nga Fiorela P. Papajani
Kishte t’drejt Ernes Heminguei kur thoshte se të shkruash është puna më e vështir në botë. Sidomos të shkruash një ditar, qënka e tmerrshme, e përbindshme, mizore. Se kam bërë kurrë këtë gjë, nuk e di pse po e bëj tani, sot, në kulmin e karierës sime. T’jesh prballë ekranit t’bardhë të Lap-Topit, çtë shkruash për vedin? Sapo kam shpallur rendin e dits n’parlament. Diskutime për 21 Janarin, ku rebelt e Edi Rams sulmuan kryeministrin. Opozita ban shum zhurm! U vran protestus, e mir! Po amerikant që bombardojn e vrasin me qindra e mijra të pafajshm anemabanë bots? Jan vrass ata? Kështu e ka bota.
T’vrart, edhe kur jan t’pafajshm, janë pjes e lojs. Vdekja është n’llogjikn e gjerave, njlloj si jeta. Deputett e opozits n’foltore çiren, shqyhen, dhe gënjejnë, t’justifikojnë rrogat që ja kam pre kaq herë. Mir ua kam ba. Nganjëher më duket vetja si një qyqe mbi kokat e tyre, por shumë herë ata më duken si krimba poshtë meje. Zvariten. Kta deputett e opozits, por edhe kta tant, zvarriten bri dëshirs së madhe që kanë për të patur fatin ndryshe nga njerzit qi i votojn. T’gjithë duan t’i kenë kraht e lehta në përfitimet që e ardhmja, sepse merren me politikë, ju ka premtuar. I njoh mirë disa nga ata. Jan bandit.
Kanë përfitue prej Nanos, pijanecit mjekrosh, që don t’bëhet president, duan q’të përfitojnë edhe prej Rams, këtij shalgjatit, që shkruan libra ordiner dhe e ka nxjerr deficit prodhimin e heroins në Kolombi. Ua, fletën e parë të ditarit të parë po e mbush me fjalë për kryetarin e opozitës dhe për këlyshët sociialistë të bllokut, në vend të merrem me të fshehtat e zemrs sime. Ditaret shkruhen pikrisht për t’fshehtat dhe mkatet e ëmbla…
Por, a ësshtë mëkat t’shkruaj për Isain? Mir, po shkruj për Isain. M’plqen Isai! M’plqen shum. Se çkanë një gjë të veçantë këta oficerët e sigurimit. Kanë një energji afshi të fshehur nën lëkurë, mes muskujve t’fort. E shkreta Dajanë, princesha e Vemblit në Angli, ka kuptuar të njëjtën gjë derisa u dashurua me rojen e saj. Uaaa! Sa turp. Mos po më ndoth e njejta gja edhe mua? Mos kam ra n’dashni me Isain, si Dajana, dhe çka ndjej nuk është thjesht një pëlqim? Përse atëher zgjodha t’shkruaj për të?
Seanca e parlamentit vazhdon, kur sherri për 21 Janarin të mbyllet, do aprovojmë ligjet, deputet’t do votojnë. Unë do numroj votat pro edhe kundër, pastaj do shoh në kompjuter, t’shkruj për Isain. Erion Braçe do lemeriset nga serioziteti im, ndërsa un’ shtyp tastjerën, dhe do t’kuret edhe ma shumë tej përmasave qesharake trupore që ka, prej kurreshtjes, për të ditur çjam duke shkru tani. Si m’shikon! E ka marr shum seriozisht politikn. Dhe do lajthiste po ta dinte se unë nuk shënoj statistikat e votimve në kompjuter, por shkruaj sot kyt ditar për të fshehtat e zemrës teme. Lajthiste thashë? Ai i lajthitur është. Tani veç në ardhtë në vete.
Deputet’t e opozits janë t’gjith, klysh bllokmen dhe injorant. Edhe ai Ben Blushi, megallomani i partis, koka e madhe gjasme, që e ka pjell nëna e vet drejt e mbi librat e fshehur n’bodrum, është një injorant burracak. Ta shpifin k’ta bllokment e kuq. Jo se tanët janë engjëj, disave ju duken dhe morrat në kokë, malok’t e dreqit, por k’ta komunistt janë për t’u shkuar në hell, me gjithë femra… Mjer ky vend me kta burra.
Nejse, po flisja për Isain. Si i ndrin mustaqja mbi buzë! Sytë si të skifterit, kur më shef. I shkëlqejn dhe më rrëqethin. Morrnica m’ngrihen n’shpin. As qeni im Bubalins, që më lëpin duart, veshët, sytë, nganjëherë edhe buz’t, nuk më bën të drithërohem kaq shumë. Isai hesht, por duke hesht ndez nj’zjarr t’madh brenda meje. Isai është një mister. Isai është magjik.
Ou, kenka mistrec i madh ky Taulant Balla! Si guxon të fyejë ashtu Sali Brishën? Do urdhëroj ta kapin për zhelesh ta fluturojnë jasht. Pisi! Pushti! Shpifsi!
Eh, në seancë t’vështirë parlamentare zgjodha të shkruaj ditar. M’ngritën nervat këta këlysht e opozits. Megjithatë kam përshtypjen se më shkon inati, nervat, zemërimi, edhe kur shtirem. Ja të fik dritn e Lap-topit dhe të shifem pa u kuptu nga të tjerët, në xhamin e tij. Uaaaa! E pashë fytyrën teme. E bukur jam… Valentina Leskaj më vjen anash. Anash do më vinte edhe sikur t’ish 20 vjet më e re. Edhe ajo kurva tjetër, deputetja jonë, që s’dua ta përmend emrin e saj, që mos ndyej ditarin… është e thyme në mes para meje.
Jam një princeshë bukurie në parlament. Jam nj’shqiponj. Jam edhe seksi. E ve dorën në zjarr që edhe Edi Rama, kryetari i opozit’s, armiku ynë më i madh, ëndëron të më këtë në krevat qoftë edhe një natë të vetme. Kjo është magjia. Kjo është hyjnorja. Kjo është triumfi… Bukuria të fitojë mbi urrejtjen. Armiku yt të gjunjëzohet para teje si gjunjëzohet para instiktit, epshit, oreksit seksual. Të gjithë deputett m’dëshirojnë, e ndjej. Ju pëlqen që un jam e vaçant, e hekurt, trazuese. E ndjej, lëkura ime e ndjen dëshirën e fortë të k’tyre burrave. Prandaj disa më adhurojn’ shum, të tjerët më urrejnë shumë. Sepse jam një ëndër për ta. Jam e paarritshme. Jam një engjëll…
Oh, çjan këto vija si hije anash syve? Jan rrudha. Heret a von do të shtohen. Do më trokas pleqria. Sa e padrejt’. Zoti në qiell e ka përbalt përsosmerin kur vendosi t’ket vdekje. Nj’dit nuk do t’jem më. E tmerrshme. Gjith kjo dinamik të shuhet papritur. S’do kem kujtes’. S’do ndiej. S’do puth. Para vdekjes pendët më bien. Tretem. Frike e tejpertejme. Se përballoj dot. Se duroj dot. Se lejoj dot. Nuk jam aspak gruaja e hekurt. Jam kot. Përse Zoti mos bënte një përjashtim me mua. T’më zgjidhte mua, të bënte nj’përjashtim me mua, duke më hequr nga lista e vdekesve. T’më jepte prejetsinë. T’isha nj’ëngjëll. Të isha përjet. Eh!!! Ehhh!
Isai, bodigardi im, mendon edhe ai se të paktën jam ende e bukur? E hijshme? E shijshme? Kur isha vizitë në Honolulu, ai m’shoqëroi deri në dhomën time. U futëm në ashensor. Ishim vetëm, ndjeja sytë, aromën, ndezjen e tij. Uaaa, sa nostalgjike jam. Sa i çuditshëm është Isai. Nuk bëri asgjë, asnjë veprim. Rrinte si kërpudhë para meje, pranë meje. Unë isha si kobalti, në temperaturën e shkrirjes, gati të shkatrroja formën time për të marë çdo formë që do më kërkohej, por mbeta në formën time. Ai hiç. Statuj! Kështu më ndodhi edhe në Dubai. Por në Dubai isha nevrikosur. Mos ketë çik ndjeshmëri ky njeri, mendoja atëhere, por pastaj e kuptova se kishte të drejtë. Si mund të guxonte ai të kishte ndjenja të fshehta për kryetaren e parlamentit shqiptar. Edhe po të kish, detyra e tij ishte dhe është t’i fshehë.
Ç’telash. Po të ishte gjallë Dajana, do nisesha një vizitë për në Londër, branda javs, që ta pyesja, si e kishin bërë ata hapin e parë. Si e patën kaluar atë ngërç. E pati puthur ajo vallë e para, si padashur, në ndonjë ashensor apo në ndonjë korridor hoteli, apo kish guxuar oficeri i pari. Si ndodhi? U përqafuan? U puthën me zjarr dhe e lanë veten të lirë?. Bënë dashuri që atë çast, në zyrë, mbi tavolinë, mbi shkresat e pafirmosura të mbretërisë?
Mirë që u kujtova, u bënë disa javë pa shkuar në Angli. Po shkoj këtë javë, po marr edhe Isain. Kam nevoj t’çlodhem. T’mendoj! Mbase natyra atje është më romantike. Siç ka thënë Heminguei, dëshira nuk mjafton të ketë vetëm krahë. Duhet dhe hapësira. Mos është hapësira e Londrës ajo që na duhet. Lluksi i hotelit ku do rrimë dhe darkat super të shtrenjta, që do hamë atje në ëmër të popullit shqiptar?
Ah, tani po flet në foltore përsri kryeministri Brisha, kuq edhe tym. Sa ashtë plak i shkreti. Nuk asht fytyrë ajo. Është maskë. E ka tepru me hapjet që merr hapur dhe me ato që mer fshehtas. E adhuroj, megjithëse nuk vlen një fije për mashkull. Asnjëherë nuk i ka patur vullkan hormonet e dashurisë ky njeri. Nuk e di çka humbur n’tshkuarn. Por e ka dasht karrigen, më shumë se lirinë dhe Lirinë. A t’i besoj? Genc Ruli më tha se diç po luhet pas shpinës sime, mes doktorit dhe Lul Bashës. Të jetë kundra meje, që Lul buzqumshi t’më rrëmbejë me kthetra partinë, siç i rrëmbyen Bashkinë Ed Rams?
Ta harrojnë veriun malok’t e dreqit! Sa e keqe qi jam. Ndoshta s’ka lidhje me mua. Ndoshta, të shkretët kanë hallin e 21 Janarit. Pisk e kanë. I thashë Brishs, kujdes me turmën. Nuk më dëgjoi. Dëgjoi Bashën apo kë tjetër dëgjoi për të vrarë njerz në shesh? Mister! Ma ka kyt borxh Sali Brisha, që nuk më tregoi kurrë të vërtetën, urdhrin e dha ai, apo buzëqumshti i Bashkis s’Tirans. Mir t’i bëhet. Tani le ta zgjidh vet me amerikant dhe FBI’n. S’më plas fare sa do paguajnë për ta mbyll atë histori. Fundja le të paguajnë ca. Se kanë mendu vetëm për veten e tyre. Se u dhjamosën si shumë nga rruga e Kosovs dhe rrug’t e tjera.
Isa ku je? Sa turp. Si guxoj që e lejoj veten të më mungojë një polic, pikërisht në sallën e parlamentit. A i lejohet një gruaje të hekurt të bjerë në dashuri? A është kjo dashuri? Ai e ka fajin, që më shikon si ujk i urritur. Në Spanjë, për pushime, e pashë se sa vuante dhe sa shumë lëngëzohej, tek shikonte nga këndi ku fshihej, modelin e ri të bikinit që kisha veshur. E kisha tepru ca, me pozat që merrja, dhe një gëzim i fsheht më flatronte n’zemr, që Isai vuante shumë se më dëshironte.
Donte të më kishte të tijën. Donte të më shkatëronte në shtrat. Do ishte shkatërim i mirë, do thoshte Heminguei. Heminguei do shkruante historinë time ndryshe nga ç’zgjodha ta jetoja un. Do thoshte se Jozefina më në fund u dorëzua dhe ra në krahët e Isait, dhe kur bënë dashuri, dheu përposh lëvizi dhe u shkund. ..çdo gja është e lejushme për lumturinë e femrave të mëdha, siç jam unë. Por eh, unë jam një katolike shqiptare, nuk jam një irlandeze, që jeton në Manhatan.
Brrr, çkujtime të nxehta në mes të acarit që ka pushtu krejt Europën. Duhet të ndërpres seancën. Paska plas sherri në kuvend, kurse unë humba në plazhin e Barcelons. Po e mbyll. Takohemi prapë nesër, Jozefin!







