Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi u shënua edhe në Osnabrück të Gjermanisë

0
41

Shkruan Asllan Dibraniart@asllandibrani.com

Festa e 8 marsi është dita që të gjitha gratë e botës i presin dhuratat nga të dashurit e tyre nga bashkëshortët, fëmijët e tyre si shenjë mirënjohjeje të përkushtimit duke shprehur dashurinë dhe respektin ndaj tyre.

Manifestim i grave në Gjermani për 8 mars
Pamje e udhëheqjes se takimit zonjes Mehreme Aliaj (Meri) me vajzën Fatbardhën dhe këngëtarja Benita Pula.

– Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi u festuar ne gjithë botën me qellim, të kujtimit të revolucionit mbi te drejtat e veta për barazi, paqë, drejtësi dhe ndërtim e saj që të jetë e barabartë në shoqëri përkrah burrave. Organizime të tilla u mbajtën në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera, po edhe në Diasporën shqiptare.

Një tubim i ngjashëm u mbajt edhe ne Osnabrück të Gjermanisë me një manifestim madhështore kushtuar 8 Marsit festës së gruas shqiptare që gravitojnë në këto anë.

-Në një atmosferë impozante mjaft familjare, ishte një organizim mbresëlënës.

Organizatorja kryesore ishte Mehreme Aliaj apo siç e quajnë (Meri) e lindur në fshatin Mushtisht, që njihet si një veprimtare dhe aktiviste e zellshme. Ajo ishte edhe si themeluese e kësaj shoqate. Pos si kryetare e shoqatës, ajo ka edhe obligimet ndaj firmës së vet që posedon një firmë të pastrimit kimik për tekstil, të quajtur “Meri’s Wäscherai”. Ndoshta ka një inspirim për kulturën nga se edhe Meri vjen nga i njëjti fshat i këngës dhe kulturës që rriti këngëtarët e njohura si Shkurte Fejzën, Shyhrete Behlulin, Remzije dhe Nexhat Osmanin, motrat Mustafa etj.

Zonja Mehreme Aliaj, kryetare e “Shoqatës së gruas shqiptare në Osnabrück, si organizatore e tubimit la përshtypje të madhe në mikpritjen dhe si nikoqire. Ishte salla akoma në pritje të pjesëmarrëseve kur nga larg u vërente një ditë ma e veçantë qe me tu afruar gratë shihej një përzgjedhje e gardërobës se tyre me një elegancë që e tregonte se cila në vete.

Manifestim i grave në Gjermani për 8 mars
Pamje e publikut në valle gjatë manifestimit ne Osnabrück të Gjermanisë kushtuar Dita Ndërkombëtare të Gruas për 8 Marsin e vitit 2015.

Salla ishte shumë e vogël për t’i pranuar të ardhurit për këtë festë, nga se një numër mbeti edhe jashtë sallës pa mundur të futen brenda. Zonja Meri shprehet se jam shumë e kënaqur që kam arritur ta kemi një numër aq të madh të grave shqiptare për këtë festë. Nga ajo mësuam se kjo shoqatë ka lënë gjurmë veprimtarie edhe në aktivitete tjera kulturore. Kjo Shoqatë me një afat të shkurtë jete prej një vit e gjysmë, por me përvojë të madhe ka kryer një serë aktivitetesh. Kjo shoqatë ka tubuar mërgimtarët e kësaj ane edhe për festat tona kombëtare siç është “Pavarësia e Shqipërisë” ajo e “Kosovës” , por edhe aktivitete tjera të shpeshta që gjithnjë kanë si synim afirmimin e gruas shqiptare në suazat e kulturës së saj, por edhe në emancipimin e mëtutjeshëm të saj.

Sipas asaj qe u pa në këtë tubim pjesa dërmuese e këtyre grave ishte me një shkallë të kulturës me çka në mesin e tyre kishte edhe intelektuale, krijuese dhe aktiviste të dalluara . Shoqata sot për sot numëron një numër të konsiderueshëm anëtaresh, ku zonja Meri shprehet se ka sinjale të rritjes së tyre. Pastaj ajo thekson se me kalimin e kohës një shtytje në vete ka edhe shkollimi i gjeneratës së re në Gjermani, që dita ditës, po e ngrit shkallën e kulturës dhe vetëdijes së gruas shqiptare edhe në Diasporë. Nga gjeneratat e reja, po thyhen kornizat e së kaluarës, që nga propaganda e pushteti jugosllav ka ndikuar edhe një neglizhencë edhe tek gjermanët të na kuptojnë drejt deri me tash, thekson nder te tjera zonja Meri. Ne jemi ato që duhet të ngremë zërin dhe të luftojmë për barazimin e femrës shqiptare qe është konsideruar si fuqi punëtore dhe sa për të lindur dhe asgjë tjetër! Zonja Meri shprehet se i ka ardhë keq që nuk kemi pritur gjithë ketë publik dhe sallën e kemi siguruar vetëm për 200 veta, por interesimi ishte i madh.

Mbi 350 veta u grumbulluan në sallën e ngushtë, por një nume u detyruar të kthehet në shtëpi me çka përmes këtij shkrimi ju kërkon falje z. Meri. Gratë pjesëmarrëse ishin nga qyteti Ösnabryk, Hanover, Hamburgu, Mindeni, Nordhorn, Munsteri por edhe nga Holanda fqinje dhe Belgjika. Tubimin e shoqëruan edhe këngëtarët Benita Pula. Këngëtarja Benita Pula krijoj një atmosferë në publik që shpesh u aplauzuar nga publiku me çka modestia e saj krijoj një afri tek të pranishmit që shumë nga to u shprehen me një admirim me komplimente dhe përshtypje shumë të mirë, por mbeten me shpresa që kjo këngëtare te jetë ne mesin e tyre serish.

Benita Pula ka krijuar një emër në Gjermani, por i mbesim borxh, po qe nuk e përmendim edhe burrin e saj Astrit Pula në kontributin që ka si menaxher i saj. Për këtë festë pati edhe ushqime nga kuzhina shqiptare me specialitete të ndryshme. Ky tubim përfundoj me këngë e valle te gëzuara dorë për dore me shpresa qe takimet tjera të jenë edhe ma mirë.