Ditë e keqe për Kosovën dhjetra të lënduar mbi 140 të arrestuar

0
70

(I plotësuar) – Policia e Kosovës bëri të ditur se nga mbi 140 personat e arrestuar të shtunën, 15 vazhdojnë të jenë të ndaluar edhe të dielën. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai njoftoi se në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë ku u zhvillua protesta e Lëvizjes Vetëvendosje një ditë më parë, pra në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, gjendja është normalizuar sërish dhe se rrugët janë të lira për qarkullim.

I pyetur për akuzat e Vetëvendosjes që flasin për përdorim të tepruar të forcës gjatë shpërndarjes së protestave, zëdhënësi Kelani u shpreh:

“Në asnjë mënyrë Policia e Kosovës nuk ka ushtruar dhunë të tepruar dhe asnjë personi nuk i ka shkaktuar dhunë të tepruar. Policia e Kosovës ka përdorur forcë proporcionale të arsyeshme dhe të domosdoshme për të vënë nën kontroll situatën”, tha ai.

Gjatë protestave të së shtunës të Lëvizjes Vetëvendosje në pikat kufitare Merdar dhe te Dheu i Bardhë, policia arrestoi 146 protestues. Gjatë protestës u plagosën dhjetëra persona – si nga radhët e protestuesve, ashtu edhe nga radhët e Policisë së Kosovës.
Thuhet se numri i policëve të lënduar është 32.

* * *

Intervenimi i Policisë së Kosovës ndaj protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin nisur në drejtim të vendkalimeve kufitare me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhe, thuhet se rezultoi me arrestimin e mbi 140 protestuesve.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thanë se gjatë intervenimit ka pasur të lënduar, si nga ana e protestuesve ashtu edhe nga radhët e pjesëtarëve të policisë.
“Policia e Kosovës njofton se në magjistralen Prishtinë – Podujevë janë arrestuar 112 persona kurse në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë arrestuar 34 persona deri në këto momente”, bëri të ditur Sadriu, duke shtuar se janë lënduar 28 policë të Policisë së Kosovës.

Arrestimi i anëtarëve të Vetëvendosjes u konfirmua dhe nga aktivisti Xhelal Sfeqla.

“Sipas informatave të fundit janë mbi 100 të arrestuar në Podujevë, kurse në Dheun e Bardhë dhjetëra aktivistë e deputetë, por arrestimi po vazhdon edhe derisa ne po flasim”, tha Sfeqla.

Sfeqla tha se dy nga aktivistë të lënduar në magjistralen Prishtinë – Podujeve janë të lënduar në kokë nga plumbat e gomës.

“Të lënduarit thonë se janë të lënduar me plumba gome. Kurse dy të tjerë janë helmuar nga koncentrimi shumë i madh i gazit lotsjellës”, deklaroi ai.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se janë arrestuar deputetët Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti, Albana Gashi, si dhe anëtarët e tjerë të lëvizjes, Ismajl Kurteshi, Boiken Abazi, Aida Dërguti, Alban Krasniqi, Kushtrim Morina dhe Premton Ibërdemaj e disa të tjerë.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës shprehu keqardhjen për veprimet, siç thuhet, të dhunshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës u bëri thirrje krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të shmangin “përdorimin e dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Kosovës”.

Ekzekutivi kosovar theksoi mbështetjen ndaj policisë së Kosovës, e cila thuhet se ka arritur ta mbajë nën kontroll “të plotë” situatën.

Lidhur me ngjarjet e së shtunës në dy pikat kufitare me shtetin serb, reagoi dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

“KMDLNJ vlerëson se intervenimi i policisë ka qenë i ngutshëm dhe i panevojshëm sepse askush nuk ka qenë i rrezikuar gjatë kohëzgjatjes së protestës. Qarkullimi i automjeteve ka qenë krejtësisht i reduktuar andaj është dashur të bëhen përpjekje që të tejkalohet kjo situatë në mënyrë paqësore”.

“Duket se ka munguar vullneti për zgjidhje të problemit pa përdorim të forcës dhe janë ngritur tensionet pa pasur nevojë. Në raste të caktuara policia ka tejkaluar autorizimet duke përdorur forcë ndaj të arrestuarve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë.

Sipas njoftimeve më të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e intervenimit të policisë së Kosovës para pak çastesh te Dheu i Bardhë, kundër protestuesve të cilët qëndronin të ulur, janë arrestuar edhe dhjetëra protestues, ndër ta edhe deputetët e parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, Visar Ymeri dhe dhe Liburn Aliu, por edhe disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje. Me arrestimet e fundit duket të jetë rritur ndjeshëm numri i protestuesve të arrestuar. Tashmë vlerësohet se ky numër ka arritur në mbi 50 të arrestuar.

Kamioni serbë kalon kufirin Merdare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, më 14 janar, 2012. Megjithë protestën e aktivistëve të Vetëvendosjes për mos-lejimin e hyrjes së kamionëve nga Serbia për në Kosovë, një gjë e tillë tashmë ka ndodhur.

Në anën tjetër, policia nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “gjate intervenimit Policia vazhdimisht ka hasur ne rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme te forta (gur dhe gjësende tjera te metalta ) ku si pasoje e kësaj deri me tani 13 policë kane pësuar lëndime trupore, te cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore.

Ne baze te informacioneve te pranuara nga qendra mjekësore deri ne këto momente 4 persona kane kërkuar ndihme mjekësore.
Gjate intervenimit policor janë ndaluar deri ne këto momente 42 persona te cilët janë shoqëruar ne stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore.

Ju informojmë se gjate ditës se sotme lëvizja e lire e qytetareve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si ne Merdare dhe tek Dheu i Bardh.

Gjate ditës kane hyre automjete te ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra te cilat kane kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit.
Policia e Kosovës është e përkushtuar qe te kryej te gjitha detyrat e saj konform autorizimeve te saj ligjore.

Mbi 40 protestues në polici, 13 policë të lënduar

Prishtinë, 14 janar – Sipas njoftimeve më të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, reth 30 protestues po mbahen në stacionin policor në Podujevë.
Ndërkaq, dy protestues, Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983), janë të lënduar në kokë. Ata gjinden në QKUK, në Shërbimin e Emergjencës.

Në anën tjetër, policia nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “gjate intervenimit Policia vazhdimisht ka hasur ne rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme te forta (gur dhe gjësende tjera te metalta ) ku si pasoje e kësaj deri me tani 13 policë kane pësuar lëndime trupore, te cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore.
Ne baze te informacioneve te pranuara nga qendra mjekësore deri ne këto momente 4 persona kane kërkuar ndihme mjekësore.

Gjate intervenimit policor janë ndaluar deri ne këto momente dyzet e dy (42) persona te cilët janë shoqëruar ne stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore.
Ju informojmë se gjate ditës se sotme lëvizja e lire e qytetareve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si ne Merdare dhe tek Dheu i Bardh.

Gjate ditës kane hyre automjete te ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra te cilat kane kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit.
Policia e Kosovës është e përkushtuar qe te kryej te gjitha detyrat e saj konform autorizimeve te saj ligjore.

18 të arrestuar, protestat vazhdojnë në qytetin e Podujevës

Sipas njoftimeve që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, deri tano janë arrestuar 18 aktivistë të Vetëvendosjes. Tashmë është e sigurt se lideri Albin Kurti nuk është i arrestuar, por deri tani dihet se janë arrestuar Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Manqastena, Durim Jasharaj, Skender Merturi. Vetëvendosje bën të ditur se janë arrestuar edhe aktivistë tjerë.

Ndërkohë, po sipas burimeve nga vetëvendosje, protesta është ndërprerë në rrugën Podujevë-Merdar, por ai ende po vazhdon në qytetin e Podujevës. Sipas njoftimeve shumë aktivistë të vetëvendosjes, ndër ta kryesisht të rinj, edhe në këto orë po protestojnë nëpër rrugët e Podujevës. Ata janë në përcjellje të policisë dhe ndaj çdo reagimi të policisë po kundërreagojnë me gjuajtje të gurëve.

Albin Kuri, lider i Lëvizjes Vetëvendosje megjithatë nuk është arrestuar ashtu siç kishte njoftuar më parë kjo Lëvizje. Albin Kurti, sipas kësaj Lëvizjeje, për shkak të një lëndimi, ishte dërguar në një autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktivistët e Lëvizjes kishin menduar se është arrestuar. Gani Krasniqi, Blerim Maqestena, Salih ZYba, Hysen Durmishi, Naser Shatri dhe 13 të tjerë, dy nga ata kanë nevojë për mjekim nga sprej. Këta janë në stacionin policor në Besianë.

Sipas Vetëvendosjes në Besianë, te Qendra Tregtare “Albi Center”, qindra protestues po sulmohen brutalisht nga Policia e Kosovës.

Mbështetësit nga Tirana janë lejuar të kalojnë kufirin dhe janë duke ardhur për t’iu bashkuar protestuesve.

Sipas njoftimeve të fundit Kurti tashmë ka lënë autoambulancën dhe iu ka bashkuar protestuesve.

Vetëvendosje: Është arrestuar Kurti

Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ka bërë të ditur kjo Lëvizje në rrjetin social, Facebook. Po sipas këtij njoftimi, të arrestuar të tjerë janë edhe Sali Zhyba dhe Fisnik Ismaili. Nuk ka njoftim zyrtar për këtë arrestim.

Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues

Policia e Kosovës konfirmon incidentin e parë në qytetin e Podujevës, në ballafaqim me protestuesit e Vetëvendosjes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se janë lënduar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa po tentonin të ndalnin turmën e aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët kishin për synim të ballkonin kamionët të cilët vinin nga Serbia ne Kosovë.

Gjendja tash raportohet e qetë. Kelani nënvizoi se Policia e Kosovës është e vendosur që të zbatojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Ndërkohë reporteri ynë nga tereni njofton se si pasojë e gazit lotsjellës kanë kërkuar ndihmë pesë protestues.

Albin Kurti: Ne ia arritëm qëllimit, u ndaluam mallrat nga Serbia

Pikërisht në ora 13 në udhëkryqin e Podujevës te hotel Besiana që është në një largësi prej 6 kilometrash nga pika kufitar e Merdares, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i është drejtuar masës së tubuar që përbëhej nga qindra veta, kryesisht të rinj nga Podujeva por edhe të ardhur nga Prishtina e vendet e tjera, duke u thënë se qëllimi ynë është arritur dhe ne sot kemi ndaluar hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë.

Në ndërkohë, një kordon i madh i policisë së Kosovës ka bllokuar shkuarjen e protestuesve drejt pikës kufitare në Merdare dhe kështu në udhëkryqin që qon në hyrje të Podujevës është krijuar një “tollovi” e madhe me prani të policëve të Kosovës dhe të protestuesve. Policia e Kosovës por edhe protestuesit po e lejojnë qarkullimin e automjeteve për në Merdare dhe ardhjen e tre prej kësaj pike kufitare, por të gjitha këto automjete mbajnë targa të Republikës së Kosovës.

Deri në momentin kur po raportojmë nuk ka ndodhur asnjë ekses në mes të policisë së Kosovës dhe protestuesve në ndërkohë që po dëgjohen brohoritje të protestuesve kryesisht për ndalimin e mallrave nga Serbia. “Bota sot” në çdo kohë do të ju sjell informacionet e fundit nga pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

“Vetëvendosje” niset drejt kufirit, bllokohen autobusët nga Shqipëria

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur Në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë, Policia e Kosovës po pengon qëllimisht kalimin e dy autobusëve me përkrahës të Vetëvendosjes që kanë ardhur nga Shqipëria.

Xhelal Sfeçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se përkrahës të kësaj lëvizjeje, të cilët janë duke ardhur nga Shqipëria për në Kosovë për të përkrahur Vetëvendosjen në protestën e saj, janë duke u penguar qëllimisht nga Policia e Kosovës që të hynë në Kosovë.

Ai thotë se rrugëtimi, përbrenda territorit të Kosovës në drejtim të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, është duke ecur pa ndonjë pengesë.

“Deri më tani nuk vërejmë ndonjë pengës serioze përpos vonesave. Te pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, autobusi jonë me qëllim është duke u vonuar nga Policia e Kosovës, me arsyen se sistemi ju ka dështuar, mirëpo për neve këto janë çështje burokratike. Aktualisht dy autobus janë të bllokuar në këtë pikë kufitare”, ka thënë Sfeçla.

Pejanët u nisen drejt pikave kufitare

Dy autobusë të mbushur përplot me qytetarë të Pejë, të moshave të ndryshme, kanë marr rrugë të shtunën në mëngjes drejt dy pikave kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, të cilat Lëvizja Vetëvendosje! ka planifikuar që t’i bllokojë për mallrat serbe.

Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nisjen e organizuar drejt pikave kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Pak pas orës 11 nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë u nis drejt Merdarës edhe lideri i saj, Albin Kurti, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Protesta pritet të nisë në orën 13, siç është njoftuar gjatë ditëve të fundit nga lëvizja Vetëvendosje.

Krerët e saj i kanë ftuar shqiptarët nga e gjithë Kosova, por edhe nga vendet fqinje – Shqipëria e Maqedonia, që të bashkohen në pikat kufitare, ku, siç thonë ata, do të jetë një protestë paqësore për të

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë vendosur në pikën kufitare në Merdarë. Në këtë pikë vërehen edhe automjete të blinduara të PK-së, si dhe automjete tjera, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është nisur me veturën e tij personale të tipit Renault Clio për në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në ora 1:00 është paralajmëruar bllokimi i kësaj pike nga aktivistët e kësaj lëvizjeje.

Ymeri shoqërohet nga katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa bëhet me dije se gjashtë kilometra para hyrjes kufitare drejt Serbisë, Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka ngritur një postbllok.

“Serbia nuk kalon” – është ky slogani i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), që sot pritet të zbatohet në dy pikat kufitare që e lidhin Kosovën me shtetin serb, përkatësisht në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.

Plani për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe është kundërshtuar ashpër, si nga autoritetet kosovare, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, por aktivistët e Vetëvendosjes (VV) mbeten të vendosur për, siç thuhet, zbatimin e plotë të reciprocitetit tregtar, ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.

Ata kanë premtuar se protesta do të jetë paqësore, duke iu përgjigjur frikës së zyrtarëve për mundësinë e përshkallëzimit të saj në dhunë.

Për mbarëvajtjen e qetë të protestës do të angazhohet edhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare të rendit.

Përkrahësit shqiptarë të Lëvizjes Vetëvendosje, mbajnë një flamur që thotë se “Ne jemi një” para se të udhëtojnë për të kufiri i Kosovës me Serbinë për të ndihmuar në bllokimin e qarkullimit të mallrave serbe në Kosovë, Tiranë 14 janar 2012.