoviqit, që po ashtu i është bashkuar të parit dhe po kritikojnë ashpër vet politikën serbe për rrugë të gabuar dhe qasje akoma më të gabuar për serbët e Kosovës, duke i mbajtur at në ethe të kriminelëve serb qe dirigjohen nga qeveria serbe e Beogradit.

Sidoqoftë vazhda e politikës serbe për Kosovën, Prishtina nuk mund të pres pafundësisht atë ndryshimin e madh, sepse ai ndryshim mund të vonoi edhe për kohë të tjera! Ndërsa, Prishtina duhet të ecën më sigurt duke shfrytëzuar ne maksimum miqtë e botës në Kosovë, të cilët ndodhen në Kosovë me misione të ndihmës. Prishtina nuk duhet të bëjë gabimin e njëjtë qe po bënë Serbia, të kërkoi territore në Serbi, siç dhe janë ato në Preshevë, Bujanovcë e Medvexhë, pa çka se atje ka shqiptar dhe pa çka se në Kosovë po ashtu ka serb.

Duhet qe ky rajon të mësohet me diversitet të shoqërive multietnike, nëse synon të hyhet në Evropë. Evropa njëmend ka probleme, por diversiteti i saj është themeli më i fortë, më i shëndosh i ekzistencës së saj.

18-11-2011